Tarifat e Trump “trondisin” linjat ajrore amerikane - Kërkesa për udhëtime tkurret, duke shkaktuar “turbulenca ekonomike”
Linjat ajrore amerikane po “fluturonin” lart drejt një epoke të re të artë vetëm dy muaj më parë, pasi kërkesa e fortë për udhëtime rriti perspektivën e fitimeve shumëvjeçare.
Por tarifat e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe një rënie e shpenzimeve qeveritare e kanë përmbysur këtë optimizëm. Turistët dhe kompanitë kanë reduktuar shpenzimet mes pasigurisë ekonomike në rritje, duke i detyruar kompanitë të ulin parashikimet e tyre të fitimeve për tremujorin e parë.
Duke qenë se udhëtimi është një artikull diskrecional për shumë konsumatorë dhe biznese, gjasat në rritje për rritje të dobët ekonomike dhe inflacion të lartë kanë turbulluar perspektivën edhe për pjesën e mbetur të vitit.
Indeksi S&P 500 i linjave ajrore të pasagjerëve është në rënie rreth 15% këtë vit, ndërsa aksionet e Delta dhe United Airlines kanë rënë me rreth 20% secila në 2025.
Me ngadalësimin e kërkesës, linjat ajrore kanë filluar të reduktojnë fluturimet për të shmangur uljen e tarifave dhe për të mbrojtur marzhet e fitimit.
Ekspertët e sektorit kanë paralajmëruar për një rënie të madhe të kapacitetit në të gjithë industrinë deri në gjysmën e dytë të gushtit nëse kërkesa nuk rikthehet.
Një pjesë e ngadalësimit të kërkesës vjen gjithashtu për shkak të incidenteve të fundit të sigurisë. Të dhënat e “Amanda Demanda Law Group” tregojnë se shqetësimet për sigurinë e aeroplanëve arritën një maksimum historik në shkurt, me kërkimet në Google për pyetjen "A janë avionët të sigurt tani?" që u rritën deri në 900%.
Linjat ajrore presin që tronditja nga incidentet e sigurisë të zbehet së shpejti. Por ata janë më pak të sigurt për presionet ekonomike.
Besimi i konsumatorëve në SHBA ra në nivelin më të ulët në më shumë se katër vjet në mars, me pritshmëritë e ardhshme për biznesin, fitimet, dhe kushtet e tregut të punës që kanë arritur në nivelin më të ulët në 12 vjet.
Biletat ajrore të shitura përmes agjencive të udhëtimit në SHBA ranë me 8% nga muaji në muaj në shkurt, pas një rritjeje prej 39% në janar. Udhëtimet e korporatave dhe ato për turizëm ishin në rënie, treguan të dhënat e Airlines Reporting Corp javën e kaluar.
Rritja vjetore e trafikut të pasagjerëve u ngadalësua në 0.7% në mars nga 5% në janar, sipas të dhënave të Administratës së Sigurisë së Transportit të SHBA.
Sondazh

Transformimi i Parkut Metalurgjik - Rama: Elbasani do të bëhet pjesë e metropolit modern të vendit
Një plan i ri zhvillimi do të vihet në zbatim për qytetin e Elbasanit. Transformimi i Parkut Metalurgjik, nga një trashëgimi industriale në një hapësirë të......

BE “kthen sytë” nga energjia bërthamore - Sa duhet të investojë blloku deri në vitin 2050 për të plotësuar nevojat?
Energjia bërthamore mbetet një nga burimet më të rëndësishme të energjisë në Bashkimin Evropian. Ajo përbën 22.8% të të gjithë energjisë elektrike të......

Kredi për shtëpi, shifra nga individët prek rekord/ Bizneset më pak të “etur” për hua në muajin shkurt të këtij viti
Kredia e re që ka dhënë sektori bankar gjatë muajit Shkurt të këtij viti fiksohet në 28.7 miliardë lekë, tregojnë të dhënat më të fundit nga "Banka e......

Efekti i tarifave të Trump mbi Irlandën - Lufta tregtare rrezikon deri në 80,000 vende pune
Qeveria irlandeze ka paralajmëruar se vendi mund të humbasë deri në 80,000 vende pune nëse presidenti amerikan Donald Trump nis një luftë tregtare me......

Rikonstruksion “masiv” i ndërtesave - Objektivat për klimën, eficiencë energjie në 745 000 ndërtesa banimi e 8 200 godina publike
Arritja e objektivit kombëtar të reduktimit të emetimeve të gazeve serrë deri në vitin 2050 kërkon rinovimin sipas parimeve të eficiencës së energjisë të 745......

Indianët preferojnë Shqipërinë për të punuar - Gjatë vitit të kaluar, 13 mijë e 200 të huaj morën leje qëndrimi
Shqipëria nuk është më vetëm një destinacion turistik. Ajo po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një vend tërheqës për të huajt që zgjedhin të jetojnë këtu,......

Kriza e vezëve/ SHBA kërkon ndihmën e BE-së – Çfarë qëndrimi po mban Europa mes tensioneve tarifore?
Shtetet e Bashkuara po kërkojnë jashtë vendit të mbulojnë mungesën e vezëve, e nxitur nga një shpërthim i gripit të shpendëve, që ka rritur çmimet në......

Makinat elektrike “kursejnë” Evropën - Transporti mbetet ndotësi më i madh duke gjeneruar 1/3 të totalit të CO2
Një rritje e shitjeve të makinave elektrike do t'i kursejë Evropës 20 milionë tonë dioksid karboni (CO2) këtë vit, sipas analizave të reja nga grupi......