“20% të prodhimit për konsum të brendshëm” - Australia, një nga eksportuesit më të mëdhenj të gazit synon të shtojë rezervat

Australia do t'u kërkojë eksportuesve kryesorë të gazit natyror në vend që të ndajnë 20% të prodhimit të tyre për konsum të brendshëm, njoftoi ministri i Energjisë, Chris Bowen. “Ky vendim u mor për të mbrojtur Australinë nga "paqëndrueshmëria globale e çmimeve" në një treg të prekur nga lufta në Lindjen e Mesme. Në këtë kontekst, qeveria synon të mbajë "një pjesë më të madhe të gazit që na nevojitet në tokën tonë", theksoi Bowen.
Australia është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të gazit natyror të lëngshëm (LNG), çmimet e të cilit janë rritur ndjeshëm për shkak të bllokadës së Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth 20% e prodhimit global. Sipas Shoqatës Aziatike të Gazit Natyror dhe Energjisë, rreth 40% e LNG-së që konsumon Japonia vjen nga Australia, e cila gjithashtu eksporton sasi të konsiderueshme të gazit natyror të lëngshëm në Kinë dhe Korenë e Jugut. Bowen siguroi se “asnjë kontratë ekzistuese” nuk do të preket nga masa e re.
"Ne jemi konsultuar ngushtë me partnerët tanë tregtarë për të siguruar që e gjithë bota ta kuptojë se Australia do të mbetet gjithmonë një furnizues i besueshëm i energjisë", theksoi ai.
Ndërkohë, kryeministri australian Anthony Albanese tha se vendi i tij do të krijojë një rezervë prej një miliard litra karburant për t'u mbrojtur nga çdo krizë energjetike që mund të shkaktohet nga lufta në Lindjen e Mesme. Australia është një nga të paktat anëtarë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) që nuk ka një rezervë kombëtare.
Australia, gjithashtu një prodhues i madh i qymyrit, po përpiqet të bëhet më pak e varur nga lëndët djegëse fosile duke "investuar në burime të besueshme dhe të zakonshme të energjisë së rinovueshme". Australia prodhoi 5,566 petajoule gaz natyror në vitin e fundit financiar (2024/25), ekuivalent me më shumë se 900,000 fuçi naftë, sipas Institutit për Ekonominë e Energjisë dhe Analizën Financiare (IEEFA) me seli në SHBA, i cili kryen kërkime dhe analiza mbi çështjet e ekonomisë dhe financave të energjisë.
“Masa të synuara për çmimet në rritje të energjisë” - FMN u kërkon vendeve të BE mbrojtjen e familjeve dhe bizneseve
Vendet evropiane nuk kanë arritur të ofrojnë masa të synuara për të mbrojtur familjet dhe bizneset që vuajnë nga çmimet e larta të energjisë, tha Fondi......
“BE do të zhdukë varfërinë brenda 25 viteve” - Komisioni Evropian ka miratuar strategjinë
Komisioni Evropian ka prezantuar strategjinë e tij të parë kundër varfërisë, e cila synon të zhdukë varfërinë ekstreme dhe përjashtimin social deri në vitin......
Borxhi global, rekord prej 353 trilionë USD - Investitorët largohen nga obligacionet e thesarit të SHBA
Investitorët po tregojnë shenja diversifikimi larg obligacioneve të thesarit të SHBA-së, ndërsa nivelet e borxhit global arritën një rekord prej gati 353......
Paketa e Maleve ‘mbyllet’ në maj, Demo: Miratuam zonat prioritare në bashkitë Delvinë, Konispol dhe Pogradec
Në mbledhjen e saj të sotme qeveria ka miratuar zonat prioritare të zhvillimit, pjesë e Paketës së Maleve për bashkitë Delvinë, Konispol e Pogradec. Rreth......
Ndryshon dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit, Malaj: Brenda 4-5 viteve mbyllim plotësisht 6 mijë dosje
Pas mbledhjes së sotme të Qeverisë ministri i Financave Petrit Malaj bëri të ditur vendimin e marrë për pagesat e ish të përndjekurve politike. Sipas tij......
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës përfshin arin në portofolin e rezervave për herë të parë
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka shënuar një moment historik në zhvillimin e aseteve zyrtare rezervë të Republikës së Kosovës, me përfshirjen......
Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, Presidenti Begaj takim me Granoff: Projektet tuaja modele suksesi
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot në një takim Kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, z. Michael......
Programi i Vetëpunësimit, shpallet thirrja për 2026, ministrja Ibrahimaj: Aplikoni, aplikoni, aplikoni!
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi shpalljen e thirrjes për vitin 2026 të Programit të Vetëpunësimit, një nga instrumentet......


