Bota Postuar më 9 Dhjetor 2024, 10:39

80% e lodrave të importuara në BE, nga Kina - Gjermania, Franca e Holanda janë destinacionet kryesore të importeve

Nga Kristi Ceta

80% e lodrave të importuara në BE, nga Kina - Gjermania, Franca e

Sezoni i festave po afrohet, dhe lodrat zënë një vend të rëndësishëm në listën e blerjeve. Të dhënat e tregtisë globale ndihmojnë për të kuptuar se si këto produkte arrijnë në shtëpitë e njerëzve në mbarë botën.

Sipas Eurostat, Bashkimi Evropian (BE) ishte një importues neto i lodrave në vitin 2023, me një vlerë prej 6.5 miliardë euro lodra të importuara, një rënie prej 2 miliardë eurosh krahasuar me vitin 2022. Ndërsa eksportet jashtë BE-së arritën në 2.3 miliardë euro, një ulje e lehtë prej 0.2 miliardë eurosh në raport me vitin e kaluar. Këto shifra reflektojnë varësine e bllokut nga shtetet e tjera për të përmbushur kërkesën e konsumatorëve vendas.

Kina mbetet furnizuesi më i madh i lodrave për BE-në, duke përbërë 80% të të gjitha importeve, me një vlerë prej 5.2 miliardë eurosh. Kjo vlerë krijon një distancë të madhe ndërmjet Pekinit dhe shteteve të tjera, si Vietnami, që është furnizuesi i dytë më i madh, me 6% (367 milionë euro). Ndërsa Mbretëria e Bashkuar renditet më poshtë me vetëm 2% (150 milionë euro).

Rreth një e pesta e importeve të lodrave në BE shkuan drejt Gjermanisë, që përbënte 18% të totalit të importeve të lodrave, duke u ndjekur nga Franca me 16% dhe Holanda me 14%.

Përveç importeve të mëdha, Bashkimi Evropian është gjithashtu një eksportues i lodrave në rajone të ndryshme të botës. Të dhënat tregojnë se tre shtete të BE-së janë përgjegjëse për më shumë se gjysmën e eksporteve jashtë bllokut: Çekia, Gjermania dhe Belgjika. Republika Çeke renditet e para, duke përbërë 29% të totalit, pasuar nga Gjermania me 19% dhe Belgjika me 8%.

Mbretëria e Bashkuar është destinacioni kryesor i eksporteve, duke zënë 30% të shumës, me një vlerë prej 694 milionë eurosh. Pas saj vjen Zvicra, me 13% apo 301 milionë euro, dhe Shtetet e Bashkuara, që importojnë 10% (233 milionë euro).

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat