SHBA ndalon financimin e vaksinave - Ndërpriten 500 milionë dollarë fonde për projektet me teknologjinë mRNA
Sekretari i Shëndetësisë i Shteteve të Bashkuara, Robert F. Kennedy Jr., njoftoi planet për të anuluar 500 milionë dollarë në projekte vaksinash. Në një deklaratë nga zyra e tij, kritiku i hershëm i vaksinave tha se të gjitha projektet që do të ndalen përdorin teknologjinë mRNA.
"Pas shqyrtimit të shkencës dhe konsultimit me ekspertët më të mirë të sektorit, Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Humane ka përcaktuar se teknologjia mRNA paraqet më shumë rrezik sesa përfitime për këto viruse të frymëmarrjes," tha Kennedy në një video të postuar në platformën sociale X. Deklarata u referohet kryesisht vaksinave mRNA të Covid-19 dhe gripit. Sekretari ka qenë prej kohësh dyshues për platformën inovatore mRNA.
Anulimi i planifikuar i kontratave përfshin punën me Universitetin Emory dhe Tiba Biotech. Propozimet nga Pfizer, Sanofi Pasteur dhe të tjerë gjithashtu do të refuzohen, sipas Departamentit.
Një ish-zyrtar i Autoritetit të Kërkimit dhe Zhvillimit të Avancuar Biomjekësor nga viti 2016 deri në vitin 2020, e kritikoi vendimin, duke e quajtur atë një "hap të gabuar strategjik". "Ky vendim sinjalizon një vetëkënaqësi të rrezikshme. Ndërprerja e investimeve nga teknologjia mRNA na ndalon një nga mjetet më të shpejta që kemi për të përmbajtur pandeminë e ardhshme, natyrore apo të qëllimshme. Tërheqja nga platformat e provuara të kundërmasave mjekësore në një kohë rreziqesh biologjike globale kompromenton thellësisht sigurinë kombëtare," u shpreh ish-zyrtari.
Departamenti i Shëndetit njoftoi se anulimet ndikojnë në 22 projekte me vlerë gati 500 milionë dollar. Megjithatë, disa kontrata në fazën përfundimtare do të "lejohen të ndjekin rrjedhën e tyre për të ruajtur investimet e mëparshme të taksapaguesve". Gjithashtu, investimet e ardhshme në këtë sektor do të përqendrohen në teknologji të tilla si vaksinat me virus të plotë dhe platforma të tjera të reja të imunizimit.

Situata e zjarreve gjatë orëve të fundit/ AKMC: 25 vatra në të gjithë vendin, 1 ende aktive!
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 25 vatra zjarri, ndër të cilat vetëm një mbetet aktive. Vatra......

AMA bashkëpunim me platformën X/ Krasniqi: Një mjedis i pastër digjital, prioriteti ynë!
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur një rekord të ri bashkëpunimi me një nga platformat më të mëdha online këtë e bëri me dije sot kryetarja e......

Deri në 5 milionë lekë për mekanikë bujqësore - Financim 50% të vlerës totale të faturave tatimore!
Sipas Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, vitin e kaluar kërkesat më të larta për financim përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, ishin për blerjen......

Rritje e aktivitetit ekonomik/ Malaj: 90,5 miliardë lekë në gjysmën e parë të vitit!
Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur se, xhiroja totale e raportuar nga subjektet ekonomike në periudhën janar-qershor të këtij viti është rritur......

Linjë hekurudhore Sukth-porti i ri i Durrësit - Tender për projektimin, duhet të lejojnë operimin e trenave të mallrave në rrjetin e BE
Autoriteti Portual Durrës synon të ndërtojë një linjë hekurudhore për transportin e mallrave, duke lidhur portin e ri tregtar në Porto Romano me stacionin......

Dollari amerikan vijon paqëndrueshmërinë – Forcohen valutat e tjera!
Dollari amerikan e ka nisur edhe këtë të mërkurë në zbritje duke humbur pikë sërish nga dita e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 83 lekë dhe është......

Sigurimet shoqërore, 15.77 mld lekë në korrik - MF: 91 mld lekë të arkëtuara në 7 muaj, 7% më shumë se plani
Vetëm në muajin korrik, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka mbledhur 15.77 miliardë lekë nga kontributet e sigurimeve shoqërore, duke shënuar një nivel......

Inteligjenca artificiale futet në arsimin shqiptar - Nga Master i Shkencave në IA, te platformat e veçanta. Cili është plani i Ministrisë?
Në një kohë kur inteligjenca artificiale po zhvillohet dhe përdoret gjithnjë e më tepër, Shqipëria do të ndjekë të njëjtën qasje si shumë vende të tjera të......