Bota Postuar më 30 Mars 2026, 10:00

BE-SHBA, bisedime për mineralet kritike - Edhe çështjet e tarifave, në qendër të takimeve

Nga Dorian Koça

BE-SHBA, bisedime për mineralet kritike - Edhe çështjet e

Komisioneri i tregtisë i Bashkimit Evropian, Maros Sefcovic, tha se kishte zhvilluar bisedime konstruktive me Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së, Jamieson Greer, mbi avancimin e punës mbi mineralet kritike dhe çështjet e tarifave gjatë takimit ministror të Organizatës Botërore të Tregtisë në Kamerun.

Sefçoviç tha se të dyja palët po punonin për të “avancuar më tej” bashkëpunimin mbi lëndët e para kritike dhe po kërkonin të caktonin një vizitë të tij në Shtetet e Bashkuara për të vazhduar diskutimet.

Komentet vijnë pasi ligjvënësit e BE-së miratuan të enjten legjislacionin që përmbush angazhimet e bllokut sipas marrëveshjes tregtare të arritur me Uashingtonin në Turnberry të Skocisë, korrikun e kaluar, pas muajsh pasigurie mbi kërcënimet tarifore të Presidentit Donald Trump. Masat mbrojtëse u shtuan për të reflektuar shqetësimet se SHBA-të mund të mos i përmbahen plotësisht marrëveshjes.

Sipas marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara vendosën një tarifë prej 15% për shumicën e mallrave të BE-së, gjysmën e tarifës së kërcënuar fillimisht, duke shmangur një konflikt më të thellë tregtar midis dy partnerëve që përbëjnë gati një të tretën e tregtisë globale.

“Ishte e rëndësishme të kishim votën pozitive në Parlamentin Europian javën e kaluar, sepse kjo tregon se nga të dyja palët, pavarësisht turbulencave në skenën globale, ne po i përmbahemi marrëveshjes”, tha Sefcovic.

Ai shtoi se BE-ja do të vazhdojë të kërkojë marrëveshje të reja të tregtisë së lirë dhe do të punojë për të ulur tarifat me partnerët ekzistues. “Ne duhet të kemi raporte të mira, marrëdhënie të mira dhe të jemi në gjendje të adresojmë çdo çështje”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara janë partneri më i madh tregtar i BE-së, me eksportet e BE-së që arritën një rekord prej 555 miliardë euro në vitin 2025.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat