BE-SHBA, pranë marrëveshjes tregtare/ Zyrtarët amerikanë janë "optimistë" se një marrëveshje mund të jetë e afërt
Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se negociatat midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për një marrëveshje tregtare po bëjnë përparim. Duke folur në Berlin me Presidentin francez Emmanuel Macron, Merz tha: "Kemi dëgjuar në minutat e fundit se mund të ketë vendime", duke iu referuar bisedimeve që synojnë shmangien e tarifave të larta për mallrat evropiane.
Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar të vendosin një tarifë prej 30 përqind mbi eksportet e BE-së nëse nuk arrihet një marrëveshje deri më 1 gusht. Por, shpresat për një përparim u rritën këtë javë pas raportimeve se të dyja palët janë pranë një marrëveshjeje që do të vendoste një normë tarifore prej 15 përqind mbi mallrat e BE-së - një kompromis i ngjashëm me një marrëveshje të fundit midis SHBA-së dhe Japonisë.
Macron tha se udhëheqësit evropianë dhe Komisioni Evropian kishin qenë në “kontakt të vazhdueshëm” për të koordinuar përgjigjen e tyre ndaj presionit të SHBA-së. Ai shtoi: “Ne duam tarifat më të ulëta të mundshme, por edhe të respektohemi si partnerë që jemi.”
Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, e përsëriti optimizmin, duke thënë se bisedimet “po shkonin më mirë se më parë” dhe se po bëhej përparim.
Të mërkurën u zhvilluan edhe diskutime të mëtejshme midis Komisionerit të BE-së për Tregtinë, Maros Sefcovic, dhe Sekretarit të Tregtisë të SHBA-së, Hoëard Lutnick, ndërsa zyrtarët e Komisionit Evropian informuan shtetet anëtare të BE-së pas raundit të fundit të diskutimeve.
Diplomatët thonë se marrëveshja e fundit midis Uashingtonit dhe Tokios ka rritur presionin mbi Brukselin për të pranuar një kompromis.
Nëse finalizohet, marrëveshja BE-SHBA mund të përfshijë disa përjashtime, të tilla si për avionët, pajisjet mjekësore dhe pijet alkoolike. Megjithatë, Komisioni Evropian, i cili udhëheq politikën tregtare për BE-në, ka përgatitur tashmë një plan për t'u kundërpërgjigjur me më shumë se 100 miliardë dollarë tarifa nëse bisedimet dështojnë.
Kjo vjen ndërsa eksportuesit e BE-së tashmë janë përballur me një tarifë prej 10 përqind për mallrat e dërguara në SHBA që nga prilli, përveç taksave paraprake.

Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga fatkeqësitë natyrore, del projektligji i ri
Ministria e Financave ka hedhur për Konsultim Publik, projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet”. Sipas një publikimi të ministrit......

Tirana Bank shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” - Vlerësohet me çmim nga Euromoney për perfomancën financiare
Tirana Bank është shpallur “Banka më e Mirë në Shqipëri” për vitin 2025 nga Euromoney, një nga institucionet më prestigjioze ndërkombëtare për vlerësimin e......

Financimi i partive politike, Kuvendi nis procedurën për hartimin e një ligji të ri
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur konsultimet për hartimin e një projektligji të ri Për financimin e partive politike”. Përfaqësues nga institucionet publike,......

Shqipëria dhe KfW rinovojnë marrëveshjen për ujin e pijshëm në zonat rurale
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot në parim marrëveshjen ndryshuese të marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga......

Çmimet referencë për taksimin e pasurive të paluajtshme, dalin hartat dhe metodologjia
Ministria e Financave ka nxjerrë në konsultim publik bashkë me vendimin për rivlerësimin e pasurive të paluajtëshme edhe metodologjinë e përllogaritjes së......

Shqipëria, sërish gati për negociata me BE - Ftohet të dorëzojë pozicionin negociator për grupkapitullin 5 me fokus bujqësinë
Bashkimi Evropian e ka ftuar Shqipërinë që të prezantojë pozicionin e saj negociator për Grupkapitullin 5 lidhur me Burimet, Bujqësinë dhe Kohezionin. Data......

Shtatë gurore të braktisura në Dajt do të kthehen në zona të gjelbra/ Nis projekti për rehabilitimin e “plagëve” mjedisore në malin simbol të Tiranës
Mali i Dajtit, simboli natyror i Tiranës dhe një nga zonat më të frekuentuara nga vizitorët dhe turistët, do të përfshihet në një projekt të gjerë për......

Projekti/ Ballkone panoramike në 12 qarqet e Shqipërisë/ Hapet tenderi për ndërtimin e strukturave ekologjike me funksion turistik
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka shpallur një procedurë tenderimi për hartimin e projektit të ri që synon ndërtimin e ballkoneve panoramike......