Trump synon firmat farmaceutike - Propozon uljen e çmimeve të barnave amerikane
Prodhuesit e barnave janë paralajmëruar se Administrata Trump po shqyrton uljen e çmimeve të ilaçeve në SHBA, duke i bërë të ngjashme me shumat e ulëta që paguajnë vendet e tjera të zhvilluara. Kështu janë shprehur dy burime të kompanive, që e quajtën këtë opsion shqetësimin kryesor të industrisë farmaceutike.
Të dyja burimet, që nuk ishin të autorizuara të flisnin publikisht, thanë se prisnin që politika të vinte nga agjencia që mbikëqyr programet shëndetësore Medicare dhe Medicaid.
Burimi i parë tha se zyrtarët qeveritarë të shëndetësisë i kishin thënë drejtpërdrejt se po shqyrtonin një politikë të tillë, të cilën ai e përshkroi si një përparësi të nivelit të mesëm për Administratën Trump, ndërsa përpiqet të ulë çmimet e barnave.
Sipas kompanive, çdo politikë e tillë ishte më shqetësuese për industrinë sesa lëvizjet e tjera të qeverisë, që përfshijnë tarifat për ilaçet e importuara. Burimi i parë tha se është "kërcënimi më i madh ekzistencial për industrinë dhe inovacionin e bioshkencave në SHBA".
Grupi tregtar i industrisë PhRMA më herët këtë vit loboi në Kongres për çështjen, që ndonjëherë quhet çmim referues ndërkombëtar, sipas të dhënave qeveritare.
SHBA është vendi që paguan më shumë për ilaçet në botë, shpesh gati tre herë më shumë se shtetet e tjera të zhvilluara. Presidenti Donald Trump ka thënë se dëshiron ta reduktojë këtë diferencë, por nuk e ka specifikuar publikisht se si do ta arrijë këtë. Në mandatin e tij të parë, programi i propozuar ndërkombëtar i çmimeve referuese i Trump u bllokua nga një gjykatë.
Propozimi i gjerë i Trump pesë vjet më parë parashikonte t'u kursente taksapaguesve më shumë se 85 miliardë dollarë gjatë shtatë viteve, duke ulur shpenzimet vjetore të SHBA-së prej më shumë se 400 miliardë dollarë për ilaçet.
Trump nuk e ka ngritur publikisht idenë e çmimeve referuese që nga marrja e detyrës, por grupi konservator i ekspertëve America First Policy Institute e ka bërë këtë gjë. Në një dokument të qarkulluar gjerësisht muajin e kaluar, grupi tha se politika mund të zbatohet brenda negociatave të çmimeve të ilaçeve të Medicare.
Akti i Reduktimit të Inflacionit i ish-Presidentit Joe Biden i lejon qeverisë të negociojë çmimin e ilaçeve të saj më të kushtueshme. Çmimet për 10 ilaçet e para me recetë që negocioi ishin ende mesatarisht më shumë se dyfishi, dhe në disa raste pesë herë më shumë se ato që kishin rënë dakord prodhuesit e ilaçeve në katër vende të tjera me të ardhura të larta, raportoi Reuters. Çmimi referues mungonte në urdhrin ekzekutiv të kujdesit shëndetësor të Trump javën e kaluar, por një analist tha se duke i dhënë udhëzime qeverisë për të siguruar vlerë më të mirë për ilaçet e mbuluara nga Medicare, kjo mund t'i ketë hapur derën kësaj politike.
Administrata Trump do të përballet me një betejë të vështirë në zbatimin e një propozimi, qoftë edhe të kufizuar, sipas ekspertëve.
Sondazh

Dështon përsëri zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës
Deputetët e rinj të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Kosovës të cilët u betuan javën e kaluar, nuk arritën sërish që në shumicë të votojnë kryetarin e......

310 euro për çdo banor në Shqipëri - Rriten shpenzimet e bashkive për frymë, ulen investimet
Shpenzimet e bashkive për frymë kanë pësuar një rritje të ndjeshme nga viti në vit. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se nga 10.638 lekë......

Kreditë për shtëpi, bankat lehtësojnë kriteret - Vrojtimi i BSH: Për financimin e konsumit, marrja e një huaje bëhet më e vështirë
Qytetarët do e kenë më të lehtë të marrin një kredi në bankë për të blerë shtëpi. Sipas vrojtimit për aktivitetin kreditues të Bankës së Shqipërisë, në......

“30% e qumështit duhet të dorëzohet në fabrika” - Udhëzimi/ Kriteret e reja për financimin e blegtorisë
Blegtorët do të financohen për mbarështimin e bagëtive përmes skemës së subvencioneve 2025. Konkretisht, Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural,......

Spanja rrit financimet për mbrojtjen - Zotohet të shpenzojë 2% të PBB-së brenda vitit
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se qeveria e tij do të përmbushë objektivin e NATO-s prej 2% të produktit të brendshëm bruto (PBB) për shpenzimet e......

Tregjet globale, ari, bitcoin dhe valutat – Si kanë reaguar ato pas deklaratës së Trump për ulje të tarifave ndaj Kinës?!
Tregjet globale ndryshuan kursin pas ndryshimit të tonit të Presidentit të SHBA Donald Trump si për Kinën ashtu edhe për kryetarin e Rezervës Federale,......

Vijon sot seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës!
Kuvendi i Kosovës pritet që sot të mblidhet për të vazhduar konstituimin e legjislaturës së nëntë. Sipas njoftimit të mediave vendase seanca është......

Eksportet bujqësore/ Denaj: Vijojnë me trendin rritës, 10% më shumë se viti i kaluar!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj informoi sot se eksportet bujqësore kanë vijuar trendin rritës dhe për periudhën janar-mars 2025 me......