Bota Postuar më 19 Shtator 2025, 11:11

BE, importet e gazit në rënie/ Shkak, ndalimi i tranzitit rus dhe rritja e dërgesave të LNG-së nga SHBA

Nga Kristi Ceta

BE, importet e gazit në rënie/ Shkak, ndalimi i tranzitit rus dhe

Importet e gazit përmes tubacioneve në Bashkimin Evropian ranë me 9% në krahasim me vitin e kaluar gjatë gjysmës së parë të 2025-s. Sipas analizës së fundit, kjo rënie është ndikuar nga ndalimi i tranzitit të gazit rus përmes Ukrainës në fillim të vitit, por blloku ka rritur varësinë ndaj gazit natyror të lëngshëm (LNG).

Përdorimi i pajisjeve me efikasitet energjetik dhe rritja e burimeve të rinovueshme kanë ndihmuar në uljen e konsumit të gazit në BE gjatë viteve të fundit, sipas raportit të përditësuar nga Instituti për Ekonominë e Energjisë dhe Analizën Financiare.

Megjithatë, ndërsa blloku po shqyrton mënyrën se si të ndalojë importet e naftës dhe gazit nga Moska deri në fund të vitit 2027, importet e gazit rus përmes Turqisë janë rritur vitet e fundit. Ankaraja e ka bërë të qartë se nuk do ta mbështesë planin e BE-së për të ndërprerë këto importe, duke i ofruar një mundësi Rusisë për të hyrë në tregun evropian.

Sipas të dhënave të BE-së, tre burimet kryesore të importit të gazit përmes tubacioneve në gjysmën e parë të vitit ishin Norvegjia (55%), Algjeria (19%) dhe Rusia përmes Turqisë (10%). Instituti shtoi se importet nga Azerbajxhani, Libia dhe Norvegjia pësuan rënie në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa ato nga Algjeria, Rusia përmes Turqisë, Ankaraja dhe Mbretëria e Bashkuar shënuan rritje të lehtë. Në përgjithësi, importet e gazit përmes tubacioneve nga Rusia u tkurrën nga mbi 150 miliardë metra kub në vitin 2021, përpara fillimit të luftës në Ukrainë, në më pak se 52 miliardë metra kub në vitin 2024.

Importet e LNG-së pritet të rriten më tej pas marrëveshjes tregtare BE-SHBA, në të cilën blloku ra dakord të blejë energji me vlerë prej 250 miliardë dollarësh në vit, duke përfshirë përfshirë gazin e lëngshëm. Analistët e shohin tërheqjen e BE-së nga Rusia si një “mundësi të jashtëzakonshme” për SHBA-në që të bëhet furnizuesi më i besueshëm i Evropës me gaz natyror. Megjithatë, kërkesa për gaz në Evropë është në rënie dhe tregu nuk ka gjasa të konsumojë sasi të tepërta,” shpjegojnë ata.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat