BE i kundërpërgjigjet Trump - Vendos paketë hakmarrëse ndaj tarifave amerikane të çelikut, aluminit
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi një përgjigje ndaj tarifave të reja amerikane për importet e çelikut dhe aluminit, duke zbuluar një paketë kundërmasash që synojnë eksportet amerikane.
Ekzekutivi i BE-së nisi një sërë kundërmasash proporcionale ndaj importeve të SHBA-së në BE, duke synuar një shumëllojshmëri produktesh amerikane, duke filluar nga varkat te uiski e deri te motoçikletat Harley-Davidson. Masa vjen si përgjigje ndaj asaj që BE i konsideron si tarifa të pajustifikuara të vendosura nga Uashingtoni, që hynë në fuqi më 12 mars.
“Na vjen thellësisht keq për këtë masë. Tarifat janë taksa. Ato janë të këqija për biznesin, dhe akoma më keq për konsumatorët. Këto tarifa po prishin zinxhirët e furnizimit. Ato sjellin pasiguri për ekonominë”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Punët janë në rrezik. Çmimet do të rriten. Në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara,” vazhdoi ajo.
Një muaj më parë, Presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që vendos një tarifë 25% për importet e çelikut, aluminit dhe produkteve të lidhura me to, duke prekur rreth 26 miliardë euro eksporte të BE-së. Në atë kohë, blloku e dënoi masën, duke deklaruar se nuk do të hezitonte të hakmerrej nëse SHBA do të vazhdonte me tarifat e reja.
Bashkimi Evropian, veçanërisht Gjermania, është një eksportues kryesor i çelikut në SHBA. Gjatë mandatit të parë të Trump, BE iu përgjigj tarifave të ngjashme me 2.8 miliardë euro detyrime për mallrat amerikane.
Një përgjigje me dy faza
Kundërmasat e BE-së do të zbatohen në dy hapa. Më 1 prill, BE do të shfuqizojë kundërmasat ekzistuese të 2018 dhe 2020 kundër SHBA-së. Këto masa kishin në shënjestër një shumëllojshmëri produktesh amerikane, duke filluar nga varkat, uiski e deri te motoçikletat Harley-Davidson, duke mbuluar dëmin ekonomik të vlerësuar në 8 miliardë euro.
Nga mesi i prillit, BE do të vendosë një raund të ri kundërmasash në përgjigje të tarifave të SHBA. Këto do të ndikojnë në eksportet e SHBA me vlerë deri në 18 miliardë euro, duke e çuar përgjigjen totale të BE-së në 26 miliardë euro, që përputhet me shkallën e tarifave amerikane.
Produktet e propozuara të synuara për këtë fazë të dytë përfshijnë produkte industriale si çeliku dhe alumini, tekstile, artikuj lëkure, pajisje shtëpiake, vegla shtëpiake, plastikë dhe produkte druri, si dhe produkte bujqësore si shpendët, mishi i viçit, disa ushqime deti, arrat, vezët, qumështi, sheqeri dhe perimet.
Ndërkohë, një konsultim dyjavor me palët e interesuara do të zgjasë deri më 26 mars, duke lejuar përfaqësuesit e industrisë dhe tregtisë të japin të dhëna për kundërmasat e reja të propozuara. Akti përfundimtar ligjor që zbaton tarifat pritet të jetë në fuqi nga mesi i prillit, pas miratimit nga vendet e BE-së.
Rruga drejt negociatave
Pavarësisht përgjigjes së prerë, Komisioni Evropian mbetet i hapur për një zgjidhje të negociuar. “Në një botë të mbushur me pasiguri gjeopolitike dhe ekonomike, nuk është në interesin tonë të përbashkët të ngarkojmë ekonomitë tona me tarifa”, theksoi von der Leyen. Ajo ka ngarkuar Komisionerin e Tregtisë së BE-së të rifillojë bisedimet për të kërkuar një zgjidhje alternative me Uashingtonin.
Përgjigja e BE-së pason një histori të mosmarrëveshjeve tregtare mbi tarifat e çelikut dhe aluminit që datojnë që nga viti 2018 kur administrata Trump vendosi për herë të parë taksa mbi eksportet evropiane.
Megjithëse negociatat e mëparshme çuan në një pezullim të tarifave hakmarrëse, masat e fundit amerikane kanë rindezur tensionet dhe kanë shtyrë BE-në të ndërmarrë veprime.
Sondazh

4 rrugë me pagesë, ARRSH platformë për mirëmenaxhimin - Hapet tenderi 120.3 mln lekë, përdorues do të jenë edhe koncesionarët
Teksa rrugët me pagesë pritet të shtohen, Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të ngrejë një platformë të integruar për menaxhimin, monitorimin dhe operimin......

2024, papunësia në Shqipëri zbret në 8.8% - Shifrat reflektojnë rënien e popullsisë dhe ndryshimet demografike
Papunësia në Shqipëri për popullsinë 15 vjeç e lart regjistrohet në 8.8 për qind. Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli ka bërë me dije shifrat nga anketa......

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, në Shqipëri - Në fokus, reformat dhe negociatat për anëtarësimin në BE
Marta Kos, Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, do të vizitojë Shqipërinë nga data 12 deri më 14 mars, duke shënuar misionin e saj të parë zyrtar......

“Rritet aksesi në financë i pensionistëve” - Ministrja Ibrahimaj: Tekstilet, një tjetër sektor që do të mbështetet nga Banka e Zhvillimit
Përveç bujqësisë, tekstilet janë një tjetër sektor që do të mbështeten me financim nga Banka e Zhvillimit. Në Komisionin Parlamentar për Veprimtaritë......

Çikopana: Brenda vitit 2026 përfundon regjistrimi fillestar i zonave kadastrale në të gjithë vendin!
Drejtoresha e Auditit të Brendshëm pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Erisela Çikopana njoftoi gjatë seancës dëgjimore në nënkomisionin për Auditimin e......

Tarifat e Trump për metalet hyjnë në fuqi - Kanadaja, Kina, Brazili janë vendet që ndikohen më shumë nga vendimi ri
Tarifat e Presidentit Donald Trump për të gjitha importet amerikane të çelikut dhe aluminit kanë hyrë në fuqi, në një përpjekje për të ndryshuar rrjedhën e......

Gonxhja: Mbi 196 mijë pensionistë tërhoqën “bonusin e pranverës”!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se 196,114 pensionistë kanë tërhequr “bonusin e pranverës” në ditët e para......

Abuzimi me fondet e BE, shtohen kontrollet - Nga ARACHNE, te hetimet dhe ndjekja penale. Cilat janë masat e strategjisë së re?
Institucionet që menaxhojnë fondet e BE-së në Shqipëri do t'i nënshtrohen kontrolleve më të rrepta për shmangien e abuzimeve të mundshme. Është hedhur për......