SHBA ndërpret kontributet financiare në OBT - Vendimi, pjesë e përpjekjeve për të ulur shpenzimet qeveritare
Shtetet e Bashkuara kanë ndërprerë kontributet në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), thanë tre burime tregtare për Reuters, ndërsa administrata e Presidentit amerikan Donald Trump rrit përpjekjet për të ulur shpenzimet qeveritare.
Administrata e SHBA-së po tërhiqet nga institucionet globale që i sheh në kundërshtim me politikat ekonomike që kanë moton "America First". Qeveria planifikon të heqë dorë nga disa të tilla, si Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhe ka shkurtuar kontributet për të tjerat.
OBT-ja është penguar nga një lëvizje e SHBA-së gjatë mandatit të parë të Trump për të bllokuar emërimet e gjyqtarëve të rinj në gjykatën e saj të lartë të apelit. Këto pengesa e lanë sistemin kyç të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve vetëm pjesërisht funksional. Në atë kohë, Uashingtoni akuzoi Organin e Apelit të OBT-së për tejkalim gjyqësor në mosmarrëveshjet tregtare.
Mbikëqyrësi i tregtisë me bazë në Gjenevë kishte një buxhet vjetor prej 232 milionë dollarësh në vitin 2024. Shtetet e Bashkuara duhej të kontribuonin rreth 11% të buxhetit, bazuar në një sistem tarifash që është në proporcion me pjesën e tyre në tregtinë globale, sipas dokumenteve publike të OBT-së.
Një delegat i SHBA-së tha në një takim buxhetor të Organizatës më 4 mars se pagesat për buxhetet e 2024 dhe 2025 ishin lënë pezull, në pritje të rishikimit të kontributeve për organizatat ndërkombëtare. Ai shtoi se do të informonte OBT-në për rezultatin në një datë të papërcaktuar.
Një burim tjetër tregtar konfirmoi detajet e takimit dhe tha se Organizata po mendon një "Plan B" në rast të një pauze të zgjatur financimi.
Sipas një zëdhënësi të Departamentit të Shtetit, Trump muajin e kaluar nënshkroi një urdhër ekzekutiv që udhëzon Sekretarin e Shtetit Marco Rubio të rishikojë brenda 180 ditëve të gjitha organizatat ndërkombëtare në të cilat Shtetet e Bashkuara janë anëtare "për të përcaktuar nëse ato janë në kundërshtim me interesat e SHBA-së".
Sondazh

Karta e identitetit, tashmë brenda 3 ditësh - Nga 14 ditë që ishte më parë. Tarifa 3 mijë lekë. IdentiTek lançon shërbimin e ri
Koha e pajisjes me kartë ID tashmë zbret nga 14 ditë, në vetëm 3 ditë. Risia është lançuar nga IdentiTek, kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve......

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të pullave fiskale për mallrat e akcizës. Tarifat ulen deri në 25%!
Qeveria ka miratuar çmimet e reja për pullat fiskale duke botuar në Fletoren Zyrtare vendimin “Për përcaktimin e elementeve të sigurisë dhe çmimit të pullave......

Si është mbyllur kjo javë e ‘trazuar’ për valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse ka fituar pikë në bursat globale si pasojë e vendimeve të fundit të qeverisë së re amerikane në raport me monedhën vendase e ka......

Zhvillimi i gjelbër dhe i qëndrueshëm -Qeveria miraton kredinë 113.6 milionë euro
Në mbledhjen e saj të fundit qeveria ka miratuar në parim marrëveshjen e huasë mes Shqipërisë dhe BERZH, për pjesën e dytë të programit “Aftësia......

Mastercard, program në Shqipëri për pagesat elektronike - Nga 1 maji, 4750 terminale POS falas për tregtarët
Kompania amerikane e kartave Mastercard ka prezantuar një program të ri në Shqipëri për përshpejtimin e pranimit të pagesave elektronike. Përmes programit......

Asambleja e Përgjithshme e Confindustria Albania/ Ministri Hasani: “MEPJ, urë e fortë lidhëse për tërheqjen e investitorëve të huaj dhe mbështetjen e diasporës shqiptare”
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në Asamblenë e Përgjithshme 2025 të “Confindustria Albania”, e cila organizoi......

Zbulohet rezerva më e madhe e hidrogjenit në botë - Depozita me vlerë 92 mld USD, Franca në krye të tregut energjetik
Rezerva më e madhe në botë e hidrogjenit është zbuluar në Francë. Ky zbulim mund të transformojë tregun global të energjisë dhe t’i japë një hov Parisit në......

“Revolucioni fiskal, TVSH-ja do ulet në 15%” - Berisha, me biznesin: Taksë e sheshtë dhe ulje e sigurimeve shoqërore
Ulje e TVSH-së në 15% dhe rikthimi i taksës së sheshtë 10%”. Këto janë dy nga pikat e programit të Partisë Demokratike, që sipas kryetarit Sali Berisha do i......