“220 milionë përdorues me pagesë” - OpenAI synon të shumëfishojë abonentët e ChatGPT deri në vitin 2030

Kompania e inteligjencës artificiale OpenAI ka parashikuar se të paktën 220 milionë përdorues javorë të ChatGPT do të paguajnë për një abonim deri në vitin 2030, raportoi The Information, duke cituar një person të njohur me çështjen.
Sipas projeksioneve, 8.5% e rreth 2.6 miliardë përdoruesve javorë të pritshëm, ose rreth 220 milionë njerëz, pritet të abonohen, duke e kthyer ChatGPT-në në një nga bizneset më të mëdha të abonimeve në botë.
Që nga korriku, rreth 35 milionë përdorues, ose afërsisht 5% e bazës javore aktive të ChatGPT, kanë paguar për planet “Plus” ose “Pro”, me çmime përkatësisht 20 dhe 200 dollarë në muaj, thuhet në raport.
Ndërsa të ardhurat vjetore të startup-it pritet të arrijnë rreth 20 miliardë dollarë deri në fund të këtij viti, humbjet e kompanisë po rriten, kanë thënë burime për Reuters.
The Information raportoi në shtator se OpenAI kishte gjeneruar rreth 4.3 miliardë dollarë të ardhura në gjysmën e parë të vitit 2025, rreth 16% më shumë se gjatë gjithë vitit të kaluar, ndërsa kishte shpenzuar 2.5 miliardë dollarë, kryesisht nga kostot e kërkimit dhe zhvillimit të ChatGPT.
OpenAI pret që rreth 20% e të ardhurave të saj të vijnë nga produkte të reja, si funksione të orientuara drejt blerjeve dhe reklamave. Këtë javë, kompania prezantoi një asistent personal blerjesh për ChatGPT, një lëvizje që mund të hapë rrugën për fitime përmes reklamave ose komisioneve nga shitjet.
Evropa, 22 miliardë euro për planin hapësinor - Programi synon të forcojë autonominë e kontinentit
Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), ekuivalenti evropian i NASA-s, synon të sigurojë 22 miliardë euro nga shtetet anëtare për tre vitet e ardhshme. Kjo......
720 mln euro u paguan si tatim nga pagat në 10 muaj - Nga 1 Janari rritet paga minimale dhe hyn në fuqi indeksimi
Vetëm për muajin Tetor, qytetarët shqiptarë kanë paguar 6.3 miliardë lekë apo 65 milionë euro si tatim mbi të ardhurat që kanë krijuar. Sipas të dhënave......
Financimi për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike - 4 burime për gjetjen e 9.1 mld USD, nga buxheti te PPP-të dhe obligacioni i gjelbër
Teksa Plani Kombëtar i Përshtatjes ndaj Ndryshimeve Klimatike 2026–2036 kërkon 9.8 mld USD ndërhyrje, ndërsa hendeku financiar arrin në 9.1 mld USD, në......
Shëndetësia “kalon” komisionin - Miratohet buxheti nen për nen. Rrëzohen amendamentet e opozitës për rritje fondi
Në Komisionin parlamentar për Shëndetësinë dhe Mirëqënien Sociale është diskutuar mbi projektbuxhetin 2026, përpara miratimit nen për nen. Opozita,......
Më pak polakë, por ata që vijnë kalojnë më shumë netë/ Polonia, një treg i qëndrueshëm për akomodimet turistike në Shqipëri
Edhe këtë vit shanset që të jeni hasur më një polak/e në rrugë në një nga ditët e vitit janë të larta edhe pse numri hyrjeve nga ky vend kanë rënë. Në total,......
Cilat janë 28 zonat e reja prioritare të zhvillimit? - Përcaktohen fshatrat ku i hapet rrugë investimeve në Shkodër, Mat dhe Shijak
Qeveria ka miratuar 28 zona të reja me përparësi zhvillimi në bashkitë Shkodër, Mat dhe Shijak. Çdo individ që ka në përdorim një tokë prej më shumë se 10......
Ulet numri i lejeve të ndërtimit, por rritet sipërfaqja/ Tirana vijon të mbajë peshën kryesore të zhvillimit me 93 leje
Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat më të fundit për tremujorin e tretë të vitit, ku vërehet një zhvillim i dyfishtë në sektorin e ndërtimit.......
Si do të tregtohen kripto-asetet në Shqipëri? - Platformat nën “lupë”, ligji i ri ndalon operimin pa autorizim nga AMF dhe BSH
Shqipëria po hedh një hap vendimtar drejt rregullimit të tregut të kripto-aseteve, përmes një projektligji të ri që përkufizon për herë të parë mënyrën se si......


