Asetet e Lukoil, ende pezull - SHBA shtyjnë afatin për bisedimet deri më 17 janar

Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja të SHBA-së (OFAC) tha se po autorizon disa transaksione për negocimin dhe lidhjen e kontratave të kushtëzuara për shitjen e aseteve ndërkombëtare të Lukoil deri më 17 janar, duke zgjatur një afat të mëparshëm që ishte 13 dhjetori.
Zgjatja e licencës së përgjithshme lejon gjithashtu transaksione të caktuara që lidhen me mirëmbajtjen, ose mbylljen e operacioneve dhe kontratave të Lukoil International me seli në Austri, një kompani holding për bizneset e huaja të Lukoil, dhe subjekteve në të cilat ajo ka një interes prej të paktën 50%, tha OFAC.
Ky veprim vjen pas zgjatjes së javës së kaluar nga OFAC të një përjashtimi të veçantë , duke u lejuar stacioneve të benzinës së Lukoil të vendosura jashtë Rusisë të vazhdojnë të operojnë deri më 29 prill.
Thesari i SHBA-së njoftoi sanksione ndaj Lukoil dhe një tjetër kompanie ruse të naftës, Rosneft, në tetor, duke synuar të shkurtojë të ardhurat e Kremlinit nga energjia që dyshohet se përdoren për të financuar luftën në Ukrainë.
Që atëherë, Lukoil ka kërkuar të shesë biznesin e saj ndërkombëtar, me blerës të shumtë, përfshirë MOL të Hungarisë, Exxon Mobil, Chevron dhe Carlyle, të cilët thuhet se konkurrojnë për këto asete.
Në Evropën Juglindore, Lukoil zotëron rafinerinë e vetme të Bullgarisë , Lukoil Neftohim Burgas, rafinerinë Petrotel në Rumani, rrjetet e stacioneve të benzinës në të dy vendet, si dhe në Serbi, Kroaci, Mal të Zi, Moldavi dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe disa depo për produkte nafte në të gjithë rajonin.
Lukoil International mbikëqyr më shumë se 100 degë të huaja të Lukoil në rreth 50 vende. Sipas raporteve të medias, asetet ndërkombëtare të Lukoil vlerësohen në rreth 22 miliardë dollarë (18.8 miliardë euro).
Si do të ndryshojë tregu i punës pas hyrjes në BE? - Hasalla: Sektori ka nevojë për përditësime europiane
Teksa Shqipëria synon të jetë sa më parë pjesë e BE, një nga sektorët që do hasë ndryshime do të jetë dhe tregu i punës. Në një intervistë për Scan Tv......
Buxheti dhe paketa fiskale, në Kuvend - 8.9 miliardë euro për 2026-ën, diskutohet rivlerësimi dhe paqja fiskale
Kuvendi i Shqipëri diskuton nen për nen projektbuxhetin 2026 si dhe projektligjet e paketës fiskale, për ti hapur rrugë miratimit dhe më pas hyrjes në......
“Shqipëria, lider rajonal në prokurimet publike” - Rama: Diella do të jetë e auditueshme nga çdo aktor i interesuar
“Shqipëria është lider rajonal në prokurimet publike”, kështu u shpreh kryeministri Edi rama teksa mori pjesë në aktivitetin për 30-vjetorin e Prokurimeve......
4.42 mld euro nga turistët në 9-të muaj/ Rritje 5-fish në 17 vite. Bilanci neto rekord, rreth 2.11 mld euro fitime nga vizitorët e huaj
Shpenzimet e të huajve në Shqipëri gjatë periudhës Janar-Shtator 2025 kanë arritur në rreth 4.42 miliardë euro, duke shënuar nivelin më të lartë historik të......
Mbi 45% e shqiptarëve blenë online gjatë vitit 2025/ Rrobat dhe ushqimi dominojnë porositë. Rriten aftësitë teknologjike në vend
Shqipëria po përjeton një nga fazat më dinamike të digjitalizimit, sipas të dhënave më të fundit të INSTAT mbi përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe......
Gjermania, gjithmonë e më “e gjelbër” - Gjeneron dy të tretat e energjisë publike nga burimet e rinovueshme
Gati dy të tretat e të gjithë energjisë elektrike të furnizuar në rrjetin publik të Gjermanisë midis korrikut dhe shtatorit 2025 erdhën nga burimet e......
Kapitali i huaj “vërshon” në Shqipëri - Pasuritë e paluajtshme përthithin 31% të investimeve. Po shqiptarët, sa investuan jashtë?
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri kanë shënuar rritje të qëndrueshme gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, duke reflektuar interes të lartë të......
Ekstremet e pasurisë botërore - 60,000 personat më të pasur zotërojnë më shumë se gjysma e popullsisë globale
Një Raport i ri për Pabarazinë Globale paralajmëron se më pak se 60,000 njerëzit më të pasur në botë zotërojnë më shumë pasuri sesa gjysma e popullsisë......





