Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesarit - Që nga viti 1991 kandidati ka punuar për “Soros Fund Managment”
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump tha përmes një deklarate të premten se do të emërojë financierin Scott Bessent në postin e Sekretarit të Thesarit. Bessent, 62 vjeç, është themeluesi i fondit “Key Square Capital Management” dhe ka punuar vazhdimisht për “Soros Fund Managment” që nga viti 1991.
Nëse konfirmohet, ai do të jetë homoseksuali i parë në postin e Sekretarit të Thesarit në Shtetet e Bashkuara. Ai është një mbështetës i kontrollit të ashpër të deficitit dhe ka thënë se do të punojë për të ulur borxhin kombëtar të Shteteve të Bashkuara, shkruan zeriamerikes.
“Ky cikël zgjedhor është shansi i fundit për Shtetet e Bashkuara për të dalë nga ky mal me borxhe pa u bërë një lloj demokracie socialiste e stilit europian”, tha ai për agjencinë e lajmeve “Bloomberg” në gusht.
Trump njoftoi gjithashtu emërimin e Russell Thurlow Vought në postin e Drejtorit të Zyrës së Menaxhimit të Buxhetit dhe ish-ligjvënësen Lori Chavez-DeRemer në postin e Sekretares së Departamentit të Punës.
Presidenti i zgjedhur Trump gjithashtu njoftoi emërimin e ish trajnerit të disa ekipeve të futbollit amerikan, Scott Turner në postin e Sekretarit të Strehimit dhe Zhvillimit Urban dhe ish-zyrtarin e Departamentit të Shtetit Alex Wong në postin e zëvendës këshilltarit të sigurisë kombëtare.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Harroni Italinë! Shqipëria, ndalesa e radhës për vizitorët e zgjuar - Rama: Surpriza e fundjavës në Wall Street Journal
Gjigantin mediatik amerikan Wall Street Journal këtë fundjavë i ka kushtuar një shkrim të gjatë Shqipërisë Turistike. Lajmi është mirëpritur dhe shëprndarë......

Drejt dimirit të 3-të që kur nisi lufta: Çfarë parashikohet për çmimet e energjisë në Europë?!
Çmimet standarde europiane të gazit natyror janë në rritje, duke shënuar pasiguri rreth furnizimeve të mjaftueshme dhe rritjes së kërkesës ndërsa Europa po i......

Parashikimet për çmimet e naftës - Pritshmëritë e Goldman Sachs: Mesatarisht 80 USD/fuçi në vitin 2024
Goldman Sachs pret që çmimet e naftës Brent të jenë mesatarisht 80 dollarë për fuçi këtë vit, pavarësisht pasigurive gjeopolitike, duke përmendur një sufiçit......

TruthFi, Trump planifikon të futet në tregun e kriptovalutave - Premtimi: Ti bëjmë SHBA-të “kapitalin e kriptomonedhave të planetit”
Truth Social, platforma e mediave sociale në pronësi të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, duket se po shqyrton një kalim në hapësirën e......

BQE merr masa për luftën tregëtare me SHBA-të - Lagarde: Urgjenca për të integruar tregjet tona të kapitalit është rritur
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde përsëriti thirrjen e saj për integrim ekonomik në të gjithë Evropën, duke argumentuar se......

Sa banorë jetojnë në 1 km² në qarqet e Shqipërisë? Në Tiranë dendësia e popullsisë, rreth 4 herë më e lartë se mesatarja e vendit
Migrimi i brendshëm në Shqipëri ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndryshimin e shpërndarjes së popullsisë midis qarqeve, duke krijuar kontraste të......

AMA, bashkëpunim me Portugalinë në fushën audiovizive - Marrëveshja / Kuadër ligjor i përbashkët, edukim mediatik dhe monitorim i përmbajtjes
Krijimi i një kuadri ligjor për rritjen e bashkëpunimit në fushën audiovizive dhe ndihmës së përbashkët, ndërmjet rregullatorëve të dy vendeve”. Ky është......

Janar-tetor, transfertat në euro u rritën me 33 për qind - Vijon rritja me ritme të shpejta për të dytin vit radhazi
Transfertat kombëtare në euro po rriten me ritme të shpejta për të dytin vit radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deri për 10 muajt e parë të......