Trump, gati tarifat për 12 shtete - Dokumentet e nënshkruara do të hyjnë në fuqi më 1 gusht
Presidenti amerikan Donald Trump tha se ka nënshkruar letra për 12 vende, ku përcaktohen nivelet e ndryshme të tarifave me të cilat do të përballen shtetet për mallrat që eksportojnë në Shtetet e Bashkuara. Sipas tij, ofertat do të dërgohen të hënën.
Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One ndërsa udhëtonte për në Nju Xhersi, Trump refuzoi të përmendte emrat e vendeve të përfshira, duke thënë se ato do të bëhen publike të hënën.
Në një luftë tregtare globale që ka tronditur tregjet financiare dhe ka nxitur qeveritë të mbrojnë ekonomitë e tyre, në prill Trump shpalli një normë baze tarife prej 10% dhe tarifa shtesë për shumicën e vendeve, disa që shkonin deri në 50%.
Megjithatë, të gjitha tarifat përveç normës bazë prej 10% u pezulluan për 90 ditë, për të lejuar më shumë kohë për negociata dhe arritjen e marrëveshjeve. Kjo periudhë përfundon më 9 korrik, ndonëse Trump shtoi se tarifat mund të jenë edhe më të larta, duke shkuar deri në 70%, me shumicën që do të hyjnë në fuqi më 1 gusht. “Nënshkrova disa letra dhe ato do të dërgohen të hënën, ndoshta dymbëdhjetë prej tyre,” tha Trump, kur u pyet për planet e tij për tarifat.
Kjo lëvizje e re nga Shtëpia e Bardhë pasqyron sfidat në përfundimin e marrëveshjeve tregtare që prekin jo vetëm tarifat, por edhe barrierat jotarifore, veçanërisht brenda një afati kaq të shkurtër. Pjesa më e madhe e marrëveshjeve tregtare në të kaluarën kanë kërkuar vite të tëra negociatash për t’u finalizuar.
Paktet e vetme të arritura deri tani janë me Britaninë, e cila në maj ra dakord të ruajë një normë prej 10% dhe fitoi trajtim preferencial për disa sektorë, përfshirë industrinë e makinave dhe motorët e avionëve; si dhe me Vietnamin, duke ulur tarifat për shumë mallra vietnameze në 20% nga 46%. Ndërkohë, shumë produkte amerikane do të lejohen të hyjnë në Vietnam pa tarifa.

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas? -Studimi/ Masat që duhen ndërmarrë për të plotësuar nevojën për konsum
Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete për rritjen e prodhimit vendas......

Temu i "rrëmben" fronin ChatGPT-së/ Renditet si më i shkarkuari në Shqipëri. Në vend të tretë aplikacioni që mat diabetin
Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë......

Në një dekadë e gjysmë mosha mediane u rrit me gati 12 vite/ Rritja preku të gjithë vendin, por meshkujt mbeten më të rinj
Shqipëria është duke përjetuar një nga transformimet demografike më të thella të dekadave të fundit, plakjen progresive dhe të përshpejtuar të popullsisë. Të......

Importi i automjeteve, bie ritmi i blerjeve - Biba: Automjete e ardhur kanë ngelur stok
Për herë të parë në tre vite, importi i automjeteve në Shqipëri ka pësuar rënie. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit......

Rimëkëmbja e Ukrainës, hapet më 10 korrik në Romë konferenca e përbashkët - Të pranishëm disa krerë shtetesh
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, do të hapë Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës më 10 korrik, në orën 10:30, me një fjalim në seancën plenare, ku......

Abuzimi me energjinë elektrike, 9 subjekte të proceduara dhe 69 të identifikuara. 1500 kontrolle nga OSSH në 1 muaj
Vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime me energjinë elektrike janë shtuar në zonat turistike, bregdetare dhe malore! Në kuadër të zbatimit të ligjit......

Bankers, aktivitet 20-vjeçar me humbje - Inxhinieri ngre pyetjen: Nëse ka humbje pse kërkon zgjatje kontrate?
Edhe inxhinieri i naftës, Fatmir Shehu, beson se kompania Bankers Petroleum ka kryer evazion fiskal në vendin tonë, për faktin se pavarësisht se ka......

Sa duhet të jenë komisionet në bankomate? - Tafa: Ulja e tyre do të reduktojë ndjeshëm kostot e qytetarëve
Së fundmi, Autoriteti i Konkurrencës ndërmori një hetim ndaj shërbimeve që ofrojnë bankat në ATM. Nga hetimi, nuk u konstatuan praktika që cenojnë......