2.6 trilionë USD për të ndalur degradimin e tokës - OKB: Investimet synojnë ta mbrojnë nga ndryshimet klimatike
Rikuperimi i tokës së degraduar të planetit dhe frenimi i përhapjes së shkretëtirave do të kërkojnë të paktën 2.6 trilionë dollarë investime deri në fund të dekadës, tha ekzekutivi i OKB-së që mbikëqyr bisedimet globale mbi këtë çështje.
Thatësirat më të shpeshta dhe të rënda si rezultat i ndryshimeve klimatike, të kombinuara me nevojat ushqimore të një popullsie në rritje, nënkuptojnë se shoqëritë janë në rrezik më të madh nëse nuk ndërmerren veprime.
Takimi dyjavor synon të forcojë rezistencën e botës ndaj thatësirës, duke përfshirë ashpërsimin e detyrimeve ligjore të shteteve, përcaktimin e hapave të ardhshëm strategjikë dhe sigurimin e financave.
Një pjesë e madhe e rreth 1 miliard dollarëve në ditë që kërkohet do të duhet të vijë nga sektori privat, tha Sekretari Ekzekutiv i Konventës së Kombeve të Bashkuara për Luftimin e Shkretëtirëzimit (UNCCD).
Me një popullsi në rritje, që do të thotë se bota duhet të prodhojë dy herë më shumë ushqim në të njëjtën sasi toke, investimet e sektorit privat do të ishin kritike, tha ai.
Ndërsa më shumë se 100 vende donin të kufizonin prodhimin e plastikës, një pjesë e vogël e prodhuesve të naftës u përgatitën vetëm për të synuar mbetjet. Bisedimet në Arabinë Saudite pasojnë ngjarje të ngjashme të OKB-së në tetor mbi biodiversitetin dhe në nëntor për ndryshimin e klimës dhe plastikës, ku financat, ose mungesa e tyre, luajtën një rol qendror. Për të arritur 2.6 trilionë dollarë, pothuajse sa prodhimi vjetor ekonomik i Francës, bota duhet të mbyllë një hendek vjetor prej 278 miliardë dollarësh, pasi vetëm 66 miliardë dollarë u investuan në vitin 2022, tha OKB.
Një studim i mbështetur nga OKB tha se degradimi i tokës po "minon aftësinë e Tokës për të mbështetur njerëzimin" dhe dështimi për ta rikuperuar atë do të "paraqiste sfida për brezat". Një sipërfaqe tokësore prej rreth 15 milion kilometrash katrorë, më e madhe se Antarktida, është tashmë e degraduar dhe po rritet me rreth 1 milion kilometra katrorë çdo vit, sipas studimit.
Ndërsa vendet janë zotuar për të mbrojtur rreth 900 milionë hektarë tokë, atyre u duhej të vendosnin një objektiv më ambicioz prej 1.5 miliardë hektarësh dhe të përshpejtonin ritmin.
Sondazh

Qeveria “rrëzon” amendamentin për minimumin jetik - “Nuk ka metodologji të qartë për përllogaritjen e tij”
Pas propozimit nga Partia Demokratike të amendamentit lidhur me minimumin jetik në buxhetin e shtetit për vitin 2025, ka ardhur dhe reagimi nga ana e......

Bie me 0.4 pikë besimi në ekonomi - BSH: Në “krizë” aktiviteti i bizneseve në sektorin e shërbimeve dhe industrisë
Treguesi i ndjesisë ekonomike ka pësuar një rënie me 0.4 pikë në muajin nëntor. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se kjo rënie u përcaktua......

Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit - Në pak orë u shpërndanë mbi 19 mijë bonuse
Mëngjesin e kësaj të hëne, ka nisur shpërndarja e bonusit të fundvitit. Sipas të dhënave, deri pranë mesditës shpërblimet janë tërhequr nga mbi 19,50......

“Energjia e erës do kapërcejë hidrocentralet” - Raporti i BB për Shqipërinë: Dekarbonizimi i sektorit është i realizueshëm
“Përshpejtimi i tranzicionit të energjisë për të arritur emetimet neto zero në të gjithë ekonominë në Shqipëri deri në vitin 2050 është i realizueshëm, por......

Bashkitë, në “luftë” me borxhet - Bien detyrimet, asnjë njësi me mbi 1 miliard lekë
Njësitë e vetëqeverisjes vendore po ndjekin një trend pozitiv sa i takon shlyerjes së detyrimeve të prapambetura, të cilat në fund të Shtatorit 2024......

Rruga Elbasan-Lekaj, 126 mln euro për ndërtimin - Korridori VIII/ ARRSH shpall kompanitë fituese për 6 tenderët
Ndërtimi i autostradës Elbasan – Lekaj do të kushtojë 126 mln euro, pa TVSH. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompanitë fituese që do të zbatojnë......

Sa e sigurojnë shqiptarët pronën? - Shkrepa: Sigurimi për frymë në Shqipëri, shumë më i ulët se vendet e rajonit
Pavarësisht se kemi qenë gjithmonë një popull i lidhur ngushtë me pronën dhe vendi ynë ka pasur një ekspozim të lartë ndaj fatkeqësive natyrore në vitet e......

Ulja e normave të interesit, “dekurajon” investitorët/ Individët po investojnë më pak në bono e obligacione
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF), investimet nga individët në bono thesari dhe obligacione për periudhën 9-mujore të vitit 2024,......