30 miliardë dollarë në vit për IA/ Oracle zbulon marrëveshjen me OpenAI për qendrat e të dhënave
Kompania e zhvillimit të inteligjencës artificiale Open AI ka konfirmuar se ka nënshkruar një kontratë me Oracle me vlerë 30 miliardë dollarë në vit për të ndërtuar qendra të dhënash me një kapacitet prej 4.5 gigavatësh. Këto qendra do të shërbejnë për projektin Stargate, që është njoftuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump në janar.
Projekti është një hap kyç i iniciativës strategjike prej 500 miliardë dollarësh që synon të ndërtojë 10 gigavat infrastrukturë të inteligjencës artificiale në Shtetet e Bashkuara deri në vitin 2029.
Sipas vlerësimeve, investimi i ri do të mundësojë krijimin e mbi 100,000 vendeve të punës, si në fushën e ndërtimit dhe funksionimit të qendrave të të dhënave, ashtu edhe përmes zinxhirit të furnizimit dhe shërbimeve lokale.
Pozicionet e punës përfshijnë angazhimet e drejtpërdrejta dhe të përhershme në qendra, vendet e përkohshme në ndërtim, si dhe punësimi indirekt në prodhimin e pajisjeve dhe aktivitete të lidhura me to, sipas të dhënave të publikuara nga Open AI.
Detaje rreth kësaj kontrate u shfaqën për herë të parë në publik në fund të qershorit, kur Oracle deklaroi përfundimin e një kontrate shumëvjeçare që do t'i sillte asaj 30 miliardë dollarë të ardhura vjetore, por më pas emri i klientit nuk u zbulua.
Ky lajm shkaktoi një rritje të ndjeshme të aksioneve të Oracle, dhe themeluesi i kompanisë, Larry Ellison, u ngrit në vendin e dytë në listën e Bloomberg të njerëzve më të pasur në botë.

“Penalitete dhe publikim identitetesh”, Balluku: Dënim maksimal për zjarrvënësit e qëllimshëm
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka reaguar ashpër ndaj zjarrvënieve të qëllimshme në......

Temperaturat e larta vënë në provë rrjetin energjetik - OST dhe OSSH në gatishmëri të lartë për të garantuar furnizimin
Përballë rritjes së temperaturave dhe ngarkesës në rrjetin elektrik, strukturat e sektorit energjetik në vend janë vënë në gatishmëri të lartë për të......

Formalizimi i produkteve bujqësore e blegtorale - Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bllokon 76.1 ton mallra në 12 ditë
Në kuadër të fushatës për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore dhe blegtorale si dhe garantimin e sigurisë ushqimore, Drejtoria e Përgjithshme e......

Turizmi, rritet flota e mjeteve lundruese - Shifrat e INSTAT, qershori arrin rekordin e vlerës së importeve
Rritja e fluksit të turistëve në Shqipëri ka sjellë edhe rritjen e investimeve në mjete lundruese nga subjektet turistike dhe individët. Referuar të dhënave......

Energjia e rinovueshme “kursen” planetin - Mbi 90% e burimeve të gjelbra të reja, më të lira se alternativat fosile
Energjia diellore dhe e erës janë tashmë pothuajse gjithmonë opsionet më të lira dhe më të shpejta për prodhimin e energjisë së re, sipas Organizatës së......

Vendorët, 47 mln euro nga taksa e ndërtesës - Shifra e 6-mujorit, më e larta në 10 vitet e fundit
Pushteti vendor ka arkëtuar më shumë të ardhura nga taksa e ndërtesës në gjysmën e parë të vitit. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se......

Trump dhe von der Leyen takohen në Skoci - Pritet firmosja e marrëveshjes tregtare, tarifa 15% për produktet europiane
Presidentja e Komisioni europian, Ursula von der Leyen, do të takohet gjatë fundjavës në Skoci, me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në......

Finlanda dhe vendet nordike, në krye të botës - Shqipëria mban vendin e 84-t në “Indeksin Botëror të Lumturisë 2025”
Renditja Botërore e Lumturisë për vitin 2025 nga Global Relocate ofron një pasqyrë të qartë mbi mirëqenien e popujve në mbarë botën, duke u mbështetur në......