Apple “kap” vlerën e 4 trilionë USD - Aksionet e kompanisë arrijnë nivel rekord pas suksesit të iPhone 17

Aksionet e Apple arritën nivele rekord, duke u tregtuar mbi 269 dollarë për aksion dhe duke e çuar kapitalizimin e tregut të kompanisë në 4 trilionë dollarë. Kjo pasoi kërkesën më të fortë se sa pritej për modelin e saj më të fundit, iPhone 17.
Gjiganti teknologjik me bazë në Cupertino i bashkohet kështu klubit të kompanive si Nvidia dhe Microsoft, që tejkaluan të njëjtën vlerë më herët këtë vit.
Nvidia, lideri kryesor në fushën e gjysmëpërçuesve, u bë kompania e parë në histori që arriti shifrën e 4 trilionë dollarëve në korrik 2025. Lajmet për investimet e larta të inteligjencës artificiale dhe perspektivat e forta të fitimeve kanë vazhduar të rrisin çmimin e aksioneve të saj, duke iu afruar vlerës së 5 trilionë dollarëve.
Shtatë gjigantët e teknologjisë, të njohur si “Magnificent Seven”, kanë përfituar nga bumi i inteligjencës artificiale këtë vit. Që nga janari, aksionet e Apple janë rritur mbi 18%, ato të Nvidia pothuajse 40%, dhe të Microsoft afërsisht 30%.
Megjithatë, Apple ka qëndruar pothuajse jashtë garës për të investuar miliarda në projekte të teknologjisë së re. Entuziazmi aktual i tregut për aksionet e kompanisë buron kryesisht nga suksesi i modelit më të fundit të iPhone, si dhe nga shenjat e lehtësimit të presioneve tregtare dhe tarifore.
Sipas Counterpoint Research, seria iPhone 17 ka shitur 14% më shumë se seria e kaluar gjatë dhjetë ditëve të para në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara.
Aksionet e Apple kanë fituar rreth 13% që nga prezantimet e reja më 9 shtator, duke u kthyer në territor pozitiv për herë të parë këtë vit.
Policia e Shtetit njofton: Kujdes nga adresat elektronike të rreme!
Policia e Shtetit njofton se së fundi, janë konstatuar disa raste të shtetasve të paidentifikuar që kanë krijuar adresë elektronike të rremë (email), me......
Modernizimi i rrjetit elektrik në Kukës - Investimi prej 98.6 mln lekë për energji cilësore
Drejtoria Rajonale e OSSH Kukës ka shpallur hapjen e garës për rikonstruksionin e rrjetit të tensionit të ulët në Tërthorë të Kukësit, me një fond limit prej......
Zv/kryeministrja Belinda Balluku prezanton drejtorin e ri të DPSHTRR
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastruktruës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka prezantuar drejtorin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të......
Të parët në rajon për punësimin me kohë të pjesshme/ Pensionistët, gjithashtu pjesë e fuqishme në treg
Puna me kohë të pjesshme është kthyer në një mundësi gjithnjë e më tërheqëse për shumë shqiptarë. Për ata që kanë angazhime të tjera, studime apo thjesht......
Shqiptarët u “largohen” titujve qeveritarë? - AMF: Bie me 25% interesi për të investuar në tregun primar gjatë 2025
Shqiptarët po i largohen investimit në tituj qeveritarë. Në 2025, individët kanë shfaqur interes më të ulët për blerjen e titujve, qoftë përmes Bankës së......
Grekët, të “distancuar” nga teknologjia - Rreth 70% e qytetarëve nuk e përdorin “IA” në punë
Megjithëse pjesa më e madhe e qytetarëve grekë, rreth tetë në dhjetë, kanë dëgjuar për inteligjencën artificiale dhe aplikimet e saj, më shumë se tre në......
SHBA, 80 mld USD për energjinë bërthamore - Synohet ndërtimi i reaktorëve të rinj për të përballuar kërkesën në rritje
Qeveria e Shteteve të Bashkuara nënshkroi një partneritet me pronarët kanadezë të Westinghouse Electric, me qëllim ndërtimin e reaktorëve bërthamorë me vlerë......
Paundi humbet sërish pikë - Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 82.7 lekë dhe është shitur me......




