1X prezanton robotin humanoid NEO - Pajisja e re do të ndihmojë njerëzit në kryerjen e punëve të shtëpisë
Gara për robotin e parë humanoid që do të mirëpresim në shtëpitë tona vazhdon, me kompani të mëdha si Tesla apo startup-e të vogla që konkurrojnë për ta bërë këtë risi pjesë të rutinës sonë të përditshme. Një nga ata që shpresojnë të fitojnë këtë garë është 1X, një kompani me bazë në Norvegji dhe Silicon Valley, me robotin e tyre humanoid, NEO. I veshur me një kostum futuristik, NEO u prezantua së fundmi në selinë e firmës në Moss, në jug të kryeqytetit norvegjez, Oslo.
Bernt Bornich, CEO dhe themeluesi i 1X, tha: "Në periudhën afatgjatë, roboti do të merret me larjen e rrobave, pastrimin e shtëpisë, dhe në përgjithësi do t’u japë njerëzve kohën e nevojshme për aktivitete të tjera. Përveç kësaj, do të jetë një shoqërues i shkëlqyeshëm, mund të flisni me të, mund t'ju mësojë gjëra, mund të jetë argëtuese të bashkëbisedoni me të."
NEO është projektuar gjithashtu për t'u teleokomanduar edhe nëse ndodheni në një vend tjetër. Bornich tha se kjo do t'i lejojë përdoruesit të hyjnë në avatarin e tyre robotik, pavarësisht se ku ndodhen në botë. Kjo gjithashtu mund të mundësojë lloje të reja të ndërveprimit njeri-robot, u shpreh ai.
Bashkimi i inteligjencës artificiale dhe inxhinierisë po avancojnë ndjeshëm në fushën e robotikës humanoide. Inxhinierët projektojnë robotë duke imituar formën dhe lëvizjen e njeriut, ndërsa inteligjenca artificiale ofron 'aftësinë e mendimit', duke u mundësuar këtyre makinave të mësojnë nga mjedisi i tyre, të marrin vendime dhe të kryejnë detyra komplekse.
Versioni prototip i NEO-s u komandua nga njerëzit në distancë. Kompania tha se kjo është mënyra se si 1X trajnon modelet e tyre të teknologjisë së re, duke mësuar nga robotët që punojnë në mjedise të botës reale.
Versioni do të jetë i gatshëm për tregun në vitin 2025. 1X thotë se nuk mund të zbulojë ende detaje çmimi, por pritet që të jetë në përputhje me një makinë të re me çmim mesatar.
Sidoqoftë, konkurrenca në këtë sektor nuk mungon. Elon Musk tha në tetor 2024 se do të ketë të paktën 10 miliardë robotë humanoidë me një çmim midis 20,000 dhe 25,000 dollarë deri në vitin 2040. Gjithashtu, në Konferencën e fundit Ndërkombëtare mbi Robotikën Humanoide në Nancy, Francë, mbi 30 kompani si dhe institucione kërkimore shfaqën robotët e tyre më të fundit.
Sondazh

Festat rrisin çmimet e hoteleve në Korçë - Kosto e akomodimit arrin në 33% më shumë në natën e Vitit të Ri
Teksa i afrohemi ngadalë festave të fundvitit, gjithnjë e më shumë hotele, kryesisht ato të vendosura në zonat e ftohta të vendit, po rrisin çmimet për shkak......

Turizmi dhe pagat “fuqizuan” konsumin në vend - 10-mujori, të ardhurat nga TVSH e brendshme kapërcyen me 88 milionë euro
Konsumi përgjatë vitit 2024 ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në ecurinë pozitive të ekonomisë. Turistët e shumtë që kanë vizituar Shqipërinë, por edhe......

Borxhi global arrin mbi 320 trilionë USD - Deficitet buxhetore e tensionet tregtare mund të shkaktojnë rritje të mëtejshme
Stoku i borxhit botëror u rrit me mbi 12 trilionë dollarë në tre tremujorët e parë të vitit 2024, duke arritur një rekord të ri prej afro 323 trilionë......

Gjuetia e qëndrueshme dhe ruajtja e faunës së egër - Gati ndryshimet në ligj. Cilat janë qëllimet që duhet të arrihen?
Projektligji “Për gjuetinë”, është publikuar për Konsultime Publike ku hartimi i tij përmirëson ligjin aktual në disa nene të caktuara të tij. Drafti i ri......

Kostot në ndërtim, më të lira se një vit më parë/ Çmimet në sektor u rritën me 1.6% për shkak të pagave dhe transportit
Vitet e fundit, referuar të dhënave të marra në analizë nga “Scan Intel”, ndërtimi po luan një rol të rëndësishëm në ecurinë ekonomike të vendit teksa......

Si mund të arredojmë shtëpinë pa shumë kosto? - Gjatë këtij viti u importuan rreth 11 miliardë lekë mobilie
Mobilimi i shtëpisë, më shumë sesa estetike dhe funksionale, është një zgjedhje që tregon dhe stilin e jetës së një familjeje. Në emisionin Ekonomia 3D, u......

Vendet e BE-së investuan 5.99 mld euro në Shqipëri/ Vitin e kaluar vendi ynë u përmirësua krahasuar me rajonin
Në vitin 2023, investitorët nga vendet e Bashkimit Europian mbajtën investime direkte jashtë në një vlerë prej 9.16 trilionë euro, duke regjistruar rënie......

SHBA, tarifa ndaj vendeve të Azisë Juglindore - Synohen importet e paneleve diellore për të mbrojtur prodhimin vendas
Departamenti Amerikan i Tregtisë ka vendosur tarifa paraprake për importet e paneleve diellore nga katër vende të Azisë Juglindore. Raundi i ri i tarifave......