Trump shkarkon guvernatoren e Rezervës Federale - Vendimi përshkallëzon betejën mes pushtetit ekzekutiv dhe Fed
Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të shkarkojë guvernatoren e Rezervës Federale, Lisa Cook, duke e akuzuar për parregullsi në deklarimin e kredive hipotekore. Kjo është hera e parë që një president largon nga detyra një anëtar të bordit të bankës qendrore amerikane.
Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se ka vendosur të shkarkojë guvernatoren e Rezervës Federale, Lisa Cook, për shkak të pretendimeve për parregullsi në marrjen e kredive hipotekore. Ky është një hap i paprecedentë që mund të sfidojë kufijtë e pushtetit presidencial mbi institucionin e pavarur të politikës monetare, nëse çështja kalon në gjykatë.
Në një letër drejtuar Cook, e cila është gruaja e parë afro-amerikane që shërben në bordin drejtues të Rezervës Federale, Trump shkruan se kishte “arsye të mjaftueshme për ta shkarkuar nga posti”. Sipas tij, guvernatorja kishte marrë dy kredi për prona të ndryshme, të dyja të deklaruara si “banesa kryesore”.
Cook reagoi disa orë më vonë përmes një deklarate nga zyra ligjore e avokatit të saj, duke thënë se "nuk ekziston asnjë arsye ligjore dhe Trump nuk ka autoritet" për ta larguar nga pozicioni që iu dha nga ish-presidenti Joe Biden në vitin 2022. “Do të vazhdoj të kryej detyrat e mia për të ndihmuar ekonominë amerikane,” theksoi ajo. Avokati deklaroi se “do të ndërmerret çdo veprim i nevojshëm për të parandaluar këtë përpjekje të paligjshme.”
Megjithëse mandati i guvernatorëve të Fed është strukturuar në mënyrë që të zgjasë përtej një mandati presidencial, me mandatin e Cook që zgjat deri në vitin 2038, Ligji për Rezervën Federale e lejon presidentin ta shkarkojë një guvernator kur ka “arsye të vlefshme”.
Ky nen nuk është testuar kurrë nga presidentët, të cilët, veçanërisht që nga vitet 1970, kanë shmangur ndërhyrjet në çështjet e Fed për të ruajtur besimin në politikën monetare amerikane. Studiues ligjorë dhe historianë thonë se sfidat që mund të ngrihen në një proces gjyqësor do të përfshijnë çështje komplekse mbi pushtetin ekzekutiv, natyrën unike gjysmëprivate të Rezervës Federale dhe historinë e saj. Gjithashtu, ende nuk dihet nëse veprimet e Cook përbëjnë realisht arsye të vlefshme për shkarkim.

Qendra Pajtoni – E vetmja qendër në Shqipëri e dedikuar plotësisht shtëpisë dhe ambienteve të zyrave
Në Autostradën Tiranë–Durrës, Km 1, ngrihet Qendra Pajtoni, një destinacion unik në Shqipëri që lindi nga dëshira për të krijuar një hapësirë të veçantë, të......

New York Times artikull për Shqipërinë, Rama: E cilëson Shqipërinë si një destinacion turistik në rritje
Media amerikane "New York Times" i ka dedikuar një artikull Shqipërisë, ku vë në dukje bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore, por edhe mikpritjen e......

Tërheqjet me kartë, instalohen 150 bankomate të rinj - BSH: Rreth 95% e ATM-ve në vend ofrojnë vetëm shërbimin e tërheqjes së parave
Bankat tregtare po zgjerojnë gjithnjë e më tepër rrjetin e tyre të bankomateve vend. Aktualisht, në Shqipëri numërohen gjithsej 1214 bankomate për urdhër......

ARRSH hap dy tendera për supervizimin e punimeve në Tiranë dhe Sarandë - Nisin përgatitjen për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, Faza III
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar së fundmi dy tendera të rinj në Agjencinë e Prokurimeve Publike, që lidhen me supervizimin e punimeve në dy projekte......

Euro e mbyll gushtin në nivelin më të ulët historik - Këmbehet mesatarisht me 97.23 lekë, rënia më e përmbajtur në 2025
Euro pritet ta mbyllë muajin gusht pranë nivelit më të ulët historik, në raport me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane......

Rritet numri i filipinasve dhe indianëve,që vijnë për punësim/ Më shumë të huaj qëndruan në Shqipëri gjatë 2024-ës
Gjatë vitit 2024, Shqipëria ka mirëpritur një numër gjithnjë në rritje të të huajve që kanë zgjedhur të jetojnë apo punojnë këtu. Në fund të vitit, rezultoi......

Britanikët ‘pushtojnë’ brigjet e Shqipërisë - The Sun: Në 3 muajt e verës rezervimet janë trefishuar
Jo vetëm turistët tradicionalë nga vendet si Italia dhe Polonia, por Shqipëria po vizitohet gjithnjë e më shumë edhe nga vende të tjera, sipas agjencive......

Taksa e pasurisë, 53 milion euro nga shtëpitë - Rriten të ardhurat për bashkitë, metodologji e re
Taksa e pasurisë është ndër furnizuesit kryesor të buxhetit të bashkive në Shqipëri, pavarësisht se ende nuk ka nisur zbatimi i plotë i vjeljes së saj në......