Bota Postuar më 2 Mars 2026, 09:37

Baza britanike në Qipro goditet nga droni iranian/ Shkaktohen dëme të kufizuara dhe nuk ka viktima

Nga Dorian Koça

Baza britanike në Qipro goditet nga droni iranian/ Shkaktohen dëme

Një sulm me dron goditi bazën e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike në Akrotiri në Qipro gjatë natës, duke shkaktuar dëme të kufizuara dhe pa viktima, thanë të hënën presidenti qipriot dhe ministria e Mbrojtjes e Britanisë. Sulmi i parë ndaj objektit ushtarak britanik përfaqëson një përshkallëzim të dukshëm të konfliktit.

Presidenti Nikos Christodoulides tha në një fjalim televiziv se mjeti ajror pa pilot i tipit Shahed shkaktoi dëme të vogla kur u rrëzua në objektet ushtarake në orën 12:03 të mëngjesit dhe të gjitha shërbimet kompetente të republikës janë në gatishmëri të plotë operacionale.

"Dua të jem i qartë: Vendi ynë nuk merr pjesë në asnjë mënyrë dhe nuk ka ndërmend të jetë pjesë e ndonjë operacioni ushtarak", tha Christodoulides.

Nuk ishte menjëherë e qartë se nga ishte qëlluar avioni Shahed i prodhuar në Iran. Dy burime, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se bazat britanike kapën një dron të dytë. Ndërsa bazat konsiderohen si territor sovran britanik, vetë Qipro është anëtare e BE-së, duke mbajtur tani presidencën e rradhës të bllokut.

Akrotiri, në jugperëndim të qytetit bregdetar të Limasolit, është një nga dy bazat që Britania ka mbajtur në ish-koloni që nga pavarësia në vitin 1960. Përveç objekteve ushtarake, aty ndodhen edhe familjet e personelit në shërbim.

Akrotiri, i vendosur në një gadishull në formë katrore në majën jugore të Qipros, është përdorur në të kaluarën për operacione ushtarake në Irak, Siri dhe Jemen.

Të dielën kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, tha se Britania kishte pranuar një kërkesë të SHBA-së për të përdorur bazat e saj për sulme mbrojtëse kundër raketave iraniane në depot ose raketat lëshuese.

Shqipëria 1 Mars Scan TV

Dogana bllokon 1 ton mjaltë pa dokumentacion

Dega e Doganës Kapshticë ka bllokuar rreth 1 ton mjaltë, sasi që nuk kishte dokumentacionin përkatës për të vërtetuar sigurinë ushqimore të produktit. Sasia......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat