“2025, viti i dytë ose i tretë më i nxehtë në histori” - Shkencëtarët e BE-së: Ngrohja globale, në nivele të rrezikshme

2025 pritet të jetë viti i dytë ose i treti më i nxehtë në histori, sipas shkencëtarëve të Bashkimit Evropian. Ngjarjet ekstreme klimatike, duke përfshirë zjarret dhe stuhitë, po bëhen më të shpeshta për shkak të ngrohjes globale.
Ky vit pritet të jetë i dyti ose i treti më i nxehtë në histori, potencialisht vetëm pas vitit 2024, që shënoi temperatura rekord, sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian (C3S).
Gjithashtu, 2025 pritet të përmbyllë periudhën e parë trevjeçare ku temperatura mesatare globale ka kaluar 1.5 gradë Celsius mbi periudhën paraindustriale 1850-1900, kur njerëzit filluan djegien industriale të lëndëve djegëse fosile.
Moti ekstrem vijoi të godiste rajonet në mbarë botën këtë vit. Tajfuni Kalmaegi vrau më shumë se 200 persona në Filipine muajin e kaluar. Spanja pësoi zjarret më dramatike në tridhjetë vitet e fundit, për shkak të kushteve të motit. “Këto etapa nuk janë abstrakte, ato reflektojnë frekuencën në rritje të ndryshimeve klimatike,” theksojnë studiuesit.
Viti i kaluar ishte më i nxehti në histori. Ndërsa modelet natyrore të motit i ndryshojnë temperaturat nga viti në vit, shkencëtarët kanë dokumentuar një trend të qartë ngrohjeje globale me kalimin e kohës. Ata kanë konfirmuar se shkaku kryesor i kësaj ngrohjeje janë emetimet e gazeve serrë nga djegia e lëndëve fosile.
10 vitet e fundit kanë qenë 10 vitet më të ngrohta që kur filluan regjistrimet, njoftoi Organizata Botërore Meteorologjike më herët këtë vit.
Kufiri global prej 1.5 gradë Celsius është limiti i ngrohjes që vendet u zotuan të parandalojnë nën Marrëveshjen e Parisit të vitit 2015. Por OKB ka deklaruar se objektivi nuk është realisht i arritshëm dhe u bëri thirrje qeverive që të reduktojnë sa më shpejt emetimet e dioksidit të karbonit.
Çmimet "zbuten" në nëntor/ Inflacioni në 2.1%, por qiraja vijon të jetë ndjeshëm më lart se mesatarja
Më pak duket se na kanë kushtuar mallrat dhe shërbimet në vend për muajin Nëntor sipas të dhënave të INSTAT. Nisur nga shifrat, ndryshimi vjetor i Indeksit......
2025, një vit historik për arin - A mund të rritet më tej vlera e tij vitin e ardhshëm?
Viti 2025 ishte historik për arin, me një rritje mbi 60% të vlerës, i nxitur nga blerjet e bankave qendrore, tensionet gjeopolitike dhë dobësimi i dollarit.......
Komisioni i BE-së hap hetim ndaj Google për AI - Vendimi vjen pasi tensioneve me SHBA gjatë fundjavës
Komisioni Evropian nisi kw të të martë një hetim ndaj Google për përdorimin e përmbajtjes së botuesve të internetit dhe materialit të YouTube për shërbimet e......
Fermeri nga Maqellara, me 800 koshere bletësh - Rritet prodhimi, në 2025 u subvencionuan mbi 3500 zgjoje
Prodhimi i mjaltit në vend po rritet ndjeshëm nga viti në vit, ku efekt kanë dhënë edhe masat e mbështetjes nga Skema Kombëtare. Në vitin 2024 u regjistruan......
Tirana mes trafikut më të rënduar në Europë/ Renditemi në vendin e 49-të, kryeson Moska dhe Londra
Trafiku është bërë një nga problemet kryesore që hasin sot qytetet, kryesisht ato shumë të populluara, ato që presin një numër të madh turistësh, si edhe......
Rreth 34.7% e shqiptarëve kanë qëndruar jashtë vendit mbi 3 muaj/ Punësimi sezonal dhe emigrimi, sfidë për tregun e punës në Shqipëri
Emigrimi sezonal ka njohur rritje të fortë në vitin 2025, sipas SecuriMeter të publikuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal. Të dhënat tregojnë se 34.7% e......
BE bie dakord për shpërndarjen e azilkërkuesve - Planifikohet zhvendosje brenda shteteve anëtare. Kosova, ndër vendet e sigurta
Ministrat e Brendshëm të BE-së ranë dakord për të thjeshtësuar refuzimet e kërkesave për azil e për të krijuar një listë të vendeve të sigurta. Gjithashtu,......
BE i jep “dritën jeshile” planit italian për qendrat e emigrantëve - Gjadër e Shëngjin drejt aktivizimit pas marrëveshjeve të reja për kthimet
Italia thotë se miratimi nga Këshilli, të hënën, i paketës kryesore të dosjeve për migracionin i hap rrugë vënies në punë të dy qendrave të azilit në......





