BE planifikon tarifa 25-50% për çelikun kinez - Pekini prodhon më shumë se gjysmën e totalit global
Komisioni Evropian planifikon të vendosë tarifa nga 25% deri në 50% për çelikun dhe nënproduktet e tij nga Kina në javët e ardhshme, sipas medias gjermane Handelsblatt, që citoi zyrtarë të lartë në Bruksel. Komisioni nuk ka dhënë ende një koment zyrtar mbi raportin. Po ashtu, Ministria e Tregtisë në Kinë nuk ka reaguar për tarifat e mundshme.
Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, deklaroi më herët këtë muaj se do të propozohej një metodë e re për të kufizuar importet e çelikut, pasi kapaciteti i tepërt global po ulte fitimet dhe po e bënte më të vështirë për industrinë evropiane të çelikut të investonte në dekarbonizim. Ajo shtoi se do të krijohet një instrument i ri tregtar afatgjatë për të zëvendësuar masat mbrojtëse aktuale për çelikun, që sipas rregullave ndërkombëtare të tregtisë, nuk mund të zgjaten përtej mesit të vitit 2026.
Ndërkohë, eksportet kineze në këtë sektor pritet të rriten me 4% deri në 9%, duke arritur një rekord prej rreth 115-120 milionë tonësh, sipas parashikimeve nga analistët. Vetëm 4% e këtyre eksporteve, ose 368,000 tonë, shkojnë në BE, sipas të dhënave të Pekinit.
Ekspertët theksojnë se ndikimi i tarifave të BE-së në nivelin 25–50% do të jetë minimal për industrinë kineze, për shkak të vëllimeve të vogla që shiten në Evropë. Më shumë se gjysma e çelikut në botë prodhohet nga Kina, e cila po kërkon tregje të reja për shkak të rënies së konsumit të brendshëm pas krizës në sektorin e pasurive të paluajtshme.
Që nga viti 2024, rreth 54 tarifa dhe barriera tregtare janë iniciuar ndaj çelikut kinez, sipas të dhënave të Pekinit. Analistët shpjegojnë se rritja e eksporteve kineze do të sjellë edhe më shumë kufizime nga vendet e tjera.
Prodhuesit evropianë të çelikut përballen gjithashtu me tarifa importi prej 50% në SHBA. Ndërkohë, që nga fundi i korrikut, BE ka filluar monitorimin e tregtisë së metaleve të ricikluara, duke përfshirë çelikun, aluminin dhe bakrin, pas paralajmërimeve të forta nga industria për mungesa dhe rrezik mbylljeje të impianteve përpunuese.

Dyfishim i nxënësve në shkollat profesionale? - Muça: Reflekton tregun aktual të punësimit
Të rinjtë gjithmonë e më shumë po orientohen drejt arsimit profesional. Këtë e tregojnë edhe objektivat e qeverisë, e cila synon që deri në vitin 2030, 35% e......

Sa kanë investuar fqinjët në Shqipëri? Kosova kryeson bindshëm, pas saj ndjek Maqedonia e Veriut
Investimet direkte nga vendet e rajonit në Shqipëri shënuan rritje të qëndrueshme gjatë gjysmës së parë të vitit 2025. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së......

Forbes Global Properties edhe në Shqipëri, Rama: Vlera e pronës do jetë shumë herë më e lartë
Forbes Global Properties rrjeti prestigjioz ndërkombëtar i pasurive të patundshme, hap dyert në Shqipëri përmes përfaqësuesit ekskluziv Capital Point. Në......

Kalimi i sigurt në Qukës-Qafë Plloçë - ARRSH hap tenderin e mirëmbajtjes me fond limit rreth 32 mln lekë
Mirëmbajtja e rrugës Qukës – Qafë Plloçë parashikohet të kushtojë rreth 32 mln lekë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për mirëmbajtjen me......

Sa individë janë punësuar nga Zyrat e Punës? - 1,311 persona, përfituan pagesën e papunësisë në 8 muaj
Gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, shërbimi i punësimit ka regjistruar një total prej 17,396 punëkërkuesish në zyrat përkatëse në gjithë vendin. Ky......

“Shtrëngohen” procedurat për investimet publike - Lista unike/ Studim fisibiliteti i plotë për çdo projekt që kalon 50 mln lekë
Qeveria ka vendosur që të forcojë rregullat për projektet e investimeve publike në vend. Referuar udhëzimit të Ministrisë së Financave, të botuar në Fletoren......

Siguria kibernetike, ngjitemi në vendin e 15-të në botë - Balluku: Që nga viti 2023 Shqipëria u rrit me 39 pozicione
Shqipëria ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në fushën e sigurisë kibernetike, duke u renditur në vendin e 15-të në botë me 85 pikë, sipas National......

Kredia, e përballueshme për xhepin e shqiptarëve - BSH: Aftësia paguese e familjeve është përmirësuar. Huaja zë më pak se 30% të të ardhurave
Familjet shqiptare nuk ndeshin vështirësi në shlyerjen e kredisë së tyre. Sipas Raportit të Stabilitetit Financiar të Bankës së Shqipërisë, aftësia paguese e......