Amerika Postuar më 10 Janar 2025, 13:30

Zjarret, 150 mld USD dëme ekonomike në Hollivud - Banesat e shumë personave të famshëm janë djegur në Kaliforni

Nga Kristi Ceta

Zjarret, 150 mld USD dëme ekonomike në Hollivud - Banesat e shumë

Zjarret massive në Kaliforni priten të shkaktojnë dëme ekonomike deri në 150 miliardë dollar, sipas të dhënave paraprake. Në këtë zonë u shkatërruan mbi 1,000 banesa dhe u evakuuan rreth 130,000 njerëz, duke përfshirë shumë yje të Hollivudit.

Zjarret masive që përfshinë Kaliforninë priten të kushtojnë rreth 135 miliardë deri në 150 miliardë dollarë dëme ekonomike, sipas shifrave të përditësuara paraprake nga parashikuesi privat AccuËeather Inc.

"Këto zjarre me lëvizje të shpejtë dhe të drejtuar nga era kanë krijuar një nga katastrofat më të kushtueshme në historinë moderne të SHBA-së," tha kreu meteorolog i AccuWeather. Sipas analistëve, dëmi total nga kjo fatkeqësi mund të arrijë gati 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto vjetor të shtetit të Kalifornisë.

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën, sipas të dhënave paraprake, ndërsa zyrtarët presin që numri i të vdekurve të rritet. Më shumë se 1,000 struktura, kryesisht shtëpi, janë shkatërruar nga flakët deri tani dhe rreth 130,000 njerëz janë evakuuar në zonën metropolitane.

Zjarret kanë djegur shtëpitë e disa personave të famshëm, duke përfshirë Billy Crystal, Mandy Moore dhe Paris Hilton.

Jamie Lee Curtis, James Ëoods, Mark Hamill dhe Maria Shriver ishin ndër ata që publikisht përshkruan se u detyruan të evakuoheshin pasi zjarret jashtë kontrollit përfshinë disa nga pasuritë e paluajtshme më luksoze në botë.

Shpërthimi më i madh konsumoi rreth 5,000 hektarë në zonën Pacific Palisades, që është shtëpia e yjeve të filmit, televizionit dhe muzikës. Në këtë zonë, banesa mesatare vlen 4.5 milionë dollarë.

Midis personave të famshëm që kishin pësuar dëme në prona ishin ylli i "Gossip Girl" Leighton Meester dhe burri i saj Adam Brody, fituesi i dyfishtë i çmimit Oskar Anthony Hopkins, si dhe John Goodman, Miles Teller dhe Anna Faris.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 10 Janar Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat e huaja?

Dollari amerikan blihet sot me 94.7 lekë dhe shitet me 95.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal duke fituar pikë nga dita  e djeshme. Monedha europiane......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat