Bota Postuar më 5 Shkurt 2025, 13:30

Anulim i marrëveshjes së portit me Hong Kongun? - Panamaja konsideron ndërprerjen e kontratës për të ulur ndikimin e Kinës

Nga Kristi Ceta

Anulim i marrëveshjes së portit me Hong Kongun? - Panamaja konsideron

Panamaja po konsideron të anulojë kontratën e saj me kompaninë me bazë në Hong Kong, që drejton portet pranë Kanalit të Panamasë. Ky veprim mund të zbusë kërcënimet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të kundërshtuar ndikimin e Kinës rreth rrugës kryesore ujore.

Qeveria e Presidentit Jose Raul Mulino po peshon mundësinë e anulimit të kontratave me Hutchison Ports PPC. Zëdhënësit paralajmëruan se nuk është marrë asnjë vendim dhe qeveria do të veprojë në një mënyrë që synon të shmangë paditë dhe të ndjekë procesin e duhur.

Nëse një veprim i tillë zyrtarizohet, do të ishte një “dhuratë e madhe” për Trump, i cili thotë se Kina ka shumë kontroll mbi kanalin dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e kontrollimit të tij me forcë. Hutchison Ports operon dy nga pesë portet ngjitur me Kanalin e Panamasë, një në secilën anë. Ndërkohë, Kina ka konsumuar në mënyrë të vazhdueshme autonominë e Hong Kongut vitet e fundit.

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio u tha autoriteteve panameze se duhet të ndërmerren hapa për të frenuar atë që ai e quajti ndikimin "të papranueshëm" të Kinës mbi kanalin e ndërtuar nga SHBA, i cili iu dha Panamasë në 1999 sipas një traktati të nënshkruar dy dekada më pare. Hutchison ka drejtuar portet në Balboa dhe Cristobal të Panamasë nën një koncesion që u nënshkrua për herë të parë në 1997 dhe më vonë u zgjat deri në vitin 2047.

Gjithashtu, dy avokatë ngritën padi kundër kontratës së Hutchison pak ditë më parë, duke pretenduar se ajo shkel kushtetutën e vendit. Kërcënimi i Trump për të marrë nën kontroll rrugën ujore ka nisur një mori veprimesh që synojnë biznesin e portit të manjatit të Hong Kongut në rajon. Muajin e kaluar, autoritetet panameze dërguan një ekip auditorësh në CK Hutchison's Panama Ports Co. për të kryer atë që ata e quajtën një rishikim "shterues" për të "garantuar përdorimin efikas dhe transparent të burimeve publike".

Rreth 75% e ngarkesave që kalojnë tranzit përmes Kanalit të Panamasë nisen nga SHBA ose shkojnë drejt saj, duke e bërë atë deri tani përfituesin më të madh të rrugës. Kanali solli afro 5 miliardë dollarë fitime në vitin fiskal 2024, ose rreth 4% të produktit të brendshëm bruto të Panamasë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat