“BE duhet të blejë 350 mld USD energji amerikane” - Trump vendos kushtet për të lehtësuar tarifat ndaj bllokut
Bashkimi Evropian do të duhet të blejë 350 miliardë dollarë energji amerikane për të lehtësuar tarifat gjithëpërfshirëse, tha presidenti i SHBA-së Donald Trump, duke hedhur poshtë ofertën e Brukselit për tarifat "zero për zero" në lidhje me makinat dhe mallrat industriale.
Komentet e Trump ishin në përgjigje të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që tha më herët se BE kishte ofruar uljen e tarifave të bllokut në zero për makinat dhe mallrat industriale të importuara nga SHBA, nëse Trump do të bënte të njëjtën gjë.
I pyetur nga një gazetar nëse oferta ishte e mjaftueshme që ai të tërhiqej, Trump tha: “Jo, nuk është”.
“Ne kemi një deficit me Bashkimin Evropian prej 350 miliardë dollarësh dhe ai do të zhduket shpejt”, tha Trump. "Një nga mënyrat që mund të zhduket lehtë dhe shpejt është se ata do të duhet të blejnë energjinë tonë nga ne ... ata mund ta blejnë atë, ne mund të reduktojmë deficitin 350 miliardë dollarë në një javë. Ata duhet të blejnë dhe të angazhohen për të blerë një sasi të tillë energjie."
Oferta e Von der Leyen erdhi pasi Trump javën e kaluar vendosi tarifa 20 për qind ndaj BE-së dhe një tarifë minimale prej 10 për qind ndaj partnerëve të tjerë tregtarë. Si përgjigje, tregjet financiare në të gjithë botën kanë humbur triliona dollarë në vlerë, me aksionet evropiane që pësuan rëniet e tyre më të mëdha njëditore që nga fillimi i pandemisë Covid-19.
Presidenti amerikan dyfishoi kritikat e tij ndaj BE-së, por tregoi se ishte gati të bënte një marrëveshje me bllokun, për sa kohë që ai angazhohej të mbyllte deficitin tregtar me SHBA-në duke blerë më shumë energji amerikane.
Ideja e blerjes së energjisë nga SHBA në një përpjekje për të shmangur tarifat nuk është e re. Pothuajse sapo Trump u rizgjodh, von der Leyen sugjeroi hapjen e negociatave për të blerë më shumë gaz natyror të lëngshëm amerikan (LNG). Por SHBA nuk ofroi qartësi për mënyrën si do të funksiononte një marrëveshje.
I pyetur nëse tarifat e tij globale ishin një taktikë negocimi apo të përhershme, Trump tha: “Mund të ketë tarifa të përhershme dhe mund të ketë gjithashtu negociata, sepse ka gjëra që na duhen përtej taksave. Kjo nëse ne arrijmë një marrëveshje vërtet të drejtë për Shtetet e Bashkuara, jo të mirë për të tjerët, pasi tani vjen Amerika e para," shtoi Trump.
Sondazh

Ndikimi i tarifave tregtare të Trump mbi Shqipërinë/ Rama: “Nuk kemi asnjë shqetësim lidhur me atë temë”
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas......

Zhvillimi i zonës së Cirkut të Tiranës – Përzgjidhet studioja fituese (FOTOT)
Studioja arkitekturore franceze L’AUC u shpall fituesja për vizionin e zhvillimit të zonës qendrore të Tiranës, e njohur për qytetarët si zona e......

Sa preferohen paketat internet, telefoni dhe TV? - AKEP: Shtohen familjet që paguajnë për shërbime të integruara
Më shumë shqiptarë po zgjedhin të paguajnë për një paketë të integruar me internet, telefoni dhe televizor. Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i......

Fondi total limit i prokuruar, 16.5% të PBB - Vitin e kaluar arriti në 402,3 trilionë lekë. Kryesojnë tenderët për mallra
Gjatë vitit të kaluar fondi total limit i prokuruar zinte 16.5% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), ose në një vlerë prej 402,3 trilionë lekë. Referuar......

“SHBA, 45% mundësi të shkojë drejt recesionit” Goldman Sachs parashikon ulje të normave nga Fed për të nxitur ekonominë
Ekonomistët e Goldman Sachs rritën mundësinë e një recesioni dhe parashikuan që Rezerva Federale e SHBA-së mund të ulë normat e interesit më shpejt pas......

Rezerva valutore u zgjerua me 421 mln euro - BSH: Kursi i këmbimit ndikoi pozitivisht në 2024. Rreth 64% e saj ishte në euro
Gjatë vitit që lamë pas, rezerva valutore e Shqipërisë arriti në 6.2 miliardë euro. Në 2024 rezulton që ajo të jetë rritur me 421 milionë euro në krahasim me......

Nënshkruhet marrëveshja me BEI për financimin e projektit strategjik të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë!
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe drejtori i Bankës Europiane për Investime, Lionel......

Rama pret Kaja Kallas - Shefja e diplomacisë europiane vjen për herë të parë në Tiranë
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Për ta pritur në......