Trump, njëlloj si Biden - Amerikanët vijojnë të përballen me çmime të larta

Presidenti Donald Trump u zgjodh duke premtuar uljen e çmimeve për konsumatorët, që u rritën ndjeshëm gjatë mandatit të Joe Biden, por tani ai po përballet me të njëjtën sfidë që tronditi paraardhësin e tij: çmimet, pasi rriten, shumë rrallë kthehen mbrapsht. Trump po kritikohet gjithashtu se po përsërit disa nga gabimet e Biden, duke përfshirë nënvlerësimin e ndikimit të çmimeve të larta në familje, si dhe mbështetjen tek investimet korporative për krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e pagave, një strategji që kërkon vite derisa të japë rezultat.
Në deklaratat e tij të fundit, Trump ka shpallur “triliona dollarë investime të reja” që, sipas tij, do të krijojnë vende pune. Ai po ashtu ka këmbëngulur se inflacioni është nën kontroll, duke u mbështetur kryesisht te çmimet e ulëta të benzinës si provë. Por shumë ekonomistë thonë se kjo qasje është e gabuar. Sipas tyre, si Biden ashtu edhe Trump injorojnë një të vërtetë politike: amerikanët shqetësohen më shumë nga fakti që çmimet janë rritur, pavarësisht ritmit aktual të inflacionit.
Inflacioni është ulur ndjeshëm, tani rreth 3%, krahasuar me mbi 9% në kulmin e tij gjatë mandatit të Biden. Megjithatë, mallrat, sidomos ato të prekura nga tarifat doganore të Trump, janë më të shtrenjta se më parë. Pagat janë rritur, por jo mjaftueshëm për të kompensuar shtrenjtimin. Çmimet e ushqimeve po rriten përsëri: mishi i viçit është rreth 15% më i shtrenjtë, bananet 7%, kafeja mbi 20%. Edhe veglat dhe pajisjet e ndërtimit, kryesisht të importuara, janë 6.2% më shtrenjtë se një vit më parë, ndërsa produktet e pastrimit 5.5% më të kushtueshme.
Kjo ka shkaktuar pakënaqësi të gjerë dhe ka ulur ndjeshëm vlerësimin e performancës së Trump në ekonomi. Sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos, miratimi i publikut ra në 38%, niveli më i ulët që kur ai u rikthye në pushtet. Edhe indekset e tjera të perceptimit ekonomik janë përkeqësuar. Pavarësisht përkatësisë politike, amerikanët e të gjitha grupimeve ndihen pesimistë.
Edhe darka tradicionale e Ditës së Falënderimeve e ilustron këtë problem. Federata Amerikane e Bujqësisë përllogarit se darka do të kushtojë 5% më pak se vitin e kaluar, falë uljeve të mëdha të çmimit të gjelit, por shifra ende është 13% më e shtrenjtë se në vitin 2019, para pandemisë. Gjysma e produkteve të tjera të tryezës janë më të shtrenjta se vitin e kaluar.
Në përpjekje për të frenuar pakënaqësinë, Trump njoftoi heqjen e tarifave doganore për qindra produkte ushqimore, duke përfshirë kafenë dhe bananet. Ai gjithashtu propozoi shpërndarjen e çeqeve prej 2,000 dollarësh për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, të financuar nga të ardhurat e tarifave.
Puna hibride, IA “liron” një ditë në javë - Studimi: Teknologjia shton produktivitetin dhe përmirëson bashkëpunimin
Në punët hibride, ku punonjësit ndajnë kohën mes zyrës dhe shtëpisë, inteligjenca artificiale po “liron” pothuajse një ditë në javë. Kjo kohë e lirë mund t’u......
Situata në akset rrugore/ ARRSH raporton për gjendjen
Reshje e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar çarjen e skarpatës dhe rënien e gurëve në trup të rrugës në km 35 të aksit Qukës-Qafë......
Njoftim mbi situatën e krijuar nga reshjet në territorin e vendit
Gjatë 24 orëve të fundit, situata paraqitet përgjithësisht drejt stabilizimit, megjithëse në disa qarqe vijojnë problematikat e akumuluara nga prurjet e......
21 milionë euro u “dorëzohen” fermerëve/ 52,589 përfitues marrin financimin nga skema kombëtare e subvencioneve
52.589 fermerë në total në të gjithë vendin kanë marrë financim nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, pasi janë shpallur fitues në Skemën Kombëtare......
Situata në zonat e prekura nga moti i keq/ Mbrojtja Civile: Paraqitet në përmirësim, pavarësisht reshjeve të shiut
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se situata në të gjithë vendin paraqitet në përmirësim, pavarësisht se në disa zona reshjet e shiut kanë......
Moody’s rrit vlerësimin e Italisë pas 23 vitesh/ Shkak, stabiliteti politik dhe përmirësimi i financave publike
Italia ka marrë rritjen e parë të vlerësimit nga Moody’s që nga viti 2002, një sukses i rëndësishëm për kryeministren Giorgia Meloni. Vlerësimi më i ulët mes......
Eksporti i vezëve në Shqipëri rrit çmimet në Kosovë/ Vlera e produktit në supermarkete tejkalon nivelet e pasluftës
Çmimi i vezëve në Kosovë ka tejkaluar të gjitha rekordet e larta të deritanishme. Sipas të dhënave zyrtare, asnjëherë në vitet e pasluftës çmimi nuk ka qenë......
Raport për ndërhyrje kyçe në sektorin e bujqësisë/ Këshilli i Investimeve: Nisma të reja për rritjen e formalizimit dhe zhvillimin rural
Sektori bujqësor po hyn në një fazë të re mbështetjeje, teksa Këshilli i Investimeve raporton progres në tre drejtime kyçe, financim, sigurim dhe nxitje të......





