Amerika Postuar më 5 Korrik 2025, 11:45

Të paktën 24 të vdekur nga përmbytjet në Teksas - Autoritetet shpallin gjendje emergjence, 237 persona evakuohen

Nga Kristi Ceta

Të paktën 24 të vdekur nga përmbytjet në Teksas -

Shirat e stuhishëm sollën përmbytje të mëdha përgjatë lumit Guadalupe në Teksas, duke shkaktuar të paktën 24 të vdekur. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po përpiqen të ndihmojnë dhjetëra persona të bllokuar nga uji, sipas zyrtarëve lokalë.

Mes të zhdukurve janë 23 deri në 25 persona nga një kamp veror vetëm për vajza, i vendosur buzë lumit Guadalupe.

Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One, Presidenti Donald Trump u shpreh se do të kujdeset për banorët e zonës, kur u pyet për fatkeqësinë natyrore.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i SHBA shpalli gjendjen e emergjencës për disa zona në rajonin e kodrinave Hill Country, në Teksasin jug-qendror, pasi stuhitë sollën deri në 30 cm shi.

Sipas burimeve zyrtare, përmbytja ekstreme ndodhi para agimit, pothuajse pa asnjë paralajmërim, duke i pamundësuar autoritetet të lëshonin urdhra evakuimi paraprakë, ndërsa lumi Guadalupe u rrit me shpejtësi përtej nivelit për shkak të përmbytjes.

“Kjo ndodhi shumë shpejt, brenda një kohe shumë të shkurtër, që nuk mund të parashikohej as me radar. Gjithçka ndodhi për më pak se dy orë,” njoftuan zyrtarët.

Deri të premten në mbrëmje, personeli i emergjencës kishte shpëtuar ose evakuuar 237 persona, duke përfshirë 167 me helikopter.

Me reshje të tjera të parashikuara në rajon, ekziston ende rreziku për përmbytje të tjera që do të zgjerohen në zonat rrotull gjatë 24 deri në 48 orëve në vijim.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat