BE i ofron Indisë tarifa “zero” për makinat - Por, Nju Delhi kërkon ulje graduale për të mbrojtur prodhuesit vendas
Bashkimi Evropian dëshiron që India të eliminojë tarifat për importet e makinave sipas një marrëveshjeje tregtare që ka mbetur pezull prej kohësh. Gjithashtu, qeveria e kryeministrit Narendra Modi është e gatshme të lehtësojë propozimin e saj aktual për të mbyllur bisedimet.
India është e hapur për uljen graduale të tarifave në 10% nga më shumë se 100%, thanë dy burime të industrisë dhe një zyrtar qeveritar. Kjo ndodh pavarësisht se industria lobon që India të mbajë të paktën një tarifë prej 30% edhe nëse fillon të ulë taksën, dhe gjithashtu të mos ndërhyjë me detyrimet e importit për automjetet elektrike për katër vjet të tjera për të mbrojtur prodhuesit vendas.
Kërkesat e BE-së vijnë disa javë pasi administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump kërkoi një eliminim të ngjashëm të detyrimeve të importit për makinat, përfshirë ato elektrike, si pjesë e bisedimeve tregtare dypalëshe me Indinë, duke ngritur presion mbi prodhuesit vendas të makinave.
Ministria e Tregtisë e Indisë përcolli kërkesat e BE-së dhe qëndrimin e Indisë tek zyrtarët e ministrisë së industrisë së rëndë dhe përfaqësuesve të industrisë së automobilave në një takim javën e kaluar, thanë tre burimet.
Komisioni Evropian nuk pranoi të komentojë mbi specifikat, por ndau detaje të raundit të fundit të bisedimeve me Indinë në mars.
"Për shumë nga fushat kryesore, BE dhe India kanë qasje dhe objektiva të ndryshëm. Kjo përkthehet, në disa raste, në nivele të ndryshme ambicieje," tha një zëdhënës i komisionit për tregtinë në një deklaratë.
Ministria e Tregtisë në Indi dhe Shoqëria e Prodhuesve Indianë të Automobilave, e cila përfaqëson prodhuesit kryesorë të makinave në tregun e tretë më të madh të makinave në botë, nuk iu përgjigjën komenteve.
Tregu i makinave në Indi me 4 milionë njësi në vit është një nga më të mbrojturit në botë dhe prodhuesit vendas të makinave kanë argumentuar se uljet e mprehta të tarifave do të zhduknin investimet në prodhimin vendas duke i bërë importet më të lira.
Kompani të tilla si Tata Motors dhe Mahindra & Mahindra kanë lobuar veçanërisht kundër uljes së tarifave të importit për automjetet elektrike, duke thënë se kjo do të dëmtonte një sektor në të cilin ata kanë investuar shumë dhe në të cilin planifikojnë të nxjerrin më shumë para.
Industria e automobilave të Indisë ka propozuar një ulje të menjëhershme të tarifave për një numër të kufizuar makinash me benzinë në 70% nga më shumë se 100% dhe më pas kryerjen e shkurtimeve në faza deri në 30%. Për makinat elektrike, prodhuesit e makinave nuk duan ulje tarifash deri në vitin 2029, ndjekur nga një ulje graduale e importeve të kufizuara në 30%, thanë burimet.
Ndërsa nuk është e qartë nëse India ka bërë tashmë ofertën e saj tarifore prej 10% për BE-në, analistët presin që të dyja palët të jenë më fleksibël në negociata, duke pasur parasysh kërcënimin e një lufte tregtare globale dhe ndikimin recesionar të rritjes së tarifave të Trump.
India dhe BE kanë qenë në bisedime tregtare prej disa vitesh dhe në shkurt ranë dakord për të mbyllur marrëveshjen deri në fund të vitit, ndërsa synojnë të zbusin ndikimin e tarifave.
Sondazh

Bulmeti “mban mbi shpinë” barrën e çmimeve/ Inflacioni ngjitet në 2.1% në Mars. Argëtimi vazhdon të kushtojë më shtrenjtë
Inflacioni në vend për muajin Mars ka prekur një vlerë prej 2.1%, nga 1.9% që regjistrohej në muajin e dytë të vitit aktual. Ndërkohë, rënia regjistrohet......

“BE duhet të blejë 350 mld USD energji amerikane” - Trump vendos kushtet për të lehtësuar tarifat ndaj bllokut
Bashkimi Evropian do të duhet të blejë 350 miliardë dollarë energji amerikane për të lehtësuar tarifat gjithëpërfshirëse, tha presidenti i SHBA-së Donald......

Ndikimi i tarifave tregtare të Trump mbi Shqipërinë/ Rama: “Nuk kemi asnjë shqetësim lidhur me atë temë”
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas......

Zhvillimi i zonës së Cirkut të Tiranës – Përzgjidhet studioja fituese (FOTOT)
Studioja arkitekturore franceze L’AUC u shpall fituesja për vizionin e zhvillimit të zonës qendrore të Tiranës, e njohur për qytetarët si zona e......

Sa preferohen paketat internet, telefoni dhe TV? - AKEP: Shtohen familjet që paguajnë për shërbime të integruara
Më shumë shqiptarë po zgjedhin të paguajnë për një paketë të integruar me internet, telefoni dhe televizor. Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i......

Fondi total limit i prokuruar, 16.5% të PBB - Vitin e kaluar arriti në 402,3 trilionë lekë. Kryesojnë tenderët për mallra
Gjatë vitit të kaluar fondi total limit i prokuruar zinte 16.5% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), ose në një vlerë prej 402,3 trilionë lekë. Referuar......

“SHBA, 45% mundësi të shkojë drejt recesionit” Goldman Sachs parashikon ulje të normave nga Fed për të nxitur ekonominë
Ekonomistët e Goldman Sachs rritën mundësinë e një recesioni dhe parashikuan që Rezerva Federale e SHBA-së mund të ulë normat e interesit më shpejt pas......

Rezerva valutore u zgjerua me 421 mln euro - BSH: Kursi i këmbimit ndikoi pozitivisht në 2024. Rreth 64% e saj ishte në euro
Gjatë vitit që lamë pas, rezerva valutore e Shqipërisë arriti në 6.2 miliardë euro. Në 2024 rezulton që ajo të jetë rritur me 421 milionë euro në krahasim me......