Bota Postuar më 10 Qershor 2025, 14:24

Apple prezanton veçoritë e reja të “IA” - Zbulon përkthimet “live” dhe teknologjinë e “qelqit të lëngshëm”

Nga Kristi Ceta

Apple prezanton veçoritë e reja të “IA” - Zbulon

Apple njoftoi disa veçori të inteligjencës artificiale, duke përfshirë teknologjinë themelore që përdor për Apple Intelligence, në një përditësim të softuerit dhe shërbimeve të saj.

Prezantimet në Konferencën vjetore Botërore të Zhvilluesve u përqendruan më shumë në zhvillimet graduale, duke përfshirë përkthimet “live” për thirrjet telefonike dhe ndryshimet në dizajnin e sistemeve operative, që përmirësojnë jetën e përditshme.

Një vit pasi dështoi të ofronte përmirësimet e premtuara të bazuara në inteligjencën artificiale për produktet kryesore si Siri, Apple i mbajti premtimet në nivele modeste, duke komunikuar se mund t'i ndihmonte konsumatorët me detyra të tilla si gjetja e vendit ku mund të blinin një xhaketë të ngjashme me një që kanë parë në internet.

Leslie Ikemoto, një nga krerët kryesorë në Apple, demonstroi se si inteligjenca artificiale e kompanisë do të ndihmojë në mbylljen e boshllëqeve gjuhësore përmes përkthimeve në kohë reale.

"Me Apple Intelligence, përkthimi “live” mund të realizohet menjëherë. Është i integruar në mesazhe, FaceTime dhe telefonata," tha Ikemoto.

Në një tjetër demonstrim se si partnerët mund të përmirësojnë aplikacionet e Apple, kompania shtoi gjenerimin e imazheve nga ChatGPT e OpenAI në aplikacionin e saj Image Playground, duke thënë se të dhënat nuk do të ndahen me OpenAI pa lejen e përdoruesit.

Rimodelimi i sistemeve operative nga Apple u përqendrua në një dizajn që e quan "qelq i lëngshëm", ku ikonat dhe menutë janë pjesërisht transparente, një hap që drejtuesit e Apple thanë se ishte i mundur për shkak të çipeve më të fuqishme në pajisjet Apple, krahasuar me një dekadë më parë.

Prezantimi në konferencën vjetore vjen në një kohë kur kompania po përballet me një sërë sfidash teknike dhe rregullatore.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat