Balluku inspekton zonat e përmbytura në Fier: Semani kthehet në shtrat, nis riparimi i argjinaturave

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi situatën në zonat e përmbytura të Qarkut të Fierit. Ajo tha se gjendja po shkon drejt përmirësimit, pasi lumi Seman është kthyer në shtratin e tij dhe është kryer evakuimi i plotë i banorëve.
"Jemi, ta quajmë, në një stad përmirësimi të situatës, pasi lumi Seman është kthyer në shtratin e tij. Sigurisht këtu jemi shumë afër hidrovorit dhe kjo është një zonë ku vazhdon të ketë prezencë të ujit. E rëndësishme është që 20 banesa që janë prekur asnjë nga qytetarët nuk është dëmtuar. Është bërë evakuimi i plotë i të gjithë banorëve të zonës.
Kishim para pak orësh një situatë me dy barinj, të cilët nuk arrinim ti kontaktonim, megjithatë ata janë gjetur, janë të sigurt. Gjithçka është zhvilluar nën mbikëqyrjen e forcave të Emergjencave Civile, por edhe të gjithë grupeve të tjera. Forcat e Armatosura kanë pas një rol të jashtëzakonshëm në gjithë këto ditë të vështira dhe sfiduese pothuajse në gjithë vendin.
Nga ana tjetër, nuk parashikohet në dy-tre ditët në vazhdim që të ketë reshje dhe kjo do jetë koha për të rikuperuar edhe dëmtimet që kanë ndodhur në argjinatura. Para pak po diskutonim me inxhinierët e bordit të kullimit, përsa i përket kësaj situate. Gjithsecili është në pozicionin e vet, në krye të detyrës, duke ju përgjigjur kërkesave të qytetarëve.
Duhet që të bëjmë me dije që të gjithë ata banorë të zonave të përmbytura që kanë nevojë për mbështetje përsa i përket ushqimit të bagëtive, të kontaktojnë menjëherë me pushtetin vendor, pasi janë në dispozicion dhe rezervat e shteti gjithçka që mund t'i vijë në ndihmë, qoftë për nevojat personale, por edhe për ushqimin e bagëtive. Ne jemi në terren gjatë gjithë kohës. Skuadrat janë këtu. Do të vazhdojmë deri në përmirësimin total të kushteve.
Duhet thënë përsa i përket kaskadës së Devollit, është e rëndësishme kjo për t'u thënë, duke qenë se ndikimi i asaj kaskade vjen këtu në lumin Seman, që shkarkimet janë ulur në kuotën minimale, janë më të ulëta se prurjet që ka kaskada në këto momente. Kompania Statkraft na është përgjigjur thirrjes tonë pikërisht për ti ulur sa më shumë shkarkimet dhe për të pasur një menaxhim të mirë, ashtu siç kemi bërë me kaskadën e Drinit. Kaskada e Drinit është menaxhuar në mënyrën më të mirë duke minimizuar përmbytjet në Fushë Shkodër. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me kaskadën e Devollit.
Tani do të na duhet që të bëjmë të gjithë riparimet e duhura. Do na duhet që të bëjmë vlerësimin e dëmeve, ashtu siç e kemi thënë, siç e ka thënë kryeministri Rama dhe çfarë është më e rëndësishme më pas, në një mënyrë të drejtë me të gjitha grupet e ngritura nga bashkitë e zonave të prekura nga Emergjencat Civile t'ia dalim për të bërë një shpërndarje të kompensimit që do të jetë ekuvalent i një skeme e cila po ndërtohet nga Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë, si për banorët që janë prekur banesat, ashtu edhe për dëmet që kanë ndodhur nëpër serra apo tokat bujqësore.
Pyetje: Ndërkohë një dëm i tillë nuk është parë asnjëherë, një vërshim i tillë i ujërave këtu në këtë zonë dhe është çarë argjinatura në disa segmente Kjo do të thotë që duhen investime për riparimin e argjinaturës së Semanit?
Atëherë, kemi dëmtime, se çarje argjinature është pak fjalë më e madhe se ç'duhet në këtë rast. Kemi dëmtime të argjinaturës së Semanit. Padyshim do të duhen riparime të menjëhershme që do të bëhen, siç e dëgjuat se ju ishit këtu me mua, nga inxhinierët e bordit të kullimit që do të bëhen në orët në vazhdim, sapo të ketë rënie të nivelit të ujit dhe më pas do të ketë ndërhyrje akoma më të thella për të përforcuar të gjitha argjinaturat që janë prekur për shkak të këtyre vështrimeve, unë nuk e di nëse është hera e parë që janë kaq shumë vështrime apo jo, por megjithatë është e rëndësishme që të thuhet që janë identifikuar pikat problematike, të cilat do të riparohen menjëherë", tha Balluku.
Shqiptarët "frenojnë" pagesat me home banking - Çfarë ndodhi me kuletat tona digjitale në nëntor? 10.3% më pak veprime bankare
Rruga drejt zvogëlimit të pagesave me para në dorë nuk është e thjeshtë dhe këtë e tregojnë edhe shifrat herë në ulje e herë në ngritje të transaksioneve që......
Tregu energjetik Shqipëri-Kosovë - Volumet në ALPEX arritën në 1.95 mln mWh. Vlera e transaksioneve, 270 mln euro
Volumet e energjisë të tregtuar në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike pësuan rritje gjatë vitit 2025, në raport me një vit më parë. Sipas të dhënave të......
A mjafton akciza e re për frenimin e duhanpirjes? - Imami: Rritja nuk bazohet në inflacion, duhen ashpërsuar masat
Rritja e akcizës ka shtrenjtuar sërish çmimin e paketave të duhanit këtë fillim vit. Megjithatë, pavarësisht se çmimi rritet, konsumi nuk frenohet. Sipas......
Cilat do të jenë efektet e hartës së re të vreshtave? - Ekspertët: Certifikohen produktet, plotësohen standardet e BE
Shqipëria do të ketë një hartë të re vreshtarie për kultivimin e rrushit për verë. Projektligji i ri i hedhur për konsultim publik synon të fuqizojë......
Bizneset që synojnë BE-në janë të paqartë - Zekja: Sfidë financiare për sipërmarrjet shqiptare
Integrimi europian mbetet sfida kryesore për Shqipërinë në katërvjeçarin e ardhshëm, por njëkohësisht edhe një proces që kërkon përgatitje të thelluar,......
Kryeministri Rama në Abu Dhabi për Javën e Qëndrueshmërisë 2026
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe për të marrë pjesë në Javën e Qëndrueshmërisë “Abu Dhabi Sustainability Week 2026” (ADSW), që ka......
“Efekti TEMU” rrit postën ndërkombëtare në Shqipëri - Blerjet online çojnë në rekord dërgesash nga jashtë vendit. Rreth 102% më tepër se në 2024
Përgjatë harkut kohor të një viti, në Shqipëri kanë ardhur më shumë objekte me postë nga jashtë vendit. Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i......
Autostrada Elbasan-Lekaj/ Gati hapja e 4 tenderëve për ndërtimin e 21 km të mbetur
Autoriteti Rrugor Shqiptar planifikon hapjen e tenderëve për ndërtimin e segmentit nga Pajova e Peqinit, në Rrogozhinë, pjesë e korridorit 8. TV SCAN ka......


