Trump “sulmon” bankën, padia 5 mld dollarë/ JPMorgan: Besojmë se akuza nuk ka asnjë vlerë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ngriti një padi prej 5 miliardë dollarësh kundër JPMorgan Chase dhe drejtuesin e saj Jamie Dimon. Ai i akuzon për mbylljen e disa prej llogarive për shkaqe politike.
Padia e ngritur në një gjykatë shtetërore të Floridës, akuzonte bankën më të madhe amerikane për shkelje të politikave të veta, duke zgjedhur Trumpin për të përfituar nga e ashtuquajtura "valë politike".
"Na vjen keq që presidenti Trump na ka paditur. Besojmë se padia nuk ka asnjë vlerë, por e respektojmë të drejtën e tij për të na paditur dhe të drejtën tonë për të mbrojtur veten" - thanë përfaqësues të këtij institucioni.
Trump akuzoi JPMorgan, për shkelje të parimeve të saj në mënyrë të njëanshme duke mbyllur llogaritë që i përkisnin atij dhe kompanive përkatëse. JPMorgan pohoi se mbyll llogaritë që krijojnë rrezik ligjor ose rregullator për kompaninë.
Ai gjithashtu akuzoi Dimon se kishte hartuar një "listë të zezë" dashakeqe për të paralajmëruar bankat e tjera mbi ndikimin e biznesit me Trump.
Bankat janë përballur me një presion politik në rritje vitet e fundit, veçanërisht nga konservatorët, të cilët thonë se huadhënësit, për arsye politike, kanë diskriminuar industri të tilla si armët e zjarrit dhe lëndët djegëse.
Vitin e kaluar, JPMorgan, tha se po bashkëpunonte me hetimet nga agjencitë qeveritare dhe subjektet e tjera në lidhje me presionin e administratës Trump kundër pretendimeve për përjashtime bankare.
Turizmi shqiptar promovohet në panairin FITUR, Madrid/ Ministri Gonxhja: Interes në rritje për destinacionin ‘Shqipëri’
Stenda e Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit FITUR 2026, në Madrid, Spanjë, ka tërhequr interes të lartë nga vizitorë dhe operatorë turistikë nga......
“Aplikoni për statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar”/ Malaj e Gazheli: Lehtësi doganore dhe rritje e eficiencës
Ministri i Financave, Petrit Malaj, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, zhvilluan një vizitë pune në dy kompani shqiptare, të......
A e ke plotësuar DIVA 2025? Afat deri më 31 mars/ Kush duhet të deklarojë dhe përfitimet e reja për prindërit
Qytetarët vijojnë të dorëzojnë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave, e njohur si DIVA 2025, përmes platformës online e-Filing, ndërsa afati i......
Shqipëria, gjithnjë e më tërheqëse për europianët dhe aziatikët/ Nga Ballkani drejt Europës, si po ndryshon harta e hyrjeve në vend
Hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri kanë shënuar rritje të fortë dhe të vazhdueshme gjatë dekadës së fundit. Nga 4.1 milionë hyrje në vitin 2015, numri u......
Rimbursimi i TVSH-së, proces efektiv, por besim i kufizuar/ Anketa KI: 9 nga 10 kompani, e marrin përfitimin
Rimbursimi i TVSH-së vijon të mbetet process, ku bizneset tregojnë një nivel të moderuar besimi. Sipas të dhënave të anketës së Këshillit të Investimeve,......
Zonat e mbrojtura, destinacion për turizëm e aventurë/ 5.9 milionë vizitorë në 2025, rritje me 6%
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë dashamirës të natyrës dhe aventurës, duke u shndërruar në një destinacion turistik me potencial të jashtëzakonshëm.......
Makinat elektrike ndryshojnë zgjedhjet e shqiptarëve/ Rreth 6,187 automjete “green” ndryshojnë rrugët e vendit
Flota e mjeteve elektrike në Shqipëri shënoi rritje rekord me 6,187 regjistrime “All-Electric”, pothuajse dyfish më shumë se 2024. Ky trend tregon një......
Konkurrenca dhe transparenca në tenderë/ APP, institucioneve: Jo kritere të panevojshme dhe shkurtim të pajustifikuar të afateve
Institucionet publike duhet të tregojnë kujdes të shtuar në përgatitjen e dokumenteve të tenderit, duke argumentuar qartë çdo kriter të kërkuar dhe duke e......


