Ari “humbet terren” pas vlerave rekord/ Investitorët, në pritje të vendimit të Rezervës Federale mbi normat e interesit
Vlera e arit ka pësuar rënie për shkak të një rritjeje të lehtë të dollarit, pasi një ditë më parë arriti një rekord të ri, për shkak të pritshmërive për ulje të normave të interesit nga Rezerva Federale.
Ari spot ra me 0.5%, në 3,671.61 dollarë për ons, pasi arriti një rekord të ri në 3,702.95 dollarë një ditë më parë. Ndërkohë, kontratat ardhshme të arit amerikan për dorëzim në dhjetor ranë me 0.4%, në 3,709 dollarë.
"Ngjitja e arit deri në 3,700 dollarë u ndihmua nga rënia e dollarit amerikan dhe nga pritshmëritë që Fed mund të sinjalizojë ulje të mëtejshme të normave para fundit të vitit," shpjegojnë analistët.
Indeksi i dollarit amerikan u rrit me 0.1% pasi ra në nivelin më të ulët në më shumë se dy muaj. Të dhënat e publikuara treguan se shitjet me pakicë në SHBA u rritën më shumë se sa pritej në gusht, por një treg pune në dobësim dhe shtrenjtimi i çmimeve për shkak të tarifave paraqesin rreziqe për vazhdimësinë e konsumit të fortë.
Banka qendrore amerikane pritet të ndërmarrë një ulje të normës së interesit me 0.25 pikë përqindje, për të mbështetur tregun e punës. Normat më të ulëta të interesit ulin koston e mbajtjes së aseteve që nuk gjenerojnë të ardhura, si ari.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar nga kreu i Fed, Jerome Powell, që të ndërmarrë një ulje “më të madhe” të normave të interesit.
Ndërkohë, argjendi spot ra me 1.7%, në 41.86 dollarë për ons, ndërsa platini ishte i qëndrueshëm në 1,391.15 dollarë.

Trump njofton marrëveshje për TikTok/ Kompania kineze ByteDance pranon transferimin e aseteve në SHBA
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi arritjen e një marrëveshjeje midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës për të lejuar që TikTok të vazhdojë të operojë në......

Rrjeti 5G, së shpejti një realitet në gjithë Shqipërinë/ Me lirimin e brezit të frekuencave 700 MHz, i hapet rruga zbatimit të kësaj teknologjie
I është hapur rruga zbatimit të rrjetit 5G përmes lirimit të frekuencave të digital dividentit dy (DD2), ku përfshihet brezi i frekuencave nga 694 MHz në 790......

Trump në Londër, Britani-SHBA 42 mld USD marrëveshje/ Partneriteti përfshin investime në sektorin e teknologjisë, energjisë bërthamore
Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje teknologjike për të forcuar lidhjet në fushat e inteligjencës artificiale,......

BE, 17 mld euro për bizneset e vogla, të mesme/ Nisma synon të përmirësojë eficiencën e energisë
Komisioni Evropian dhe Grupi i Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) kanë nisur një iniciativë financimi me vlerë 17.5 miliardë euro. Sipas Komisionit, më......

Arsimi profesional dual po zgjerohet/ Ministri Gonxhja: 16 shkolla profesionale, 7 degë të reja
Në vitin shkollor 2025- 2026, Arsimi Profesional Dual në Shqipëri po bën një hap të rëndësishëm, duke zgjeruar ndjeshëm rrjetin e shkollave dhe degëve që......

Edi Rama me kreun e NATO-s: Po rilindim industrinë ushtarake, Rutte: Shqipëria aleat i fortë
Kryeministri Edi Rama u takua këtë të mërkurë në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Takimi u zhvillua në selinë e Aleancës së......

Siguria dhe mbrojtja, kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, takohet ditën e sotme në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Takimi mbahet në selinë e NATO-s......

Presidenti Trump vizitë në Britaninë e Madhe, ekonomia tema kryesore e bisedimeve
Presidenti i SHBA-së Donald Trump të martën në mbrëmje mbërriti për një vizitë shtetërore në Britaninë e Madhe. Në program: Bisedime me mbretin Charles III......