Trump i jep “frymëmarrje” TikTok- Shtyn afatin për shitjen e aplikacionit në SHBA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e zgjati deri më 17 shtator afatin për ByteDance me seli në Kinë për të shitur asetet amerikane të aplikacionit TikTok, pavarësisht një ligji që urdhëronte shitjen në rast së nuk do kishte përparim të rëndësishëm.
"Jemi mirënjohës për udhëheqjen dhe mbështetjen e Presidentit Trump, veprimet e të cilit kanë siguruar që TikTok të vazhdojë të jetë i disponueshëm", tha TikTok në një deklaratë. Kompania tha se po vazhdon të punojë me qeverinë e SHBA-së për këtë çështje.
"Ka më shumë kohë për të arritur një marrëveshje të mirë", u tha gazetarëve në një konferencë për shtyp zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. Ajo shtoi se avokatët e Shtëpisë së Bardhë dhe Departamenti i Drejtësisë besonin që zgjatja erdhi mbi një bazë të fortë ligjore.
Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që e shtyu afatin me 90 ditë, një hap që ai e kishte sinjalizuar më parë.
Presidenti republikan kishte pezulluar dy herë zbatimin e një ligji që urdhëronte shitjen ose mbylljen e TikTok. Ky ligj supozohej të hynte në fuqi në janar, në mungesë të një përparimi të rëndësishëm drejt një shitjeje.
Trump ka thënë se dëshiron ta mbajë aplikacionin aktiv në SHBA, pasi e ndihmoi të fitonte mbështetjen e votuesve të rinj në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Ai gjithashtu ka shprehur optimizëm se Presidenti kinez Xi Jinping do të miratojë një marrëveshjenë mbrojtje të aplikacionit, megjithëse nuk është e qartë se sa është diskutuar kjo temë në bisedimet e vazhdueshme të dy vendeve për të zgjidhur mosmarrëveshjet tarifore.

Sa investuan bashkitë për banor?- Buxheti nis me 10 euro për frymë. Kamza, më “dorëlëshuara”!
Kompetencat e pushtetit vendor për shërbimet dhe investimet publike janë mjaft të rëndësishme për cilësinë e jetës së qytetarëve. Por si kanë shpenzuar......

Inspektorati i Punës në aksion, 14 mijë kontrolle- Shkelje në vendin e punës? 1596 masa administrative
Në 5 muaj, Inspektorati Shtetëror i Punës, ka kryer gjithsej 3764 inspektime në subjekte të ndryshme. Ndërkohë sipas shifrave zyrtare, gjatë këtyre......

4 tenderë për blerje energjie në 2 javë- KESH shpenzon 14 mln euro për qershorin, fatura për 2025-ën arrin në 52 mln euro
Rritja e kërkesës për energji për shkak të temperaturave të larta dhe mungesa e reshjeve të shiut kanë detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të......

Nis rrugëtimin “Banka Shqiptare e Zhvillimit”- Muço: Shitja e aksioneve mund të bëhet në bursë, shembull për privatët
Në mbledhjen e kësaj jave, Këshilli i Ministrave ka caktuar Ministrinë e Financave si përfaqësues të shtetit shqiptar, në cilësinë e aksionarit të parë dhe......

Sulm kibernetik Bashkisë Tiranë- “Homeland Justice” thotë se ka arritur të marrë të dhëna dhe të fshijë serverët
Hakerat iranianë kanë ndërmarrë një sulm kibernetik ndaj faqes zyrtare të Bashkisë së Tiranës. Organizata “Homeland Justice” thotë në një postim në Telegram......

Bashkitë u “kursyen” në investime publike- Shpenzuan 744 milionë euro në 2024, vetëm 19.5% shkojnë për qytetarët
Pushteti vendor gjatë vitit 2024 ka ruajtur trendin rritës të shpenzimeve për financimin e funksioneve dhe shërbimeve vendore. Shpenzime vendore arritën në......

“Stili i jetesës evropiane, në rrezik” -Kreu i FMN-së, thirrje për të forcuar tregun e përbashkët
Evropa duhet të nxisë rritjen përballë erërave të vështira globale ose rrezikon të humbasë mënyrën e saj të jetesës, tha kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar......

Shqiptarët “dynden” drejt detit/ Importet e varkave me rekord. Italia, Britania dhe Greqia në krye të listës së furnitorëve
Muaji maj 2025 ka shënuar një rekord historik në importin e anijeve, varkave dhe strukturave lundruese në Shqipëri, me një shumë totale prej 330.6 milionë......