Sulm me armë në darkën e korrespondentëve, Trump: Besoj se objektivi isha unë. Arrestohet autori
Një incident i rëndë tronditi mbrëmjen e sështunës, darkën tradicionale tëKorrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë nëUashington, pasi një person i armatosur me disaarmë tentoi të kalonte pikën e kontrollit tësigurie, në aktivitetit ku ndodhej Presidentiamerikan, Donald Trump.
Sipas autoriteteve amerikane, i dyshuari, iidentifikuar si Cole Allen, 31 vjeç ngaKalifornia, iu afrua kontrollit të sigurisë iarmatosur me armë gjahu, pistoletë dhe disathika, përpara se të neutralizohej nga agjentët e Shërbimit Sekret amerikan.
Gjatë përplasjes, një efektiv sigurie mbeti iplagosur nga të shtënat, por Presidenti Trump deklaroi se oficeri i mbijetoi sulmit falë jelekutantiplumb. Të paktën pesë të shtëna u dëgjuannë sallën e hotelit rreth orës 20:35, duke shkaktuar panik mes të pranishmëve.
Presidenti Trump, i cili ndodhej në skenë pranëzonjës së parë Melania Trump, u evakuuamenjëherë nga agjentët e sigurisë. Ai deklaroimë vonë nga Shtëpia e Bardhë se të gjithëanëtarët e administratës së tij që merrnin pjesënë aktivitet janë të sigurt.
Trump vlerësoi reagimin e shpejtë të ShërbimitSekret dhe forcave të rendit, duke e cilësuarndërhyrjen si vendimtare për shmangien e njëtragjedie më të madhe. Autoritetet po vijojnëhetimet për motivet e sulmit, ndërsa i dyshuaripritet të dalë para gjykatës të hënën.
Ngjarja ka ngritur shqetësime të forta mbisigurinë në aktivitetet e nivelit të lartë politik nëSHBA, ndërsa ceremonia e Korrespondentëvedo të riplanifikohet brenda 30 ditëve.
Zyrtarë të tjerë të lartë të administratës Trump ishin të pranishëm në aktivitet, përfshirëZëvendëspresidentin JD Vance, drejtorin e FBI-së Kash Patel dhe Sekretarin e ShëndetësisëRobert F. Kennedy Jr.
I pyetur në Shtëpinë e Bardhë nëse besonte se aiishte objektivi i të dyshuarit, Trump u përgjigj: “Besoj se po.” Ai shtoi se më shumëinformacion mbi motivet e autorit të dyshuar do të bëhet publik në ditët në vijim. “Ai është nëparaburgim dhe po i bëhen shumë pyetje,” thaTrump.
Presidenti i mbijetoi një atentati gjatë një tubimielektoral në korrik 2024 në Pensilvani. Disamuaj më vonë, një tjetër person tentoi ta vristendërsa luante golf në resortin e tij në West Palm Beach, Florida.
“Paketa e Maleve” dhe “dyfisho ndërmarrjen tënde”, mjete që zhvillojnë ekonominë
Qeveria shqiptare po promovon “Paketën e Maleve” si një program kombëtar për të nxiturzhvillimin rural, turizmin malor dhe rikthimin e investimeve të diasporës......
Partneritet i ri strategjik me Greqinë, Rama: Do të zgjidhim çështjet e mbartura
Në podcast-in e kësaj jave, kryeministri Edi Rama ka bërë një përmbledhje të vizitave të tijnë Abu Dhabi dhe Greqi. Në vendin fqinj, kryeministri Rama mori......
Siguria ushqimore, Rama: Shqipëria drejt një sistemi të ri cilësie për tregun europian
Siguria ushqimore dhe përafrimi me standardete Bashkimit Europian janë vendosur në qendërtë axhendës së qeverisë shqiptare, si pjesë e procesit të integrimit......
Forcimi i Bashkëpunimit për Zhvillim Shqipëri–Gjermani: Nënshkruhet Protokoll i Ri në Tiranë
Qeveria e Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë përmbyllën me sukses Negociatat për Bashkëpunimin për Zhvillim 2026 në Tiranë, duke......
Policia e Shtetit konstaton një skemë mashtrimi online
Policia e Shtetit bën me dije qytetarët se është konstatuar një skemë mashtrimi online, ku autorë të paidentifikuar kanë krijuar faqe interneti të rreme, të......
Shtrenjtohen sërish karburantet/ Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës në 206 lekë/litër
Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e radhës çmimet e reja tavan për tregtimin e nënprodukteve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi në orën......
Prokuroria në SHBA heq dorë nga hetimi ndaj Powell/ Vendimi i hap rrugën Senatit të votojë Kevin Warsh, si kryetar të FED
Departamenti i Drejtësisë ka hequr dorë nga hetimi penal ndaj Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, duke larguar një pengesë të madhe për Senatin që......
Meta dhe Microsoft shkurtojnë 20,000 vende pune/ Kriza e IA ka mbërritur, që nga 2020 janë larguar 900,000 persona
Inteligjenca artificiale po kërcënon gjithmonë e më shumë vendet e punës. Së fundmi, Meta dhe Microsoft njoftuan se do të shkurtojnë rreth 20 mijë vende......


