Trump “sfidon” gjigantët e televizionit - Lideri amerikan prezanton platformën televizive Truth+
Trump Media ka lançuar platformën televizive Truth+, në bashkëpunim me rrjetin Newsmax. Kompania paralajmëron gjithashtu shërbime të reja financiare dhe teknologjike në kuadër të zgjerimit digjital.
Trump Media & Technology Group ka lançuar platformën e vet të transmetimit televiziv, me emrin Truth+, në bashkëpunim me rrjetin konservator të lajmeve Newsmax.
Trump Media e përshkruan këtë platformë si një shërbim që fokusohet në “kanale televizive live të përshtatshme për familjen dhe përmbajtje sipas kërkesës”.
Aplikacioni Truth+ është tashmë i disponueshëm për shkarkim në pajisje iOS dhe Android, si dhe në pajisjet Apple TV, Android TV, Amazon Fire dhe Roku. Platforma do të bëhet gjithashtu e disponueshme globalisht në televizorët LG dhe Samsung, sapo aplikacionet të marrin miratimin përkatës.
“Jemi të kënaqur me përhapjen e shpejtë të Truth+ në tregjet ndërkombëtare dhe presim me padurim përfundimin e lançimit në të gjitha pajisjet dhe sistemet operative. Falenderojmë veçanërisht Newsmax për bashkëpunimin me Trump Media në këtë zgjerim, që do t’i sjellë programet e këtij rrjeti në tregje të reja të rëndësishme,” thanë burime zyrtare të Trump Media.
“Ka qartësisht një nevojë globale për këndvështrime të reja mbi çështjet madhore të kohës sonë, dhe ne po ndërtojmë bazat për të sfiduar monopolin e lajmeve ‘woke’ me raportim dhe komente të drejtpërdrejta,” theksuan zyrtarët e platformës.
Përveç Truth Social dhe tani Truth+, Trump Media do të lançojë së shpejti edhe Truth.Fi, një markë shërbimesh dhe teknologjie financiare, që do të përfshijë instrumente investimi të bazuara në parimin “Amerika e para”.
Kohët e fundit, kompania ka zgjeruar shtrirjen e saj në sektorin e teknologjisë. Muajin e kaluar, Trump Media njoftoi nisjen e një shërbimi të ri celular, "T1 Mobile", dhe të një telefoni inteligjent të quajtur "T1 Phone".

Shqipëria, kampione e Europës për familjet me fëmijë/ Më shumë se 6 në 10 familje ndajnë tryezën me gjeneratën e ardhshme
Shqipëria mban rekordin në Europë për përqindjen më të lartë të familjeve me fëmijë. Sipas të dhënave më të fundit krahasuese nga INSTAT dhe EUROSTAT të......

Shqiptarët më jetëgjatët në Ballkan/ Jetojmë mesatarisht 79 vite, femrat kryesojnë edhe me më shumë
Një raport i fundit i publikuar nga Worldometer hedh dritë mbi jetëgjatësinë mesatare të njerëzve në vende të ndryshme të botës, duke përfshirë të dhëna......

Sejko apel Bankave Tregtare: Garancia Sovrane dhe Programi për SME-të, shtysë për kreditimin në bujqësi!
Nevoja për rritjen e kreditimit të sektorit bujqësor, me fokus investimet që rrisin produktivitetin dhe kapacitetin këtij sektori, përmes instrumenteve......

Rritet me 20% kërkesa për energji elektrike - Balluku: Shifrat për javën e parë të korrikut, OSHEE garanton furnizim të qëndrueshëm
Kërkesa për energji elektrike në javën e parë të korrikut ka shënuar një rritje të ndjeshme, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”. Të dhënat......

Ish-Ministri rus i Transportit gjendet i vdekur - Mediat ruse: Roman Starovoit ka kryer vetëvrasje pas shkarkimit nga detyra
Roman Starovoit, ish-Ministri i Transportit në Rusi, u gjend i vdekur disa orë pas shkarkimit nga detyra. Sipas mediave ruse, dyshohet se ish-zyrtari ka......

Garancia Sovrane për bujqësinë/ Malaj: Bashkëpunimi me sektorin bankar, i rëndësishëm për zbatimin e suksesshëm!
Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë sot në tryezën e diskutimit me përfaqësues të sektorit bankar lidhur me garancinë sovrane për bujqësinë,......

Publikohet kalendari për aplikimin dhe regjistrimin në Universitete!
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përmes rrjeteve sociale publikoi sot kalendarin e procedurave për aplikimin në universitete për vitin......

Rriten investimet dhe besimi në arenën ndërkombëtare - Raporti i ALTAX: Shqipëria në trajektore pozitive, por ka edhe sfida
Shqipëria ka kaluar një nga periudhat më të qëndrueshme politike të dekadës së fundit, me përfaqësim të lartë diplomatik, vlerësime pozitive nga agjencitë......