Apple kërcënon BE me tërheqje të produkteve - Për shkak të legjislacionit të ri. “Brukseli po krijon konkurrencë të padrejtë”
Apple i ka bërë thirrje Komisionit Evropian që të shfuqizojë një sërë rregulloresh teknologjike, duke paralajmëruar se nëse nuk bëhen ndryshime, mund të ndalojë shitjen e disa produkteve dhe shërbimeve në 27 shtetet anëtare.
Në një tjetër përplasje me Brukselin, prodhuesi i iPhone tha se Akti i Tregjeve Dixhitale (DMA) çon në një përvojë më të keqe për përdoruesit e Apple, i ekspozon ata ndaj rreziqeve të sigurisë dhe prish mënyrën e përsosur të funksionimit të pajisjeve të kompanisë.
Kompania nga Silicon Valley e kritikoi ligjin në një dokument që paraqiti si pjesë e një shqyrtimi të legjislacionit tre-vjeçar , i cili synon të kufizojë fuqinë e gjigantëve më të mëdhenj dixhitalë , siç janë motorët e kërkimit, ofruesit e aplikacioneve dhe shërbimet e mesazheve .
Apple ka pretenduar se ka vonuar tashmë publikimin e veçorive të tilla si përkthimi i drejtpërdrejtë nëpërmjet AirPods dhe pasqyrimi i ekranit të iPhone në një kompjuter, për shkak të kërkesave DMA për ndërveprim me produktet dhe shërbimet jo të Apple.
“DMA do të thotë që lista e veçorive të prapambetura në BE ka të ngjarë të rritet dhe përvoja e përdoruesit me produktet e Apple do të mbetet edhe më tej”, tha ajo. Apple shtoi gjithashtu se Brukseli po krijon konkurrencë të padrejtë, pasi rregullat nuk zbatohen për Samsung , ofruesin më të madh të telefonave inteligjentë në BE .
Ndër kërkesat e DMA -së është që Apple të sigurojë që kufjet e palëve të treta të funksionojnë me iPhone-ët . Kjo, thotë kompania, ka bllokuar lançimin e shërbimit të saj të përkthimit të drejtpërdrejtë në BE , pasi u lejon konkurrentëve të hyjnë në të dhënat e bisedave , duke krijuar një problem privatësie.
Apple bëri thirrje që DMA të shfuqizohet ose, të paktën, të zëvendësohet me një legjislacion më të përshtatshëm . Ajo nuk specifikoi se cilat produkte mund të tërhiqen nga BE në të ardhmen , por tha se Apple Ëatch , i cili u lançua dhjetë vjet më parë, mund të mos jetë i disponueshëm në tregun evropian sot.
Kjo përplasje është e fundit në një seri midis Apple dhe Komisionit Evropian. Më herët këtë vit, kompania apeloi një gjobë prej 500 milionë euro të vendosur nga BE për dyshimin se i pengoi zhvilluesit e aplikacioneve të drejtonin përdoruesit drejt opsioneve më të lira jashtë App Store.

SHBA, tarifa për barnat dhe kamionët - Masat synojnë të mbrojnë prodhuesit vendas nga importet masive
Presidenti Donald Trump ka shpallur një raund të ri tarifash ndëshkuese mbi një gamë të gjerë mallrash të importuara, duke thënë se SHBA do të vendosë tarifa......

Sakhalin-3 do të fillojë operacionet në vitin 2028 - Projekti i ri i gazit të Rusisë që do të furnizojë kryesisht Kinën
Rusia pritet të fillojë prodhimin e gazit natyror në projektin e ri Sakhalin-3 në Oqeanin Paqësor në vitin 2028 për të furnizuar me gaz Kinën dhe për nevojat......

Qeveria emëron 3 zëvendësministre të reja për energjinë, shëndetësinë dhe punët e brendshme
Në mbledhjen e kësaj së enjteje, qeveria ka bërë disa emërime të reja në postet e zëvendësministrave. Ish deputetja e Shkodrës dhe ish ministrja e......

Energjetika në vendimet e para të qeverisë / TEC 30 MW në Ersekë dhe kredi 20 milionë euro për OSHEE
Qeveria ka miratuar ndërtimin e një centrali fotovoltaik me kapacitet 30 MW në Ersekë. Investimi pritet të përfundojë brenda 36 muajve dhe do të ketë një......

Energjia 2025-2029 / Ministrja Balluku shpalos objektivat kryesore të mandatit për këtë sektor
Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një postim në rrjete sociale ka shpallur objektivat......

Në SEPA nga 7 tetori, Guvernatori Sejko: Dërgesa më të lira në euro kudo në Evropë
Vendi ynë bëhet zyrtarisht dhe efektivisht pjesë e sistemit europian të pagesave, SEPA më 7 tetor. Të gjitha bankat tregtare janë pjesë e këtij sistemi të......

MET Group zgjeron praninë rajonale me hyrjen në tregun e Shqipërisë
Baar (Zvicër), 25 Shtator 2025 – Kompania zvicerane MET Group njofton hyrjen në tregun energjetik shqiptar përmes degës së re me seli në Tiranë, MET Albania.......

Dogana ndalon mallra të falsifikuara me logo të markave të famshme!
Dogana Shqiptare njofton se Strukturat e Degës Doganore Kapshticë, në bashkëpunim me Grupin e Antikontrabandës, kanë finalizuar disa raste bllokimi të......