“Tavan” për interesat e kartave të kreditit - Trump kërkon nga bankat të mos aplikojnë interesa mbi 10%

Presidenti amerikan, Donald Trump, i bëri thirrje bankave në SHBA që të vendosin një tavan 1-vjeçar për normat e interesit të kartave të kreditit në 10% duke filluar nga 20 janari. Kjo datë shënon edhe vitin e parë të Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë. Megjithatë, presidenti nuk dha detaje se si planifikon t'i bindë kompanitë të zbatojnë një rregull të tillë; nëse po bën thirrje për pjesëmarrje vullnetare nga kompanitë e kartave të kreditit, apo po kërkonte mekanizma qeveritarë për të zbatuar propozimin. Trump e bëri këtë premtim edhe gjatë fushatës për zgjedhjet e vitit 2024.
Ka pasur edhe disa përpjekje legjislative në Kongres për të miratuar një propozim të tillë, por ato ende nuk janë kthyer në ligj. Ligjvënësit demokratë e kanë kritikuar presidentin Trump, për mosmbajtjen e atij premtimi të fushatës.
“Duke filluar nga 20 janari 2026, unë, si President i Shteteve të Bashkuara, kërkoj një kufizim prej 10% për normat e interesit të kartave të kreditit për një vit”, shkroi Trump në Truth Social, pa dhënë më shumë detaje.
“Ju lutem, duhet të kuptoni se nuk do të lejojmë më që publiku amerikan të ‘mashtrohet’ nga kompanitë e kartave të kreditit”, shtoi Trump. Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi detajet e kësaj thirrjeje të Trump, por tha në mediat sociale se presidenti po vendoste një kufizim të tarifave.
Disa prej bankave më të mëdha amerikane dhe emetues të kartave të kreditit si American Express, Capital One Financial Corp, JPMorgan, Citigroup dhe Bank of America nuk iu përgjigjën kërkesës së Reuters për një koment.
Çështja e kostove të jetesës është bërë një burim zhgënjimi në rritje për shumë amerikanë dhe një barrë politike për Trump dhe republikanët. Vite të tëra inflacioni të akumuluar kanë shtuar presionet mbi çmimet dhe Trump ka fajësuar paraardhësin e tij, ish-Presidentin Joe Biden, për normat e larta të interesit të kartave të kreditit.
Zbulohet magazina me veshje kontrabandë - Produktet stampoheshin me logo false. Arrestohet një shtetas turk. Tjetri, në kërkim
Si rezultat i administrimit të informacionit të siguruar se në Kamëz, magazinoheshin veshje të kontrabanduara, të cilave iu viheshin logo false të markave të......
Qytetarët mund të rinovojnë dokumentet e identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, kudo në Shqipëri
Me udhëzimin e ri, për të gjitha riaplikimet për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti, (standarde ose të përshpejtuara), procedura mund të kryhet pranë......
Kosova, mbi 1 mld euro fonde të munguara - Kriza politike në 2025 penalizoi buxhetin, bizneset dhe qytetarët
Kriza politike që përfshiu Kosovën gjatë vitit 2025 ka penalizuar buxhetin e shtetit, përveç pasojave që ka shkaktuar për familjet dhe bizneset. Qeveria e......
Probleme në disa akse rrugore - ARRSH: Kontraktorët, në terren për të bërë pastrimin
Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit, duke sjellë rënie gurësh, inertesh dhe prezencë uji në trup të rrugës. Sipas......
“Investoni në industrinë energjetike të Venezuelës” - Presidenti Trump, thirrje gjigantëve amerikanë të naftës
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua në Shtëpinë e Bardhë me drejtuesit e disa prej kompanive më të mëdha të naftës në botë për të diskutuar për......
Bullgarët, të ndarë për euron si monedhë zyrtare - Nga 1 shkurti do të bëhet monedha e vetme ligjore
Bullgarët mbeten thellësisht të ndarë mbi miratimin e euros si monedhë zyrtare, mes pasigurive gjeopolitike në rritje në Evropë dhe përshkallëzimit të......
Në dhjetor hapen mbi 1300 biznese të reja - QKB trajton gati 10 mijë aplikime nga subjektet
Dhjetori është mbyllur si një muaj me angazhim të shtuar për Qendrën Kombëtare të Biznesit, e cila gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë pranë bizneseve dhe......
Përcaktohen zonat e vreshtave për verën - Projektligji/ Fuqizim i varieteteve autoktone, rritje e eksporteve
Sektori i vreshtarisë dhe verës përfaqëson një nga degët me potencial të lartë të zhvillimit të bujqësisë shqiptare. Tradita shumë shekullore e kultivimit të......


