Shtëpia e Bardhë hap llogari zyrtare në TikTok - Administrata Trump zgjeron komunikimin përmes platformës kineze
Shtëpia e Bardhë hapi zyrtarisht një llogari në TikTok, duke synuar të shfrytëzojë më shumë se 150 milionë përdorues amerikanë të aplikacionit për të përhapur mesazhet e presidentit Donald Trump.
Lideri amerikan ka shprehur simpati për këtë aplikacion popullor, duke e vlerësuar mbështetjen e votuesve të rinj gjatë fitores së tij kundër demokrates Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2024.
Vlerësime të mëparshme të inteligjencës kanë paralajmëruar se pronarët e aplikacionit janë të ndikuar nga qeveria kineze dhe se TikTok mund të përdoret për të ndikuar amerikanët.
“Administrata Trump është e përkushtuar të komunikojë sukseset historike që Presidenti Trump ka sjellë për popullin amerikan në sa më shumë platforma dhe për audienca sa më të gjera,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ndërsa llogaria u bë aktive. “Mesazhi i Presidentit Trump dominoi TikTok gjatë fushatës presidenciale. Ne jemi të entuziazmuar ta çojmë më tej këtë sukses dhe të komunikojmë ashtu si asnjë administratë tjetër më parë,” shtoi ajo.
Llogaria, me emrin @whitehouse, nisi aktivitetin të martën në mbrëmje dhe synon të komunikojë politikat e presidentit, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Ky hap shihet si një ndryshim i rëndësishëm në strategjinë e komunikimit të qeverisë amerikane, megjithëse mundësia e TikTok për t’u përdorur si mjet ndikimi politik mbetet një shqetësim i vazhdueshëm.
Një ligj i vitit 2024 kërkonte që TikTok të ndalonte operimin deri më 19 janar të këtij viti, nëse ByteDance nuk do të kishte shitur asetet e aplikacionit në SHBA. Trump vendosi të mos e zbatonte ligjin pasi filloi mandatin e tij të dytë si president më 20 janar. Ai së pari e zgjati afatin deri në fillim të prillit, më pas deri më 19 qershor dhe përsëri deri më 17 shtator. Këto zvarritje kanë tërhequr kritika nga disa ligjvënës, të cilët argumentojnë se administrata Trump po e shkel ligjin dhe po injoron shqetësimet e sigurisë kombëtare në lidhje me kontrollin kinez mbi TikTok.

Britani, java e shkurtër e punës fiton terren - Studimi: Punonjësit raportojnë ekuilibër më të mirë punë-jetë
Fondacioni i Shëndetit Mendor në Mbretërinë e Bashkuar ka njoftuar se do të zbatojë përfundimisht një javë pune prej 32 orësh, pas një programi pilot......

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik - Ministria e Bujqësisë: Reformim i plotë i sigurisë ushqimore
Ministria e Bujqësisë synon të ndërmarrë një reformë të plotë ligjore në administrimin e sigurisë ushqimore në vend. Ky institucion sapo ka hedhur në......

Tregu i lirë i energjisë në Kosovë, 200 kompani jashtë lidhjes - AKB: Po hyjmë në krizë të rëndë energjetike, duam dialog me qeverinë
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka ngritur alarmin për krizën e thellë të energjisë që po godet bizneset në Kosovë, duke njoftuar se ndërprerja e papritur......

Kompensimi i pronave, 1.4 mln euro në Korrik - Ekzekutohen 161 dosje për tokat e zëna nga ndërtimet informale
Pronarët, tokat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet informale po përfitojnë dëmshpërblim gradual nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Përgjatë muajit Korrik......

“Tregu bankar, me potencial zhvillimi” - Bankat mëmë në Evropë: Shqipëria, shumë fitimprurëse. Është përmirësuar cilësia e kredisë
Tregu bankar në Shqipëri mbart shumë potencial për zhvillim. Sipas një pyetësori të Bankës Evropiane të Investimeve, 75% e grupeve bankare të Evropës......

Ujësjellësit rritën të ardhurat - ERRU inkurajon unifikim tarifash, por jo në të gjitha shoqëritë rajonale
Shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve realizuan mbi 11.3 mld lekë të ardhura gjatë vitit 2024, apo 983 mln lekë më shumë se një vit më parë. Sipas të dhënave......

Nga energjia për Kosovën, te makineritë nga Kina/ Si ndryshuan eksportet dhe importet shqiptare në korrik?
Të dhënat e INSTAT-it për tregtinë e jashtme tregojnë vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve dhe eksporteve gjatë muajit......

Tirana “thyen” qarqet e tjera për sigurimet - AMF: Mbizotëron me 62% të primeve në vend. Në 2024 u rritën edhe pagesat për frymë
Tirana rezulton të ketë paguar më shumë para për të siguruar jetën, makinën apo pronën gjatë vitit që lamë pas. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i......