Trump paralajmëron shkurtime masive - Mbyllja e qeverisë rrezikon shumë punonjës federalë dhe projekte
Presidenti amerikan Donald Trump tha se punonjësit federalë mund të pushohen nga puna dhe projektet të pezullohen nëse mbyllja e qeverisë vazhdon. Ai gjithashtu njoftoi se amerikanët mund të marrin çeqe rimbursimi nga të ardhurat e reja të tarifave doganore.
"Nëse ndodhin pushime nga puna, është faji i tyre," tha Trump për demokratët në Kongres. "Ne mund të pezullojmë projektet që ata kanë dashur, projektet e tyre të preferuara, dhe ato do të anuloheshin përgjithmonë," shtoi Presidenti, duke theksuar: "Unë kam të drejtë të ndërpres gjëra që nuk duhej të miratoheshin kurrë, dhe me shumë mundësi do ta bëj."
Qeveria federale u mbyll pjesërisht të mërkurën, pasi Kongresi nuk arriti një marrëveshje për financimin, dhe vetëm shërbimet thelbësore vazhduan punën.
Trump tha se të ardhurat nga tarifat e reja kanë nisur të vijnë dhe mund të arrijnë deri në 1 trilion dollarë në vit. Ai tha se një pjesë e këtyre fondeve do të ndihmonte në uljen e borxhit kombëtar, që sipas tij, mund të shkojë 38 trilionë dollarë.
Parashikimi i Trump për tarifat është shumë më i lartë se ai i Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, i cili muajin e kaluar tha se të ardhurat doganore nga këto masa mund të kalonin 500 miliardë dollarë në vit.
Të dhënat zyrtare të Thesarit amerikan tregojnë se borxhi federal ka arritur në 37.64 trilionë dollarë.
Presidenti republikan tha se administrata e tij po shqyrton mundësinë e përdorimit të të ardhurave nga taksat për t’u shpërndarë çeqe rimbursimi amerikanëve.
"Ne po mendojmë gjithashtu të bëjmë një shpërndarje për popullin, pothuajse si një dividend për qytetarët e Amerikës. Po mendojmë ndoshta 1,000 deri në 2,000 dollarë," u shpreh Trump.

Çfarë parashikon reforma e re e tokës? - Hapet “drita jeshile”. Nga pronësia, tek kontrolli mbi degradimin
Problemet me pronësinë mbi tokën dhe fragmentimin e saj pritet të marrin zgjidhje. Komiteti Ndërministror i ngritur me qëllim avancimin e Reformës së......

Mbi 820 mijë aplikime në e-Albania gjatë shtatorit - Cilat janë shërbimet më të përdorura nga qytetarët dhe bizneset?
Gjatë muajit shtator janë kryer mbi 820.000 aplikime në pesë shërbimet më të përdorura në platformën shtetërore digjitale e-Albania. Nga këto, 295 mijë janë......

Karriera që nis nga bankat e shkollës - Ekspertja: Arsimi dual po përgatit breza më afër tregut të punës
Një formë e re arsimimi i jep një mundësi të frytshme për të ardhmen, për të rinjtë shqiptarë. Arsimi dual profesional, një sistem që ndërthur teorinë me......

BE kërkon masa urgjente për “stablecoins” - Diferencat në rregullore mund të kërcënojnë tregun financiar evropian
Organizata mbikëqyrëse e rrezikut financiar në Bashkimin Evropian ka kërkuar marrjen e masave urgjente për stablecoin-et (monedhat e qëndrueshme) që emetohen......

Britania ashpërson rregullat për emigrantët - Refugjatët humbin të drejtën automatike për bashkim familjar
Qeveria britanike ka njoftuar se nuk do t'u japë më automatikisht emigrantëve që kanë marrë azil të drejtën e vendbanimit të përhershëm dhe bashkimit......

Tuneli i Llogarasë, 100-5,000 lekë për kalim - Caktohen tarifat, skema sipas 5 kategorive të automjeteve
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo e Financave kanë miratuar tarifat që do të paguhen nga automjetet për kalimin në Tunelin e......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas një rënieje të vazhdueshme përgjatë kësaj kohe e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke shënuar një rritje të lehtë të kuotës këtë......

Gjysma e zjarreve më vdekjeprurëse, në dekadën e fundit - Studimi paralajmëron pasojat globale të ndryshimeve klimatike
Zjarret në natyrë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, më shkatërruese dhe më të kushtueshme në të gjithë botën. Një studim i ri, i publikuar së fundmi në......