Amerika Postuar më 12 Qershor 2025, 10:53

SHBA propozon zgjatjen e pauzës tarifore - Ndryshimi i afatit mund të vijë për vendet që negociojnë “me mirëbesim”

Nga Kristi Ceta

SHBA propozon zgjatjen e pauzës tarifore - Ndryshimi i afatit mund të

Sekretari i Thesarit i Shteteve të Bashkuara, Scott Bessent, sinjalizoi gatishmërinë e administratës Trump për të zgjatur pauzën aktuale 90-ditore të tarifave përtej 9 korrikut për partnerët kryesorë tregtarë.

SHBA ka 18 "partnerë të rëndësishëm tregtarë", tha Bessent në një seancë dëgjimore në Uashington. Sipas tij, administrata Trump po "punon për të arritur marrëveshje" me ato vende.

"Ka shumë gjasa, që për ato vende dhe blloqe tregtare, si Bashkimi Evropian, që po negociojnë me mirëbesim, SHBA do ta "shtyjë datën për të vazhduar negociatat. Nëse dikush nuk po negocion, atëherë as ne nuk do ta bëjmë,” u shpreh Bessent.

Deri më tani, zyrtarët e administratës Trump nuk kishin shprehur gatishmërinë për të zhvendosur pezullimin 90-ditor të tarifave pa arritur të paktën "kushtet e një marrëveshjeje" para skadimit të afatit. Ndërsa komentet e Bessent tregojnë se qeveria mund të jetë më e prirur të ndryshojë afatin e vetëvendosur, ndërsa momenti po afrohet.

Pauza 90-ditore e Presidentit Donald Trump mbi tarifat reciproke, e njoftuar më 9 prill, do të përfundojë në më pak se një muaj.

Zyrtarët e Trump kanë thënë vazhdimisht se janë afër nënshkrimit të marrëveshjeve tregtare me shumë vende. Por deri më tani, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar vetëm një marrëveshje zyrtare tregtare me Mbretërinë e Bashkuar dhe një marrëveshje kornizë me Kinën.

Pakti SHBA-Kinë u njoftua më të mërkurën, por detajet e plota janë ende të paqarta.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat