“5 dyqanet”, ulje deri në 30% për fruta-perimet/ Nju Jork, Mamdani njofton nismën për uljen e kostove të jetesës

Plani i kryebashkiakut të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, për të hapur një rrjet dyqanesh ushqimore në pronësi të bashkisë ka ngjallur reagime të forta. Kritikët e kanë cilësuar nismën si hapin e parë të politikanit socialist-demokrat, drejt krijimit të “radhëve komuniste për bukë” në qytet.
Kryebashkiaku paraqiti një vizion tjetër për këto dyqane në pronësi të qytetit, duke njoftuar se do të ofrojnë zbritje prej 30% për fruta, perime, mish dhe një sërë produktesh të tjera ushqimore bazë. Sipas tij, kjo masë synon të zbusë ndikimin e rritjes së çmimeve të ushqimeve, në një nga qytetet më të shtrenjta të Shteteve të Bashkuara dhe të botës. Pesë dyqanet pritet të hapen në secilën prej pesë lagjeve të qytetit, me të parin që do të hapet në fund të vitit 2027 në Bronx. Mamdani planifikon që pesë dyqanet të jenë funksionale deri në fund të mandatit të tij 4-vjeçar.
“Një zbritje prej 30% përkthehet në kursime të ndjeshme për banorët e Nju Jorkut”, deklaroi kryebashkiaku demokrat, gjatë një konference për shtyp në një magazinë në Bruklin, përpara një stende me fruta dhe perime. “Në qytetin më të pasur, në vendin më të pasur në historinë e botës, askush në Nju Jork nuk duhet të shqetësohet nëse mund ta përballojë ushqimin për familjen e tij”, u shpreh Mamdani.
Bashkia ka filluar procesin e përzgjedhjes së operatorëve privatë për të trajtuar operacionet e përditshme të dyqaneve. Zyrtarët thanë se administrata do të sigurojë vitrinat e dyqaneve, ndërkohë që do të mbulojë kostot e qirasë dhe taksat e pronës. Ngritja e këtyre dyqaneve ishte një ndër premtimet kryesore të Mamdanit, gjatë fushatës zgjedhore, si pjesë e një platforme më të gjerë për uljen e kostove të jetesës. Programi i tij synon që pushteti vendor të luajë një rol më aktiv në zbatimin e politikave në mbështetje të shtresës punëtore, e cila përballet me vështirësi ekonomike. Në një moment gjatë vitit të kaluar, ai e përshkroi këtë nismë si një eksperiment modest dhe deklaroi se, nëse nuk do të funksiononte, atëherë ideja do të rezultonte e gabuar. Në fund të fundit, “kështu e ka jeta”.
Megjithatë, plani ka shkaktuar pakënaqësi tek tregtarët e vegjël, që janë të kudondodhur në lagjet e Nju Jorkut, të cilët druhen se nuk do të jenë në gjendje të konkurrojnë me çmimet e ulëta të ushqimeve në dyqanet që do të menaxhohen nga bashkia. Por, në konferencën për mediat, Mamdani tha se dyqanet në pronësi të qytetit nuk do të shisnin ushqim të ngrohta ose artikuj të tjerë si birra apo cigare, si një mënyrë për të shmangur humbjet e bizneseve private.
“Tokat e paregjistruara frenojnë agroturizmin” - Këshilli i Investimeve: Të regjistrohen pronat shtetërore
Pasiguritë mbi pronësinë e tokës po kthehen në një nga pengesat kryesore për zhvillimin e agroturizmit në vend. Një raport i Këshillit të Investimeve......
Shqipëri-Kroaci, ministri Hoxha: Projekte të përbashkëta në energji, turizëm dhe infrastrukturë
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka pritur në Tiranë Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman. Pas takimit, ministri Hoxha,......
Marrëveshje ushtarake 302 mln $ me SHBA, Kuvendi e miratoi me 74 vota me procedurë të përshpejtuar
Kuvendi i Shqipërisë miratoi me procedurë të përshpejtuar me 74 vota pro marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara për blerjen......
Autoriteti i Konkurrencës vendos masa ndaj Vodafone dhe One: Paketa më të lira për pensionistë e studentë
Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur një sërë masash dhe detyrimesh ndaj Vodafone Albania dhe One Albania, pas përfundimit të hetimit të thelluar në tregun......
“Gatishmëri maksimale ndaj zjarreve” - Rama: Flotës ajrore pritet t’i shtohen edhe tre avionë zjarrfikës
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Bazën Ajrore të Farkës me zjarrfikësit dhe trupat e Emergjencave Civile, në prag të rritjes së rrezikut nga......
Bypass-i i Tiranës, hapet tenderi për fazën III - Fondi limit 1.55 mld lekë, përfshin nyjen lidhëse me autostradën Tiranë-Durrës
Me një fond limit prej 1.55 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur procedurën e prokurimit për fazën e tretë të bypass-it të Tiranës, një projekt që......
Protesta masive kundër mbiturizmit - Majorka përballet me rritje të kostos së jetesës dhe mungesë strehimi
Banorët e Majorkës dolën në rrugë duke protestuar kundër efekteve të mbiturizmit, duke pretenduar se rritja e shpejtë e vizitorëve ka çuar në një kosto......
1 miliard euro për skemën e pensioneve - Gjysma e vitit mbyllet me performancë të lartë, më shumë hapësira për pensionistët
Të ardhurat në skemën e pensioneve kanë rezultuar rritje të vazhdueshme duke krijuar më shumë hapësirë për mbështetje financiare ndaj pensionistëve dhe......

