Bie çmimi global i sheqerit - Por, indeksi botëror i ushqimeve mbetet më i lartë se në 2023
Çmimet botërore të ushqimeve kanë pësuar një rënie të lehtë në dhjetor në krahasim me vlerat e nëntorit, por janë ende në nivele të larta, njoftoi Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë.
Vlera e indeksit global të çmimeve të ushqimeve për muajin dhjetor është 127 pikë, që paraqet një rënie prej 0,5 për qind krahasuar me 127,6 pikë të nëntorit.
Rezultati është pasojë e rënies mujore të vlerës së indeksit në kategoritë e sheqerit, produkteve të qumështit dhe vajrave bimore. Drithërat nuk pësuan shumë ndryshim, ndërsa mishi shënoi rritje të lehtë.
Indeksi i çmimit të sheqerit ra 5.1 për qind në muaj, i nxitur nga prodhimi më i lartë se sa pritej në Brazil në gjysmën e dytë të nëntorit, si dhe perspektivat e përmirësuara për korrjen e kallamsheqerit në prill.
Vlera mesatare e indeksit të çmimeve të produkteve të qumështit në dhjetor ra me 0.7 për qind nga muaji në muaj, në 138.9 pikë, që përfaqëson rënien e parë pas shtatë muajsh rritjeje radhazi. Në nivel vjetor, produktet e bulmetit janë 17 për qind më të shtrenjta krahasuar me dhjetorin 2023.
Në muajin dhjetor, indeksi i çmimit të vajit vegjetal ra me 0,5 për qind, por në bazë vjetore u rrit me 33,5 për qind në raport me të njëjtin muaj të vitit 2023.
Sipas raportit, vlera totale e indeksit botëror të çmimeve të ushqimeve për dhjetorin ishte 6.7 për qind më e lartë se në të njëjtin muaj të vitit 2023, por në të njëjtën kohë 20.7 për qind më e ulët se kulmi i marsit 2022.
Sondazh

Ulja e çmimit të energjisë për familjarët- Balluku: Performanca e sektorit dhe rënia e humbjeve, ndikuan në vendim
Gjatë konferencës për mediat, zv/kryeministrja Belinda Balluku reshtoi disa nga faktorët që çuan në uljen e çmimit të energjisë për familjarët.“Shkaku kryesor......

Ulja e çmimit të energjisë për familjarët - Rama dhe Balluku, në konferencë për mediat
Gjatë një konference për mediat, kryeministri Edi Rama u shpreh se ulja e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë është e para në 35 vite. Sipas tij,......

Fluturime direkte mes Shqipërisë dhe Izraelit - Rama: Lajm fantastik për forcimin e lidhjeve të dy vendeve
Së shpejti pritet të nisin fluturimet direkte ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit. Lajmin e ka dhënë në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, duke ju referuar......

Gjermani, 60% e energjisë nga burimet e gjelbra - Era udhëheq prodhimin me 26%, karburantet fosile pësojnë rënie
Gjenerimi i energjisë në Gjermani kaloi një moment historik të gjelbër në vitin 2024, me burimet e rinovueshme që përbëjnë mbi 59 për qind të prodhimit të......

Ulet çmimi i energjisë për familjarët - ERE: 8,5 lekë/kWh pa TVSH për konsumin deri 700 kWh, 9,5 lekë/kWh mbi 700 kWh
Pak minuta më parë Enti Rregullator vendosi të ulë çmimin e energjisë për familjarët. Sipas këtij vendimi, duke nisur nga 1 shkurti, kush konsumon deri në......

Telefonia fikse, drejt “zhdukjes” - AKEP: Rreth 4.5% më pak numra aktivë. Rënie edhe në shërbimet e integruara
Gjithnjë e më pak persona po përdorin telefoninë fikse në Shqipëri. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike tregojnë se numri i......

Lezha, me Muze Arkeologjik Mesjetar - Hapet tenderi për ndërtimin me vlerë 15,1 milionë lekë
Bashkia Lezhë ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e Muzeut Arkeologjik Mesjetar Lezhë. Fondi limit i përllogaritur i këtij projekti është 15 milionë......

Trump njofton investime të huaja prej 20 miliardë dollarë - Qëllimi: Ndërtimi i qendrave të reja të dhënash në SHBA
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump njoftoi të martën një investim të huaj prej 20 miliardë dollarësh për të ndërtuar qendra të reja të dhënash në të......