“2025, viti i dytë ose i tretë më i nxehtë në histori” - Shkencëtarët e BE-së: Ngrohja globale, në nivele të rrezikshme

Ky vit pritet të jetë i dyti ose i treti më i nxehtë në histori, potencialisht vetëm pas vitit 2024, që shënoi temperatura rekord, sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian (C3S).
Gjithashtu, 2025 pritet të përmbyllë periudhën e parë trevjeçare ku temperatura mesatare globale ka kaluar 1.5 gradë Celsius mbi periudhën paraindustriale 1850-1900, kur njerëzit filluan djegien industriale të lëndëve djegëse fosile.
Moti ekstrem vijoi të godiste rajonet në mbarë botën këtë vit. Tajfuni Kalmaegi vrau më shumë se 200 persona në Filipine muajin e kaluar. Spanja pësoi zjarret më dramatike në tridhjetë vitet e fundit, për shkak të kushteve të motit. “Këto etapa nuk janë abstrakte, ato reflektojnë frekuencën në rritje të ndryshimeve klimatike,” theksojnë studiuesit.
Viti i kaluar ishte më i nxehti në histori. Ndërsa modelet natyrore të motit i ndryshojnë temperaturat nga viti në vit, shkencëtarët kanë dokumentuar një trend të qartë ngrohjeje globale me kalimin e kohës. Ata kanë konfirmuar se shkaku kryesor i kësaj ngrohjeje janë emetimet e gazeve serrë nga djegia e lëndëve fosile.
10 vitet e fundit kanë qenë 10 vitet më të ngrohta që kur filluan regjistrimet, njoftoi Organizata Botërore Meteorologjike më herët këtë vit.
Kufiri global prej 1.5 gradë Celsius është limiti i ngrohjes që vendet u zotuan të parandalojnë nën Marrëveshjen e Parisit të vitit 2015. Por OKB ka deklaruar se objektivi nuk është realisht i arritshëm dhe u bëri thirrje qeverive që të reduktojnë sa më shpejt emetimet e dioksidit të karbonit.
Investitorët “zgjedhin” Kosovën - Investimet e huaja direkte u rritën me 20% në 2025
Fluksi neto i investimeve të huaja direkte (IHD) në Kosovë arriti në 730.2 milionë euro në nëntë muajt e parë të vitit 2025, nga 605.7 milionë euro në të......
Çmimet rekord “zbehin” turizmin kroat - Kostot për vizitorët janë rritur me 50% që nga viti 2020
Sezoni veror i vitit 2025 në Kroaci ka thelluar shqetësimet për pozicionin e vendit në tregun mesdhetar, pasi korriku dhe gushti sollën rënie të dukshme të......
Miratohet nen për nen projektligji “Për buxhetin 2026” në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Është miratuar nen për nen me 7 vota pro projektligji për buxhetin e vitit 2026 në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat. Gjatë......
Banka e Ideve
E premte, 21:00
Shqipëria synon rritjen e investimeve amerikane - Saro: Aplikacioni AFTERCARE i dedikuar për investitorët e huaj
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, në bashkëpunim me dhomën Amerikane të Tregtisë, zhvilluan një tryezë diskutimi mbi investitorët amerikanë të......
Lezha kryeson me 42.1% inaktivitet në punësim/ Kukësi më i ulëti me 22.3%, ndiqet nga Dibra dhe Durrësi
Inaktiviteti i punësimit i referohet pjesës së popullsisë në moshë pune që nuk është as e punësuar dhe as në kërkim aktiv të një pune. Ky inaktiviteti mund......
Mbi 2500 aktmarrëveshje për borxhet e energjisë - OSHEE: Likujdim me këste dhe reduktim i kamatave për detyrimet e prapambetura
OSHEE Group raporton ecuri pozitive të skemave lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, me mbi 2500 aktmarrëveshje të lidhura gjatë këtij......
Pensionet, varësia nga shteti mbetet e lartë - RCC: Mbulimi me atë privat, i dobët. Më pak se 10% në Shqipëri dhe rajon
Pensioni shtetëror është i vetmi shpëtim financiar për shqiptarët dhe shtetasit e tjerë të rajonit në moshën e pleqërisë. Në një anketë të realizuar nga......





