“Arktiku mund të mbetet pa akull në 2027” - Shkencëtarët paralajmërojnë për pasojat globale të këtij fenomeni
Ndërsa pjesa më e madhe e parashikimeve të Oqeanit Arktik janë fokusuar në kushtet e akullit muaj pas muaji, një studim i ri ka zbuluar se shkrirja e plotë e tij mund të ndodhë më shpejt se sa pritej. Analizat e mëparshme kishin parashikuar humbjen e akullit të Arktikut rreth vitit 2030, por këto rezultate tregojnë se kjo ditë mund të vijë që në fund të verës 2027. Nëntë simulime të tjera, megjithëse më pak të mundshme, parashikojnë se mund të ndodhë në tre deri në gjashtë vitet e ardhshme.
Shkencëtarët, nga studimi i publikuar në Nature Communications, thonë se dita e parë e Arktikut pa akull është e pashmangshme dhe e pakthyeshme, pavarësisht se si njerëzit ndryshojnë emetimet e gazeve serrë.
Oqeani Arktik mbulon një sipërfaqe të madhe prej më shumë se 16 milionë kilometrash katrorë dhe për mijëra vjet, ai ka dëshmuar një ngjarje natyrore sezonale: shtresat e ujit të ngrirë formojnë gjatë muajve të dimrit një sipërfaqe të trashë akulli që arrin kulmin në mars e më pas shkrihet në shtator. Megjithatë, në dekadat e fundit, kjo ngjarje ka qenë më pak mbizotëruese.
Akulli ka rënë me më shumë se 12 për qind çdo dekadë që nga viti 1978, kur imazhet satelitore filluan të regjistrojnë ndryshimet në Oqeanin Arktik, duke humbur rreth 80,000 kilometra katrorë çdo vit, afërsisht sa sipërfaqja e Austrisë apo Republikës Çeke.
Në periudhën afatgjatë, mungesa e akujve mund të ndikojë ndjeshëm në ekosistemin e brishtë të oqeanit më verior dhe jo vetëm. Dielli nuk perëndon kurrë në Arktik gjatë verës, kështu që pa akullin që reflekton dritën në hapësirë, oqeani do të thithë dhe shpërndajë një sasi të konsiderueshme nxehtësie rreth Tokës.
Ujërat ndërkombëtare nuk kanë ndonjë juridiksion, kështu që industritë tregtare mund të shfrytëzojnë mundësitë, duke peshkuar apo duke gjetur një rrugë më të shpejtë të transportit detar përmes Pasazhin Veriperëndimor. Ngrohja mund të çojë gjithashtu në ngjarje më të çrregullta dhe ekstreme të motit përmes ndryshimit të modeleve të erës dhe rrymës oqeanike.
Sondazh

Një traktor punon tokat e 550 fermerëve! - Në territorin e vendit janë aktivë rreth 3500 makineri bujqësore
Për të punuar tokat e tyre, që të mund të bëjnë mbjelljen e drithrave apo kultivimin e frutave dhe perimeve, në vend për të mbushur nevojat e 550 fermerëve,......

Nga 1,661 riregjistrime në autoshkolla, vetëm 13% kalojnë - DPSHTRR: Pas heqjes së pikëve të patentës duhen të ritestohen
Drejtoria e Përgjitshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka publikuar rezultatet e sesionit të rradhes ritestues për ata që kanë humbur pikët e Leje......

Kufizimi për importet e pajisjeve me gaze serrë - Nga frigoriferët, te kondicionerët. Detyrimet e reja për kompanitë që i tregtojnë
Sipërmarrësit që importojnë, eksportojnë, magazinojnë, hedhin në treg apo mirëmbajnë pajisje që përmbajnë gaze me efekt serrë të fluoruara do të duhet të......

Ekonomia e Eurozonës arrin nivelin më të lartë të dy viteve pasi familjet shpenzojnë më shumë!
Vlerësimi i tretë për ritmin e rritjes tremujore të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) të Eurozonës për tremujorin e tretë u publikua të premten. Rritja e......

Ministrja Pirdeni prezanton kursin e Këshillit të Evropës mbi parandalimin e korrupsionit për të gjithë punonjësit e administratës publike
Në kuadër të “Javës së Integritetit”, Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, znj. Adea Pirdeni, mori pjesë në takimin e......

Brukseli qorton Hungarinë për gabime të rëndësishme në planet e saj fiskale!
Planeve fiskale të Hungarisë u mungojnë informacione të rëndësishme dhe bazohen në të dhëna jo të besueshme, tha komisioneri europian Valdis Dombrovskis në......

Çmimet mesatare të banesave në Britani kapin një rekord të ri!
Indeksi i çmimeve të shtëpive Halifax në Mbretërinë e Bashkuar nga viti në vit për nëntor u publikua të premten, duke arritur në 4.8%, që ishte më i larti në......

Shqipëria në rrugën e inovacionit/ Rritet përfshirja e femrave dhe dominimi i universiteteve në Kërkimin Shkencor
Instituti i Statistikave ka publikuar për herë të parë të dhënat mbi Kërkimin Shkencor dhe Zhvillimin për periudhën 2021-2022. Ky raport përfshin të dhëna të......