BB ul parashikimet e rritjes globale - Shkak, barrierat tregtare dhe pasiguria politike
Banka Botërore uli parashikimet e rritjes ekonomike globale, duke përmendur tensionet e larta tregtare dhe pasigurinë politike si faktorë kryesorë.
Trazirat rezultuan në parashikime më të ulëta të rritjes në gati 70 përqind të të gjitha ekonomive, sipas raportit të fundit gjashtëmujor.
Raporti uli parashikimin e rritjes ekonomike globale për 2025 në 2.3 përqind, nga 2.7 përqind në janar 2025. Ndërsa parashikimi për vitin e ardhshëm u ul në 2.4 përqind, nga 2.7 përqind. Ekonomitë e përparuara pritet të shohin një zgjerim prej 1.2 përqind në vitin 2025, nga 1.7 përqind në vlerësimet e mëparshme, ndërsa pritshmëria e rritjes për tregjet dhe ekonomitë në zhvillim u ul me 0.3 pikë përqindjeje, në 3.8 përqind për vitin 2025.
Në veçanti, Shtetet e Bashkuara priten të rriten me 1.4 përqind në vitin 2025, 0.9 pikë përqindjeje më pak se parashikimi i mëparshëm dhe vetëm gjysma e rritjes prej 2.8 përqind në 2024.
Si Eurozona, ashtu edhe Japonia, do të rriten me 0.7 përqind këtë vit, përkatësisht 0.3 pikë përqindjeje dhe 0.5 pikë përqindjeje më pak se vlerësimet e mëparshme, ndërsa parashikimet e rritjes së Kinës për vitin 2025 dhe 2026 mbeten të pandryshuara.
Ekonomia botërore po përballet përsëri me turbulenca, edhe pse vetëm gjashtë muaj më parë dukej se gjithçka po shkonte drejt përmirësimit.
"Pa një korrigjim të shpejtë të drejtimit, dëmi për standardet e jetesës mund të jetë i thellë", paralajmëroi raporti.
Ekonomia globale pritet të shohë një rimëkëmbje të ngadaltë në vitet 2026 dhe 2027, por prodhimi botëror do të mbetet ndjeshëm nën parashikimet e bëra në janar 2025.

Mbi 8400 aplikime online për leje ndërtimi/ Gjatë 5 muajve, Marsi dhe Prilli shënojnë numrin më të lartë
Sektori i ndërtimit në Shqipëri vijon të tregojë shenja të forta dinamike dhe interesi të lartë nga qytetarët dhe investitorët. Sipas të dhënave të......

Itali, makinat me naftë Euro 5 “dalin në pension” - Disa rajone do të kufizojnë qarkullimin e tyre për të reduktuar emetimet
Nga 1 tetori i ardhshëm, makinat me naftë që përmbushin standardin Euro 5 nuk do të jenë më në gjendje të qarkullojnë lirisht në Lombardi, Piemonte, Veneto......

Tejkalojmë BE për energjinë nga hidrocentralet - Raporti i OECD: Shqipëria, intensitetin më të ulët të emetimeve të karbonit
Shqipëria jo vetëm që kryeson rajonin në drejtim të përafrimit dhe zbatimit të legjislacionit me Bashkimin Evropian për kapitujt që lidhen me Agjendën e......

Barcelona planifikon zgjerimin e aeroportit - Investimi prej 3.2 miliardë eurosh do të rrisë ndjeshëm kapacitetin
Katalonja ka dhënë miratimin që operatori i aeroportit Aena të kryejë një zgjerim prej 3.2 miliardë eurosh të aeroportit Barcelonë-El Prat, u tha gazetarëve......

“Linjë hekurudhore edhe mes qyteteve” - Raporti vjetor i Sekretariatit të Komunitetit të Transportit për infrastrukturën
Projekti hekurudhor Tiranë-Durrës dhe lidhja me aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza", konsoderohen si histori suksesi për Shqipërinë. Sekretariati i ......

Migrantët e dëbuar nga SHBA, drejt Kosovës? - Zëdhënësi i Qeverisë, Kryeziu: Deri 50 persona në një vit
Qeveria në detyrë e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë (REL) se ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,......

Interes i shtuar për energjinë diellore - Dy aplikime pranë MIE me kapacitet total të instaluar 33 MW
Sektori privat ka shtuar ndjeshëm interesin për të investuar në prodhimin e energjisë elektrike nga dielli. Së fundmi, pranë Ministrisë së Infrastrukturës......

Britania, mbi 14 mld paund për projektin bërthamor - Centrali pritet të furnizojë me energji rreth 6 mln shtëpi
Britania e Madhe do të investojë 14.2 miliardë paund për të ndërtuar centralin bërthamor Sizewell C në Anglinë juglindore. Vendi po kërkon të ndërtojë......