Trump, në mbrojtje të Hollivudit - Njofton tarifa 100% për filmat e prodhuar jashtë SHBA-së
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi një tarifë 100% për filmat e prodhuar jashtë SHBA-së, duke thënë se industria vendase e filmit po përjeton një "vdekje shumë të shpejtë" për shkak të stimujve që shtetet e tjera po ofrojnë për të tërhequr regjisorë amerikanë.
"Kjo është një përpjekje e përbashkët nga kombet e tjera dhe, për këtë arsye, një kërcënim për Sigurinë Kombëtare. Ndër të tjera, është mesazh dhe propagandë", tha Trump në një postim në Truth Social.
Presidenti amerikan theksoi se po autorizonte agjencitë përkatëse qeveritare të SHBA-së, si Departamenti i Tregtisë, që të fillonin menjëherë procesin e vendosjes së një tarife 100% për të gjithë filmat e prodhuar jashtë vendit që më pas dërgohen në Shtetet e Bashkuara.
Sekretari i Tregtisë, Hoëard Lutnick, duke postuar në rrjetin X tha: "Jemi duke punuar për këtë."
As Lutnick dhe as Trump nuk dhanë detaje mbi zbatimin. Nuk është e qartë nëse masa do të synojë kompanitë e prodhimit, të huaja apo amerikane, që prodhojnë filma jashtë vendit. Prodhimi i filmave dhe televizioneve në Los Angeles ka rënë me gati 40% gjatë dekadës së fundit, sipas FilmLA, një organizatë jofitimprurëse që gjurmon të dhënat e rajonit.
Ndërkohë, qeveritë në të gjithë botën kanë ofruar kredi tatimore dhe zbritje më bujare për të joshur prodhimet, si dhe për të kapur një pjesë më të madhe të 248 miliardë dollarëve që Ampere Analysis parashikon se do të shpenzohen globalisht në vitin 2025 në këtë sektor.
Postimi i Trump vjen pasi ai ka shkaktuar një luftë tregtare me Kinën dhe ka vendosur tarifa globale që kanë tronditur tregjet dhe kanë shtuar frikën e një recesioni në SHBA.
Një ish-zyrtar i lartë i Tregtisë dhe bashkëpunëtor i lartë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, tha se hakmarrja kundër tarifave të filmave të huaj të Trump do të ishte shkatërruese.
Sondazh

Rritet konsumi i karburantit dhe kafesë - Mallrat e akcizës, zhdoganohen më pak cigare
Qytetarët shqiptarë dhe turistë e huaj e kanë nisur këtë vit me rritje të konsumit karburantit dhe mallrave të tjerë të akcizës. Deri në muajin Mars 2025......

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit - 3-mujori/ Mblidhen 168 milionë euro më shumë. TAP rritje me 35.7%
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah se krahasuar......

Në tre muaj, 223 ankesa për tenderët - Buxheti i shtetit përfitoi 13.4 milionë lekë nga tarifa financiare
Në tre muajt e parë të këtij viti, në Komisionin e Prokurimeve Publike, janë adresuar 223 ankesa nga operatorët ekonomikë. Ndërkohë, që në mars, janë......

Skype “del në pension” pas dy dekadash - Platforma do të zëvendësohet me shërbimin Microsoft Teams
Skype do të funksionojë për herë të fundit më 5 maj, ndërsa pronari Microsoft po e tërheq shërbimin e thirrjeve online, që ripërcaktoi mënyrën se si njerëzit......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe këtë fillim jave vijon të humbasë pikë pasi është blerë sot me 86.3 lekë dhe është shitur me 87.3 lekë në raport me javën që lamë pas......

Gazi amerikan “zgjidh” konfliktin tregtar me SHBA - BE shqyrton blerjen e më shumë mallrave amerikane për të hequr tarifat
Bashkimi Evropian po shqyrton propozimin e një rritjeje prej 50 miliardë dollarësh në blerjet evropiane të produkteve amerikane me qëllim zgjidhjen e......

FSHZH, investime madhore në qarkun e Fierit - Balluku: Potencial të madh ka vija bregdetare rreth 21 km e gjatë
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka inspektuar përfundimin e punimeve në rrugën hyrëse të......

Berisha prezanton programin në Peqin - “5-fishojmë subvencionet në bujqësi. Do jemi vendi me taksat më të ulëta në Europë”
Peqini ka qenë ndalesa e radhës së koalicionit PD-ASHM, ku kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar programin qeverisës. Sipas tij, pas 11......