Apple, 500 mld USD në 4 vjet - Investimi fokusohet tek “IA”, do të krijojë rreth 20,000 vende pune në SHBA
Apple planifikon të ndihmojë në krjimin e një fabrike masive në Teksas deri në vitin 2026, për të ndërtuar serverë të inteligjencës artificiale. Kjo nismë do të shtojë rreth 20,000 punë kërkimore dhe zhvillimi në të gjithë SHBA-në.
Kompania tha se vlera e investimit gjatë katër viteve të ardhshme përfshin gjithçka, nga blerjet e furnitorëve amerikanë deri te xhirimet e shfaqjeve televizive dhe filmave për shërbimin e saj Apple TV+.
Lëvizja vjen pas raportimeve të mediave se shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook u takua me Presidentin Donald Trump javën e kaluar. Shumë prej produkteve të Apple që montohen në Kinë mund të përballen me tarifa 10% të vendosura nga Trump në fillim të këtij muaji, megjithëse prodhuesi i iPhone siguroi disa “përjashtime” nga tarifat e Kinës gjatë administratës së parë Trump.
Shumica e produkteve të konsumit të Apple montohen jashtë SHBA-së, megjithëse shumë nga komponentët e Apple ende prodhohen atje. Kompania tha gjithashtu se muajin e kaluar filloi prodhimin masiv të çipeve të veta në një fabrikë në Arizona në pronësi të Taiwan Semiconductor Manufacturing Co (TSMC).
Apple njoftoi se do të punojë për të ndërtuar një strukturë në Houston, ku do të mbledhë serverë që shkojnë në qendrat e të dhënave për të fuqizuar Apple Intelligence, grupin e tij të veçorive të inteligjencës artificiale. Këta serverë janë aktualisht jashtë SHBA-së, sipas burimeve të kompanisë.
Gjithashtu synohet një akademi prodhimi në Michigan ku inxhinierët e saj, së bashku me stafin lokal të universitetit, do të ofrojnë kurse falas për firmat prodhuese të vogla dhe të mesme në fusha të tilla si menaxhimi i projekteve dhe optimizimi i procesit të prodhimit.
Sondazh

Shtohet interesi i qytetarëve për pensionet private - AMF: Mbi 6 mijë anëtarë më shumë se në 2023. Rritje me 16.8% edhe e aseteve
Numri i personave që zgjedhin të investojnë në skemat e pensioneve private është shtuar dukshëm nga viti në vit dhe si rrjedhojë, bashkë me të është rritur......

Rruga e Arbrit, pa pagesë - Premtimi i Edi Ramës: Sa të jem unë kryeministër nuk do të paguani
Të gjithë drejtuesit e mjeteve që do të kalojnë në rrugën e Arbrit pas hapjes së tunelit të Murrizit nuk do të paguajnë asnjë lek. Premtimi është bërë nga......

Çfarë do të ndodhë me markat “fake” në Shqipëri? - Nga konfiskim malli, tek dënim me burg. Rriten aplikimet e bizneseve shqiptare
Tregjet në Shqipëri janë të tejmbushura me mallra “fake”, që mbajnë emra e logo të njohura ndërkombëtare dhe shiten me çmime te lira por herë pas here edhe......

Takimi Trump dhe Macron: Miqësi, debate dhe dallime të mëdha mbi Ukrainën!
Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Presidenti francez Emmanuel Macron shfaqën dallime të mëdha të hënën në qasjen e tyre ndaj Ukrainës, duke ekspozuar një......

Si e shohin vendet e tjera Shqipërinë? Në sytë e botës jemi më mirë se rajoni, por shënojmë përkeqësim nga vjet
“Brand Finance” ka publikuar së fundmi studimin në kuadër të “Fuqisë së Butë” (Global Soft Power Index, 2025). Koncepti i fuqisë së butë ka të bëjë me......

Emiratet Arabe, 40 mld USD investime në Itali - Partneriteti fokusohet tek energjia, IA, mineralet kritike
Emiratet e Bashkuara Arabe planifikojnë të investojnë 40 miliardë dollarë në Itali, thanë dy vendet në një samit dypalësh në Romë. Kryeministrja italiane......

Mashtrim kompjuterik në bursa – Policia sekuestron 4 pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 1.2 milionë euro!
Policia e Shtetit informon se në vijim të punës gjurmuese dhe hetimore, për konstatimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, u......

Kanadaja kundër Elon Musk? – Banorët kërkojnë heqjen e nënshtetësisë së tij!
Të paktën 170,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion parlamentar që kërkon që Elon Musk t'i hiqet shtetësia kanadeze për shkak të rolit të tij në......