Amerika Postuar më 23 Dhjetor 2024, 11:42

SHBA synojnë mbi 60% ulje emetimesh në 2035 - Por objektivat klimatikë do të varen nga politikat e Administratës Trump

Nga Kristi Ceta

SHBA synojnë mbi 60% ulje emetimesh në 2035 - Por objektivat

Administrata në ikje e Joe Biden ka angazhuar SHBA-në që të reduktojë emetimet e gazeve serrë mes 61% dhe 66% nën nivelet e vitit 2005 deri në 2035.

Uashingtoni ripohoi gjithashtu mbështetjen për marrëveshjen globale në samitin e klimës COP28 për "tranzicionin larg karburanteve fosile".

Shtetet e Bashkuara theksojnë se e kanë tejkaluar me lehtësi premtimin prej 17% deri në vitin 2020 dhe vendi synon të reduktojë emetimet me 50-52% nën nivelet e 2005-s në vitin 2030, sipas Ligjit Bipartizan të Infrastrukturës të administratës Biden dhe Ligjit për Reduktimin e Inflacionit.

Por trajektorja e Amerikës do të varet shumë nga ajo që bën Trump gjatë ardhjes së tij të dytë në presidencën amerikane. Ai premtoi gjatë fushatës se do të tërhiqej nga Marrëveshja e Parisit për herë të dytë, dhe vazhdimisht ka bërë thirrje për të nxitur  shpimet e naftës.

SHBA është bërë eksportuesi kryesor në botë i naftës dhe gazit dhe prodhimi ka vazhduar të rritet në nivele të reja rekord nga Biden. Për qëllimet e përpjekjeve globale për klimën, vendet gjykohen vetëm nga nafta që djegin, jo nga ajo që shesin.

Në një përpjekje për të kufizuar ndikimin e Trump në veprimet ndaj klimës, Aleanca e Shteteve të Bashkuara për Klimën, një grup dypartiak, por në thelb demokratik i guvernatorëve të shtetit, i krijuar në vitin 2017, ka publikuar një objektiv “plotësues” që relekton një ulje prej 60% të emetimeve deri në vitin 2035.

24 shtetet e përfaqësuara nga guvernatorët strehojnë 55% të popullsisë së SHBA dhe përfaqësojnë rreth 60% të prodhimit ekonomik.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat