Bota Postuar më 30 Shtator 2025, 09:43

Amazon paguan gjobën “rekord” - 2.5 miliardë dollarë për mashtrim të konsumatorëve

Nga Kristi Ceta

Amazon paguan gjobën “rekord” - 2.5 miliardë dollarë

Amazon ka pranuar të paguajë 2.5 miliardë dollarë për të zgjidhur një padi të ngritur nga qeveria federale amerikane, që e akuzonte kompaninë se kishte mashtruar miliona njerëz për t’u anëtarësuar në shërbimin Prime dhe më pas ua kishte vështirësuar çregjistrimin.

Sipas marrëveshjes së shpallur nga Komisioni Federal i Tregtisë, 1.5 miliardë dollarë do t’u shpërndahen konsumatorëve që janë mashtruar për t’u regjistruar në këtë shërbim. Kjo është gjoba më e madhe tregtare që Komisioni ka siguruar ndonjëherë.

Shërbimi Prime ofron transport falas, “streaming” filmash dhe përfitime të tjera. Në SHBA kushton 120 euro në vit, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar kushton 107 euro në vit, dhe përdoret nga qindra miliona njerëz në mbarë botën.

Komisioni pretendoi se Amazon përdorte mënyra të paligjshme për blerjet online që të nxiste përdoruesit të regjistroheshin në Prime, shpesh pa sqaruar qartë kushtet ose pa dhënë mundësinë për të refuzuar ofertën.

Problem ishin edhe periudhat falas njëmujore, pasi klientët nuk ishin paralajmëruar qartë se anëtarësimi do të tarifohej automatikisht pas përfundimit të provës. Sipas Komisionit, këto praktika shkelin ligjet për mbrojtjen e konsumatorëve.

Vlerësohet se rreth 35 milionë amerikanë të prekur nga këto praktika midis qershorit 2019 dhe qershorit 2025 mund të marrin rimbursime. Shuma mund të shkojë deri në 51 dollarë për person.

Amazon ka rënë dakord të kthejë automatikisht paratë për ata përdorues që e kanë përdorur Prime më pak se tre herë në një vit pas regjistrimit. Ata që e kanë përdorur më pak se dhjetë herë do të mund të kërkojnë kthimin e parave përmes një formulari.

 

Shqipëria 30 Shtator Edel Strazimiri

Si është mbyllur ky muaj për valutat e huaja?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë muaj i paqëndrueshëm duke u luhatur vazhdimisht përgjatë kësaj kohe teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.2 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat