Bota Postuar më 26 Dhjetor 2024, 13:30

Sulm kibernetik në Japan Airlines - Kompania njofton për ndërhyrje në sistem dhe pezullim fluturimesh

Nga Kristi Ceta

Sulm kibernetik në Japan Airlines - Kompania njofton për

Japan Airlines njoftoi se kishte pësuar një sulm kibernetik, duke paralajmëruar se mund të ketë vonesa dhe nuk mund të përjashtohen anulimet e fluturimeve.

"Ne mund të konfirmojmë se kemi pësuar një sulm kibernetik dhe po merremi me situatën," tha një zëdhënëse e transportuesit të dytë më të madh të Japonisë.

Kompania njoftoi se sulmi filloi në 07:24, sipas orës lokale, dhe preku sistemet e brendshme dhe të jashtme të IT. Ajo duhej të çaktivizonte një router që po shkaktonte probleme në rrjet, ndërkohë që u detyrua të pezullonte përkohësisht shërbimet e biletave për fluturimet e saj të sotme.

Sulmi kibernetik i shtohet një sërë veprimesh të ngjashme që synonin organet publike ose kompanitë e mëdha në vendin aziatik. Në fund të vitit 2023, agjencia hapësinore japoneze njoftoi se kishte pësuar një sulm kibernetik.

Në korrik të të njëjtit vit, porti i Nagoya-s, më i madhi në arkipelag për sa i përket trafikut, u paralizua për shkak të një virusi që i atribuohej grupit rusofobik LockBit.

Agjencia japoneze e sigurisë kibernetike gjithashtu pësoi një ndërhyrje hakerësh në sistemet e saj për një periudhë që mund të ketë zgjatur deri në nëntë muaj, raportuan mediat japoneze.

Në shkurt 2022, prodhuesi më i madh i automjeteve në botë, Toyota, u detyrua të pezullojë të gjithë prodhimin në vend për një ditë për shkak të një sulmi kibernetik ndaj një furnizuesi.

Së fundmi, faqja e njohur japoneze e videolojërave Niconico u detyrua të pezullojë përkohësisht shërbimet e saj në korrik për shkak të një sulmi kibernetik në shkallë të gjerë.

Në anën tjetër të Paqësorit, në fillim të kësaj jave American Airlines ndaloi të gjithë avionët e saj për rreth një orë, duke ndërprerë udhëtimin për mijëra njerëz në prag të Krishtlindjes, për shkak të një problemi teknik me pajisjen e rrjetit.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 26 Dhjetor Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan është blerë sot me 93.8 lekë dhe është shitur me 94.8 lekë. Monedha europiane blihet sot me 97.7 lekë dhe shitet me 98.6 lekë. Franga......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat